Mendime » Xharra
Fahri Xharra: A vritet pavarësia?
E premte, 09.06.2017, 08:53 PM
A vritet pavarësia?
Nga Fahri Xharra
Ju kujtohet që kënga më e dashur për të gjithë shqiptarinë e vitit 1999 ishte
“A vritet pafajësia “ ? Nuk guxon pra, të vritet pafajësia : dhe perëndimorët e morën shumë seriozisht çështjen shqiptare në Kosovë dhe reaguan . Jemi dëshmitarë të gjallë , fatbardhësisht . Jemi edhe harrues të mëdhenj të të mirave ; kjo është mani kombëtare.
Sikur të respektonim historinë ( të cilën duhet njohur ashti siç ishte) atëherë do të nxirrnim mësime shumë të mençura dhe do të dilnim faqebardhë në të ardhmen tonë.
Prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 e deri më sot, në Kosovë ndihet gjithnjë e më shumë fryma e një “ringjalljeje fetare “. Ndjeshmëria për subjekte islamike, që as në një pike nuk e prekin Kosovën, është rritur tek të rinjtë. Pra lojaliteti shpirtëror i një kategorie në Kosovë nuk përqendrohet rreth të mirave dhe interesave qytetare dhe kombëtare, por kërkon të mplekset me islamin global.
Kur Kadareja thoshte se popullit shqiptar e vërteta e vitit 1999 i vjen shumë rrallë ndoshta më rrallë se në dy mijë vjet , ne ishim pak qortues ndaj tij sepse nuk e dinim të vërtetën tonë historike .
Më lind pa dashas pyetja ; a mos po largohemi heshtas nga Europa , pa pasur nevojë që ata të na largojnë ? A jemi duke ia përgatitur vetvetes ( kombit,pra ) një rrëshqitje nga rruga që e kërkonte Naimi ?
Pra, shqiptarët në shekullin XVII humbën shansin t’i bashkoheshin Evropës. Si kështu?
“Shqiptarët janë gjetur në një pozitë mjaft të palakmueshme në luftërat e Aleancës së Shenjtë kundër Perandorisë Osmane gjatë shekullit XVII. Brenda një lufte, i njëjti popull luftoi për të dyja anët. Ballkani dhe Evropa Juglindore do të shndërroheshin në një arenë të interesave politike, fetare dhe strategjike të këtyre dy fuqive dominuese të kohës. Ajo që e pësoi keq ishte popullata shqiptare Por pos kësaj lëshoi rastin historik që t’i bashkëngjitej Evropës në proceset zhvillimore të asaj kohe. (Ky ishte një nga konstatimet që janë nxjerrë në tryezën shkencore “Luftërat e Aleancës së Shenjtë kundër Perandorisë Osmane gjatë fundit të shek. XVII dhe gjysmës së parë të shek. XVIII”, organizuar nga Dega e Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. )
Të jemi të sinqertë; as në oborrin tonë nuk e kishim lejuar dikë që ishte munduar të na rrezon ndonjë qoshe të shtëpisë. Por si mendoni që të harrohet Rrethimi osman i Vjenës me ushtarë , armë të reja dhe vullnet të pakontrolluar të shqiptarëve të kohës.
“Disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane ( me 90 % shqipëtar) para mureve të Vjenës më 12 shtator të vitit 1683, paraqet pikë kthese në raportet midis Perandorisë Osmane dhe Evropës.” dhe njollë të madhe për shqiptarët. Gjërat nuk harrohen lehtë .
Rishikimi i identitetit shqiptar dhe ndjesimi i vetes si pjesë e një komuniteti botëror islamik ka shtuar mosdurimin e Europës ndaj nesh . Brezi i ri i indoktrinuar me islamin politik nuk ndien as më të voglën simpati për çështje kombëtare, madje solidarizohet me ngjarjet e Sirisë, Irakut, Palestinës, ujgurëve në Kinë, myslimanëve në Kashmir, atyre në Burmë…
E folur dhe e përfolur tek ne : ‘Islamofobia’ është bërë një rrufepritëse efektive e qarqeve prozelitiste në Kosovë; përmes një stigme të tillë relativizohet çdo kritikë ndaj islamit militant “ a nuk është e pakapshme për mendjen e një miku europian , apo të një shqiptari që e pret t`ardhmen si duhet ?
A vritet pavarësia ? vritet , bile shumë lehtë .
Kur shtypi europian shkruan : »Turkey’s presence in the Balkans has become more aggressive, in an effort that analysts see as an attempt to gain leverage against the European Union (DW, March, 18th). While the real effectiveness of Turkish influence in countries where sizable Muslim communities are present – Bosnia-Herzegovina, Albania, Kosovo and Macedonia, – remains open to debate” . Si mendoni që ne përsëri të “rrethojmë Vjenën “ e të « pushtojmë » Europen ,si argat të turkut të sotëm n`emër t`islamizmit ?
Nuk e prognozoj askënd që do të udhëheqë Kosovën pas 12Qershorit 20017 , por një gjë duhet ta dinë të gjithë ata që e arrijnë në majën e shtetit të Kosovës se edhe pavarësia vritet , nëse e kemi harruar “ Rrethimin e Vjenës i vitit 1683 “
Referencat:
-http://europenext.eu/2017/05/05/is-turkeys-influence-in-the-balkans-a-matter-of-concern/
-http://europenext.eu/2017/06/07/madrassas-in-the-balkans-schools-of-jihad-in-the-heart-of-europe/
-http://konica.al/2017/06/flirti-vetevendosjes-islamin-politik-alkimi-e-rrezikshme/
-http://www.njekomb.com/?p=9491
-http://www.shqiptari.eu/pse-europa/
Fahri Xharra, 09.06.17
Gjakovë