E marte, 23.04.2024, 10:18 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet (V)

E enjte, 21.08.2008, 07:33 PM


PUSHIMET  –  V

Nga Xhevat Rexhaj

Ditët e javës së dytë në Ulqin ishin të jashtëzakonshme. Temperaturat e larta, mrekulli ishte edhe temperatura e lartë e ujit. Uji ishte fenomenal, sidomos për ata që e kan hobi apo edhe sport notin, po e them se bëj pjesë vetë në ata që notojnë shumë dhe me dëshirë. Pas atyre emocioneve rreth xhamisë dhe fesë,fillova të merrem më shumë me lexim dhe biseda me shoqërin që e kisha në dispozicion. Ndoshta po e teproi por disi nuk mund ta përbijsha nga fyti njëfar duqi që mu kishte krijuar ( psiqikisht) në fyt, kur mendojsha se vërtet në kohën e kompjuterit dhe hovit dinamik teknologjik në botë. ne shqiptarët ende merremi me minare.

Mu këto ditë, sa une isha në Ulqin, erdhi lajmi se krerët e Republikës së Kosovës, janë ftuar nga më i Madhi dhe më i Merituari për njohjen e Republikës së Kosovës Presidenti i SHBAsë Xhorxh W. Bush. Ishim në plazh duke pirë nga një kafe dhe me shokët e mi Izlamin dhe Isan lexonimk gazetat ditore, ishte para dite. Të gjithë disi të mahnitur nga një mrekulli e radhës që i ndodh Kosovës erdhëm në përfundim se vërtet me zemër e ka Amerika. Isa nga Peja e mtha edhe një fjalë” a po shifni se vërtet amanetin e babait të vet e realizoi djali”, une ia ktheva, thash Amerikanët kan lanë familjet dhe kan shkuar me i shpëtu shokët e vet në burgjet vietnameze atëbot, pra këta janë njerëz të fjalës dhe të besës, se une me i than djalit tim diq nuk e merr në dorë ndoshta...

Ishte pra ajo kënaqësia e shumë shqiptarëve aty në plazh ditët në vijim për ftesën për në SHBA, për vizitën që do ta bënin dy krerë që rastësisht u gjenden në krye të shtetit, por prapseprap mirë për Shtetin dhe shqiptarinë, se ata një ditë edhe ndërrohen. Në këtë temë ndaleshim shumë në biseda, ndër të tjera thuaja se nga të gjithë merrej në gojë mosnjohja e Kosovës nga shtetet islame. Thënë sinqerishtë thuaj të gjithë ishin disi të indinjuar me këtë sjellje alla serbe të islamistëve, mirëpo një bashkëbisedues nga Juniku ishte shumë i prerë duke thënë se, ata njofin vetëm diktatura dhe Rusinë në krye të botës  ejo demokrcitë dhe liritë njerëzore, ata na myten me xhamija se po dojnë me e kthy shqiptarinë kah Arabia, shifni se si e presin kryetarin dhe ministrin serb nepër shtetet e veta si Allahin?! Një  ekonomist i njohur si afarist nga ana e Prizrenit ishte edhe më i kjartë duke thënë se, është edhe marri e institucioneve dhe inteligjencës kosovare që nuk po merren me këtë qështje, sepse edhe ndërtimi i shumë xhamijave pa iu përmbajtur rregullave dhe ligjeve të urbanizmit po e shqetsojnë popullatën. Ai thot se ndertohen vend e pa vend dhe se sigurishtë dikush është edhe duke përfituar nga këta tendera, thënë shul shqip pohonte ai, ne populli i thjeshtë nuk po guxojmë të ankohemi se sigurishtë që jemi me sy dhe me krye nga Amerika.

Thënë të drejten, ditët ishin të gjata, netët shumë të  freskëta edhe për nga ndeja, kështu që edhe bisedat ditën ishin më të nxehta- si temperatura, ndersa netët ishin më të freskëta dhe bisedat më të buta. Kënaqësia ishte evidente, bisedohej për tema konkrete, bisedohej për shqiptarinë, për problemet jetësore, ekonomike, zhvillimore, turizëm, për familjen por fatmirësishtë jo shumë për politikën. Për politikën nuk bisedohej shumë sepse edhe shumica e jonë që ishim bashkë ishim nga perëndimi, dhe dihet se neve nga mërgata na kanë shtrydhur sikur limonin, dhe tani Institucionet tona, edhe Partit tona ku ne aderonim dhe ndihmonim dhumë , na kanë harruar, besa edhe nënqmuar shumë. Java e tretë në Ulqin vazhdoi me temperatuar të larta, vërehej një ardhje e shumë mysafirëve nga Evropa, shqiptarë të Kosovës, vereheshin shumë automjete me targa nga Shqipëria dhe Maqedonia, vëreheshin modelet më të reja të automobilave. Fëmijët më tregoni se disa xhipa me emrin HAMER, me targa të Kosovës shifen rrallë edhe nepër Zvicerr si dhe BMW dhe AUDI, edhe ne nga perëndimi kishim automjete familjare me vehte. Mendimet fluturonin, Kosova me papunësin më të madhe, Kosova vend i varfër, vallë si është e mundur që me një shpejtësi marramendëse të krijohen klasa njerëzore sikur në kohët e perandorive dhe diktaturave, mirëpo kjo është temë në vehte.

Pra Ulqini, u mbush me mysafirë, shqiptarët ishin mbi 80% prezent, të tjerët vëreheshin më pak se sa në fillim. Me gjithë të mirat e Ulqinakëve, duhet cekur se janë mendjemëdhenjë ende, ata ende po mendojnë se janë shqiptarët që vijnë në pushime me speca dhe tomate, ata duhet të kuptojnë se me vite pas lufte në Ulqin vijnë shqiptarët me xhepa plotë EURO dhe DOLLAR. Nuk kam qare pa e cekur, ata ende e kan nostalgjin e ish Jugosllavisë( jo të gjithë) ata ende në biseda i dëgjon se kinse ish jugosllavët ishin më të kulturuar-qytetruar-civilizuar; etj. I kam dëgjuar me vesh të mi, kam replikuar me disa. Ulqinakët duhet sidomos të bëjnë përmirësim të madh në një qështje të rëndësishme, që e kemi biseduar une dhe Isa me një përgjegjës të komunikacionit komunal, ulqinakët janë jashtëzakonisht arrogant në ngarje të automjeteve, ata u sjellin problemet më të mëdha turistëve, ata janë të paskrupulltë dhe të papërgjegjshëm, thënë troq, kan gjetur ne vëllezërve shquiptarë që të na sakatojnë me ngarje katastrofale pa dhënë kurrfarë përparësie rregullave të komunikacionit. Ulqinakët duhet të mendojnë, në krye me kryetarin e komunës Z. Hajdinaga se shqiptarët e Kosovës nuk janë më ata të viteve të 80ta dhe 90 ta,janë të viteve të 2000 ta, janë njerëz që e duan Ulqinin por kërkojnë nga Ulqini dhe Ulqinakët një mikpritje më të mirë, në të gjitha aspektet, jemi vëllezër por ka ardhur koha që kur ta jap Lekun e dua shërbimin e mirë.  E duam Ulqinin, por duhet Ulqini të bëjë ndryshime vërtet të mëdha, Ulqini është i atyre që jetojnë aty, mirëpo neve atyre jetën ua bëjmë më të lumtur, dhe sa ne jemi aty në pushime Ulqini është- Shqiptarë.

E kam thanë edhe në vazhdimet e kaluara, krerët e Ulqinit kanë detyra dhe përgjegjësi të mëdha, Ulqini nuk është vetëm vend për pushime, Ulqini duhet të jetë qendër kryesore, adresa parësore e shqiptarëve në Mal të Zi, kultura- arsimi, pra jo” ALLATURKA” por” ALLAFRANGA”, këto dy fjalë i kam dëgjuar ma së pari nga nëna ime, Ulqinak ecni andej kah e keni fytytrën dhe ku i keni djemt e Malësisë. Thirrini ata të investojnë nga Amerika se athere nuk kan vend rusët dhe serbët.

Të gjithë të rinjët që ishin në Ulqin ishin shqiptarë evropian.

Kaluan 9 ditë në Ulqin, në mengjesin e të dielës e lam Ulqinin, u nisëm për Shtetin e njhur formalisht nga SHBA dhe demokracitë botërore, Republikës së Kosovës, në dalje të Ulqinit, pas tunelit të parë në drejtim të Tivarit, i vërejta edhe nja dy xhamija në kodrinat e larta, ku ato kinse fshatra kishin nga nja  20 shtëpi, nuk pash se dikund kishte shkollë afër. Nuk e pij duhanin ka 4 vite, ia kërkova djalit ma dha një, dhe e ndeza e bëra tym por nuk ma deshti barku, e shkatrrova duke menduar se vërtet duhani është i dëmshëm për shendet¨, me dëshirë nuk do ta kisha lejuar djalin tim ta ndez duhanin, kështu që erdha në përfundim se ka shunmë dëshira në botë, pra edhe ne shqiptarët paskemi shumë dëshira, mirëpo me e pi duhanin na bënë keqë...

Mirëpo disponimi më erdhi kur mendova se Presidenti Bush do i presë, Kryetarin dhe Kryeminstrin, thoja me vehte do zoti e ua ngrehë veshët të dyve.

Liqeni i Shkodrës dukej i qetë dhe i kthjellët nga rruga për në Kosovë. Automobili çante rrugën bjeshkëve të larta të Malit të Zi.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora