E diele, 10.11.2024, 05:54 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Kosovë urime dita e çlirimit

E marte, 13.06.2017, 06:39 PM


Kosovë urime dita e çlirimit

Shkruan Florim Zeqa

Sot me 12 qershor u bënë 18 vite nga hyrja e forcave paqëruajtëse në Kosovë, që njiherit shënon shpalljen  zyrtare të çlirimit të Kosovës. Pra 18 vite liri dhe mbi 9 pavarësi për shqiptarëte Kosovës në rrethana normale do të ishin tepër shumë, madje do të mjaftonin shumë më pak vite për ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit!

Megjithatë është kjo liri na solli edhe shtetin, edhe pse ndryshe nga ai që projektuan atdhetarët dhe atë ëndërruan martirët dhe dëshmorët e kombit. Megjithatë, ne kemi shtet me flamur lara-lara dhe himn pa tekst... “mrekulli” që askush nuk e kishte pritur!

Si do që të jetë, liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me një emër të përveqëm, grupacion apo parti. Secili nga shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm kaq, rezistoi dhe luftoi në mënyrën e vet, për të hequr nga qafa vargonjët serbosllav dhe robërinë  shekullore.

Njerëzit kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre. Mirëpo me kalimin e viteve, kjo e kaluar ndryshon trajtën, ku shumë gjëra zmadhohen, apo u përshtaten rrethanave kohore. Njerëzit e gjallë të kohës së kaluar duhet ta thonë të vërtetën pa kamuflime dhe pa shtrëmbërime për t'ua lehtësuar rrugëtimin gjeneratave të reja.

Secili komb në botë që ka zhvilluar një luftë çlirimtare e ka edhe një ditë çlirimi.

Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.

Për shqiptarët e Kosovës, 12 qershori  i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i ushtrisë se NATO-s rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës shënoi gëzimin më të papërshkruar më fjalë të qytetarëve,...të cilin e përshkroj në mënyrën më besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.

Zakonisht në vendet e lira e të pavarura, për nderë të ditës së çlirimit  organizohen parakalime (parada) ushtarake për të përformuar forcën mbrojtëse të shtetit dhe nderuar prezencën e krerëve shtetëror e politik.

Për nderë të ditës së çlirmit bëhen nominime (gradime), avancime në poste të shërbyesve civil dhe ushtarak, e shumë veprimtari tjera më karakter shtetëror.

Ndërsa tek ne nuk ndodhi asnjëra nga këto, për arsyen e thjeshtë së Kosova në kushtetutën e saj nuk ka ditë të çlirimit!,...madje as në vargun e shumë datave e festave nuk gjendet dita e çlirimit të vendit. Pasi ajo është zavendësuar më "ditën e paqës"!

"Dita e paqës" është më tepër se tjetërsim i luftës çlirimtare

Pavarësisht kësaj prapësie politike, krerët e lartë shtetëror dhe partaik më 12 qershor 2017, në 18 vjetorin e çlirimit ishte dashtë të jenë në ballë të organizimeve , për të festuar me popullin e tyre ditën e madhe të çlirimit të Kosovës nga NATO-ja.

Pikërisht në ketë ditë madhështore të vendit tonë, liderët partiak i gjenë të zënë me numërimin e votave dhe kalkulimet për marrjen e pushtetit. Qytetarët e Kosovës në vend që t'i shofin kryeministrin, presidentin e vendit dhe liderët partiak në ditën e çlirimit, duke vënë buqeta lulesh tek varrezat e dëshmorëve të lirisë dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, ata i panë në bastionet partiake duke u kalkuluar mundësitë e koalicioneve paszgjedhore për të marrë pushtetin në gjysëmshtetin e pavarur.

Tradita e mirë e festimit të ditës së çlirimit u ndal pas 17 shkurtit të 2008-së!

Pas "pavarësimit", në Kosovë po festohet 15 prilli si "dita e Kushtetutës" së ndërkombëtarëve e cila është në kundërshtim më vullnetin e popullatës shumicë shqiptare në vend,...e cila ditën e çlirimit e zavëndësoj më "ditë të paqës", ndërsa popullin shumicë shtetformues të vendit e barazoj më pakicat minoritare në vend.

Pranimi i termit "ditë e paqës" në vend të ditës së çlirimit paraqet gabimin më fatal të politikës kosovare.

Sipas kësaj logjike i bie, se në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare, por vetëm një konflikt të vogël ndëretnik...

Më mohimin e ditës së çlirimit, po tentohet të mohohet lufta çlirimtare,...si pasojë kemi Gjykatën Speciale (për hatër të Serbisë e Rusisë) për kriminalizimin e UÇK-së,...me ndjekjën dhe burgosjën e çlirimtarëve  në ëmër të "drejtësisë" ndërkombëtare.

Po ndodhë pikërisht kështu sepse mungon mbrojtja institucionale e vlerave të luftës çlirimtare! Ketë vakum institucional është duke e shfrytëzuar siq është më së keqi për neve Serbia më një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Sa ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova vlerat e luftës çlirimtare u mbrojtën më dinjitet të lartë shtetëror. Presidenti pa hezitim u thoshte gjithmonë ndërkombëtarëve: " Ne kemi mbrojtur pragun e shtëpisë".

Madje në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kundër satrapit të Ballknit, Rugova si burrështetas i vërtetë kishte dalë në mbrojtje të UÇK-së duke pohuar, po citoj; "UÇK-ja nuk është terroriste,...ajo është formuar nga njerëzit e thjeshtë, nga patriotët që luftuan  për lirinë e vendit të tyre", për të vazhduar akuzat ndaj Millosheviqit;..."ky është personi që ka kryer krime e gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë".

Mirëpo tani, kur ai na mungon nuk ka kush të del në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare nga akuzat e reja të Serbisë, pasi mungon autoriteti i një lidershipi të përgjegjëshëm siq ishte ai rugovian.

Ditë e paqës mund të quhet dita e arritjes së një marrveshje pajtimi mes dy palëve në konflikt. Madje ditë e paqës nuk mund të quhet as "marrveshja" politike e Brukselit e 19 prillit të këtij viti, ngase kjo nuk është ndonjë marrveshje historike, por vetëm improvizim i saj.

Në çdo përvjetor të çlirimit të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet të kthejnë kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë paqësore dhe përiudhës së lavdishme të luftës çlirimtare, për të kujtuar dhe nderuar gjakun e dëshmorëve të lirisë.

Heqja e një kolonializimi (nga serbia), dhe futja nën një tjetër ( nën tutelën e BE-së), jo vetëm që nuk është pavarësi,...është varësi akoma më e madhe nga e cila vështirë do të dilet !

Mungesa e zhvillimit ekonomik si element i mirëqënjes qytetare, mungesa e ushtrisë si element i mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, kapja e tmerrshme e sistemit të drejtësisë nga mafio-oligarkët ekonomik e bëjnë shtetin të varur dhe ndikuar skajshmërisht nga faktorët ndërkombëtar.

Paradoksalisht, 12 qershori nuk është ditë feste në Kosovën e lirë, përderisa për kosovarët ditë feste (ditë pushimi) është bërë 9 maji dita e Evropës, që na mbajti të izoluar dhe getoizuar për këto 18 vjet rresht.

Kosovë urime 12 qershori, dita e çlirimit,

Zoti e bekoftë gjakun e gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora