E premte, 04.10.2024, 09:43 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Turpi i Kishës Ortodokse Greke

E marte, 21.02.2017, 08:43 PM


Turpi i Kishës Ortodokse Greke , Negovanit :  "Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët".

“Të mos u shkasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.” ( shkruante Mitrush Kuteli  ) Por , atdheu nuk vret .

Pse duhesh të vdesësh , pse duhet që të vrasin nëse e do atdheun, gjuhën tënde kombin tënd , historinë tënde ?  Por atdheu nuk vret , të vrasin tradhtarët ; të vrasin lakmitarët e zhdukjes sonë , të vret ai që nuk ka dokumet të lindjes të këtyre anëve dhe që si dobiq iu është shpigur këti vendi.

Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili, duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale: "Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët". Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai.Por në frymën e fundit e tha: “Vramëni por gjakun mblidhmani në një enë që të shkruajnë nipat gjuhën shqipe » . Atdheu nuk vret !

Dhe në mënyrën më mizore u masakrua dëshmori i gjuhës dhe i çështjes shqiptare, mësuesi dhe letrari, i pari që futi meshën shqipe në kishë, atdhetari i njohur i një shekulli më parë, Papa Kristo Negovani.

Pasi mbaroi shkollën në Athinë të Greqisë, ai u kthye në vendlindje dhe shërbeu si mësues i Negovanit dhe i Bellkamenit, dy vatra të qëndresës shqiptare kundër egërsisë së shovinistëve grekë të Megal-Idesë. Megjithëse ai e dinte që jeta e tij do të kishte një fund tragjik, qysh në moshë fare të re nuk u ndal por vazhdoi të ndiqte deri në fund punën që kishte nisur.

“Në vigjilje të Pavarësisë, historikisht dihet se në prag të fillimshekullit që kemi lënë pas, gadishulli i Ballkanit po përjetonte momentet nga më të ndërlikuarat dhe populli shqiptar e njohu shumë më mirë fytyrën ë shëmtuar antinjerëzore të shovinizmit ballkanas.  Mbretërit dhe kralët, ministrat dhe gjeneralët e shteteve të gadishullit, që në këtë kohë e kishin fituar pavarësinë nga okupimi i Perandorisë Osmane përpara Shqipërisë, ëndërronin për një Greqi të madhe, Serbi të madhe, Bullgari të madhe, duke synuar për të aneksuar pjesën Jugore dhe Veriore të Shqipërisë. Kjo ishte periudha kur gjithçka digjej dhe përvëlohej, periudhë kur vriteshin e masakroheshin burra e gra, fëmijë e pleq nëpër trevat tona nga këta shovinistë të tërbuar fqinjë, të cilët përpos aneksimeve territoriale synonin që të asimilonin mbarë kombin shqiptar, duke i mohuar edhe shkollat e gjuhën tonë amtare.”

Dy orë para se ta vrisnin, Papa Kristo i Negovanit i shkruante një miku të tij në Rumani se tri herë e kishin gjykuar dhe orë e çast e kërcenonin për shkakun e gjuhes shqipe, por kujdesi i tij s’ishte aq të ruante veten sesa të përhapte shkrimet e tij dhe të forconte lëvizjen kombëtare shqiptare: “Merrni edhe këto vjersha. Ngutem t’i dërgoj sa kam shkruar se mos mbeten, ndëqoftëse ndërrojmë jetën, pas menyrës që u thashë”

Turpi i Kishës Ortodokse Greke:  "Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët".

Ra ky përvjetor e u pamë :” T’i biem shqiptarizmit kokës kudo që të shfaqet, në kishë, xhami e në shkollë, në familje e në pazar, kudo, kudo në qytet e në fshat, sepse ai i ka rrënjët ndër shekuj në thellësi të tokës shqiptare, në gjakun e vet, në zemrën e vet;     është edhe sot propagandë shfrenuese e fondamentalistëve të të gjitha ngjyrave . Dhe, ne ?

Fshati Negovan në atë kohë  tregon gjyshja jonë Efrosina Papakristo Negovani, ishte shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë dhe mësuesi, dhaskali Kristo, krahas klasave në gjuhën greke, hapi edhe klasat e para e të dyta të fillores në gjuhën shqipe. Kjo i shqetësoi shumë qeveritarët në Kozanë të Follorinës dhe i erdhën për kontroll. Raporti i kontrollit, theksonte gjyshja, e vlerësonte shumë nivelin e mësimdhënies nga ana metodike e pedagogjike, por e kritikonte ashpër për klasat që kishte hapur në gjuhën shqipe, megjithëse ai e mbronte për arsye se fëmijët e klasave të para të shkollës fillore nuk kuptojnë asnjë fjalë greqisht dhe se ata dinë vetëm gjuhën e nënave të tyre shqip. ( një pyetje nër kohë , si e lejonte turku i kohës shizofreninë greke antishqiptare ? )

Në këto rrethana, për të mbajtur ekonomikisht familjen largohet nga fshati dhe emigron në Rumani, duke punuar si marangoz nëpër kantieret e ndërtimeve në Bukuresht dhe Kostancë . Pra, ishte koha kur shovinizmi grek filloi të veprojë lirisht kundër të gjitha vendeve të tjera fqinje, që pengonin helenizmin mbi këtë zonë të okupuar nga Turqia në Ballkan.

Gjatë qëndrimit në Rumani :” Librat e Frashëllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, që botoheshin në këtë shtypshkronjë, ndezën akoma më shumë ndjenjat patriotike të mësuesit Kristo.”

“Shkronjat e bëjnë kombin të quhet komb”, thoshte ai dhe vazhdonte: “Po të mos kemi shkronjat shqip, dituria e kombeve të tjera do të na mbysë, nuk do të dëgjohet me fjala shqipëtar e shqip”. Atdheu nuk të vret !

“Vallë cila na ndalon të mos mësojmë gjuhën tonë, e të mos kemi shkollat tona kudo e në gjuhën tonë në Shqipëri? Qeveria otomane, e cila nuk do bashkime të shqiptarëve, ka frikë se bashkimi bën fuqinë, fuqia dëbon armiknë lark vatrës, e shkund dhe e hedh tej zgjedhën”- predikonte Kristoja .

Shikoni  ,shumë e lidhur me të sotmen : “Propagandën shoviniste greke, me dukje fetare, Atë Kristoja e luftoi po nga pozitat e ortodoksisë, për të na bërë të qartë dallimin midis fesë dhe kombësisë, se ortodoksizmi s?është i lidhur vetëm me gjuhën greke; për të qenë ortodoks i mirë, predikonte ai, duhet kuptuar se çfarë thuhet në kishë, prandaj kisha në gjuhën greke nuk i shërben ortodoksisë shqiptare. “

Vrasjen e kishte organizuar dhe e kishte bërë dhespoti i Kosturit, Karavangjelisi ; më 10 shkurt të motit 1905, ai erdhi në fshat dhe asistoi në meshën që mbajti gjyshi dhe kur dëgjoi që u mbajt në gjuhën shqipe, ai u nevrikos dhe si i tërbuar iku nga fshati pa u takuar me njeri, duke thënë: “Mos e zëntë gjallë viti i ardhshëm”; dhe madje, para se të largohej, iu dha edhe urdhrin andartëve të Jan Bullakës që të vrisnin brenda ditës në fshatin tonë 25 patriotë shqiptarë, me në krye dhaskal Kriston dhe vëllain e tij Theodhosin. Vrasje e tmerrshme kjo, e cila u krye mbas dy ditëve më 12 shkurt 1905 me thika e hanxharë nga banda shoviniste greke që dhespoti i kishte sjellë siç u fol nga fshatarët nga Kreta dhe të maskuar në pyllin afër fshatit. .

Po sot , Kisha Greke është e vetdijshme për krimet që i ka bër në të kaluarën ?

“Secili shqiptar  lind jo vetëm për lindëtorët (prindërit), por edhe për mëmëdhenë e për mëmëdhetarët.” dhe : “Është e madhe nevoja, theksonte gjithmonë, të përkthehen e të shtypen vivlla të shkruhet historia kombëtare, të lëçitet gjuha shqipe kudo. Ata që dinë të këndojnë (të lexojnë) shqip, të stërvitin e të mësojnë të paditurit jo vetëm në shkolla, por edhe nëpër shtëpi njeri-tjatrin gjersa të vijë koha që të këndohet liruar gjuha e jonë shqip. Atëherë, sikundër janë dëgjuar stërgjyshërit tanë, përsëri edhe neve do të dëgjohemi e do të lulëzojmë, do të bashkohemi dhe do të kemi fuqi të madhe”.

Fahri Xharra,12.02.17

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora