E marte, 15.10.2024, 06:53 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Marin Beçikemi apo Marin Be?i?

E diele, 26.03.2017, 01:52 PM


Marin Beçikemi apo Marin Be?i?

Në vitet e 68-ta të shekullit të kaluar , pas Demonstratave të studentëve ( 1968 ) filloi ringjallja e shqiptarëve në vendi e tyre -të sunduar nga Jugosllavia. Shqiptarët jo vetëm të Kosovës por edhe të viseve tjera shqiptare  (të ish Jugosllavisë )  filluan të frymojnë ndryshe. Ishte një lëvizje e madhe , një vetvendosje më shumë se sa  e lejonte koha. Frymohej shqip ; shpëtuam nga serbishtja  si gjuhë e obliguar , shpëtuam nga  dëbimi me dhunë e me mashtrim për në Turqi. Ishte një fat i madh që mu në at vit rikujtohej 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut . Filloi një frymëmarrje tjetër . Nga ajo kohë dolën nga “ilegaliteti” të dhënat  ( e kufizuara ) për historinë dhe të kaluarën tonë. Por krenoheshim shqip.

Në atë kohë na u lejua të mësojmë për humanistët shqiptar të shekullit 15.: Marin Barletin , Dhimitër Frangun , Marin Beçikemin e të tjerë.

Ne i detyrohemi historisë sonë t`i dalim krah dhe ta mbështesim atë nga modifikimet e saja sipas dëshirës së ardhacakëve. Marin Beçikemi  rrjedhke nga familja e madhe  e Pashtroviqëve - Të Pastërtëve.

Ne flasim për Marin Beçikemin e serbët për  Marin Be?i?-in . Marini i madh i kujt ishte ? Pas vdekjes së Skënderbeut neve na u imponua një harresë e detyrueshme  për veten , e po nga ajo kohë filluan krijimet e fqinjëve sllav nga vet shqiptarët . Robëruesi 500 vjeçar ishte i njejti si për ne ashtu edhe për ata.

Shikoni , nga Pashtroviqët dolën këto familje: ??????, ??????, ???????, ?????????, ?????????????, ?????????, ??????, ???????, ?????????, ??????, ?????????, ????????, ??????, ??????????, ?????????, ??????????, ??????????, ????????, ???????, ???????????, ???????????, ??????????, ??????, ??????, ???????????, ?????, ????????, ????????, ?????????, ?????????, ????????????, ????????, ??????????, ????????, ????????, ????????, ???????, ?????????, ???????????, ?????????, ??????????, ????????, ??????????, ?????????, ?????????, ??????????, ??????, ????????, ??????, ???????, ??????, ????????, ???????, ??????, ????????????, ??????????, ?????????, ???????? ???????.( ????? ?. ????????  ? ???????????? www.pastrovici.net )

Sot jemi tek Beçikemët - ?????? -Beçiqi, apo Beçikemi ?

Nejse , “Marin Beçikemi (1468-1526) i lindur në Shkodër, ai studioi e dha mësim në Raguzë të Dalmacisë, në Breshja të Italisë së Veriut, dhe u shqua si Profesor i retorikës në Universitetin e Padovës. La shkrime të ndryshme në gjuhën latine, shkrimet e tij u përdorën si tekste edhe në "Scuola degli Albanesi",- ku për njëfarë kohe ishte dhe mësues[1]. Me 1503 botoi në Venedik një "Panegjitik" me interes për historinë e Shkodrës dhe për dëshmitë që autori sjell mbi qëndresën e saj kundër osmanëve, në të dy rrethimet e viteve 1474 e 1478. Këto ngjarje, ku të afërmit e tij morën pjesë, ai i ka jetuar si fëmijë. Vepërza ka ndonjë të dhënë me interes edhe për Skënderbeun, si edhe për historinë e mëparshme të Shkodrës. Autori është një stilist i zoti. Me "Pangjirinkun" e tij Beçikemi, si edhe Dhimitër Frângu e Marin Barleti, u bëri jehonë përpjekjeve të shqiptarëve për të hequr qafe zgjedhjen turke dhe u shërbeu atyre perpjekjeve.[2]” -kështu shkruhet tek shqiptarët ,

Tek sllavët është ndryshe : “????? ????? - BECKAMPUS (?????? 1468 - ?????? 1526) ???????? ???????? ?????????. ???????? ???????????? ? ??????. ?????. ???????? ????? ?????? ? ???????. ??? ?? ?????? ??????? ????? ? ??????????, ????????? ? ?????, ??????? ???????? ????? ? ??????. ??????? ????? ???????? ?????? ? ??????? ?????????, ???????, ???????? ? ?????? ???????.”

Gati i njëjti përshkrim  , por me mohim të kombësisë . I lindur në Shkodër ,por si sllav ????

Edhe një herë :” Marin Beçikemi (1468-1526) ishte humanist i shquar shqiptar, pedagog, shkrimtar dhe orator që e zhvilloi veprimtarinë në mërgim. Lindi në Shkodër nga një familje që kishte luajtur rol në historinë e qytetit. U largua nga vendi më 1479, kur Shkodra ra në duart e osmanëve. Marin Beçikemi u rrit dhe u shkollua në Bresha. U kthye më 1494 dhe u martua në Ulqin me një vajzë shqiptare. Pas vitit 1494 ishte në Raguzë rektor shkolle. Kreu misione diplomatike në shërbim të Venedikut, krijoi në atë qytet një shkollë studimesh humaniste, mësoi gjuhët klasike në Bresha, Padova etj. Që prej vitit 1517 u thirr si profesor i retorikës në Universitetin e Padovës. Vepra e Marin Beçikemit përfaqëson denjësisht humanizmin shqiptar si pjesë të lëvizjes së madhe përparimtare të humanizmit evropian të shek.XV-XVI.”

Nëse ia rifillojmë si në kohën e pas vdekjes së Skënderbeut të jemi të sigurt që do të përsëriten tragjeditë kombëtare , dhe më e keqja  truri i kombit do të ikë nga atdheu dhe do të mbesim vetëm ne , që i besojmë saj që na thuhet në xhami .

Fahri Xharra,26.03.17

Gjakovë



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora