Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Falsifikimet serbe për historinë tonë
E diele, 11.12.2016, 08:43 PM
Falsifikimet serbe për historinë tonë
Nga Fahri Xharra, Gjakovë
Kur gjërat vlonin , kur diçka zihej për çështjen tonë atëherë serbët i rrokte dhimbja e barkut dhe nga frika se mos po ndryshon diçka në të mirë të shqiptarëve , fëlliqeshin nga shkuarja aq shpeshtë e barkut (diarreja) sa ishin edhe për tu ”dhimbsur”. Dhe fillonte histeria për si thoshin ata “ t ashtuquajturën “ Shqipëri. E kjo historikisht , në vazhdimësi e posaçërisht kur cofëtina e madhe perandoria turko- osmane ,ishte e shtrirë për dhe grabitqarët mundoheshin se kush e kush të ndukë copën më të madhe nga ajo : ajo e merrte frymën e fundit dhe mundohej që të mbijetoj së paku edhe pa këmbë e edhe pa duar . Por , si? E mendonte mbijetesën e saj së paku mbi trungun tonë , edhe pse e shihte që pjesët vitale tona shkëputeshin , shqyheshin dhe masakroheshin nga ata që rastësisht qëlluan në fqinjësi dhe mundoheshin të mbushnin fantazmën e tyre (shtetin e pa qenë) me copat më të mira shqiptare.
Se ç´na shkruanin serbët mu ne kohën kur ndaheshin kufijtë. Për të bindur Europën se ata ishin me rrënjë këndej pari e thoshin këtë : ” Fiset e popullit serb (serbët nuk kanë patur fise fxh) : Peonët ,Panët , Pelagonet (Paeones, Panaioi, Panones, Pelagones ) dhe të tjerë sipas ” gjeografistëve dhe mendësve ” (terme serbe) të vjetër u zhvendosën nga Azia e Vogël rreth lumit Struma quheshin Panët dmth ,”zotërinj” Nga ky lum janë shtrirë deri në Atikë dhe vendin e quajtën Peonia. Ata e vazhduan rrugën e tyre nëpër Iliri dhe Panoni deri në Danub... Panët ose Peonët e përbënin një territor të madh në të cilin jetonin nën Nemanjiqët apo si njihej edhe si Dardania dhe e cila së bashku me tokat tjera e bënin edhe Turqinë e sotit ( Batakoviç) ”(E vërteta e kesaj mund të kuptohet vetëm në Kosovën e Jusuf Buxhovit)
Por serbet nuk kishin të ndalur me fantazime e tyre : ”Serbalët apo Serbiqët , Serbët ose Tribalitae -t (??????, ??? ??????, ???? — ???????, ??? Tribalitae ) , jetonin në të vetëquajturën të vjetrën Serbali - Serbi- ose Tribali dhe me të renë në të quajturën Shqipëri , Maqedoni , Bosne ” . (Për mua gjërat këtu komplikohen pak , por ndonjëherë tjetër i sqarojmë : Tribalia , Dardania ) . Ku ishte qëllimi serb i këtij të bëri lëmsh të gjërave ?
Por jo vetëm atëherë , por edhe tani ja se çka shkruajnë: ” Duke i analizuar (zbërthye) të gjitha rrethanat vihet në përfundim se politika turke e asaj kohe (1900-1915)
ndaj serbëve të krishterë ishte kriminale dhe dy fytyrëshe . Shihej qartë se turqit e kishin ”nijetin” (qëllimin”) që të gjithë katolikët e Shqipërisë veriore dhe as aj të mesme t´i islamizoj dhe t´i dërgon në Kosovë dhe Metohi .Qëllimi i fundit -terrorizimi i serbëve. Këtë nuk mund ta kryente se pse nuk e lejonin obligimet e saja ndaj botës ; dhe kështu i ç’frytëzonte shqiptarët ”( Rale Trifunoviç)” . Po qëllimin serb e shohim , nëse duam ta shohim në këta rreshta :” Romanokatolikët dhe Shqiptarët (?) me bekimin e Turqisë si dhe me lejen e heshtur të Vatikanit , kryenin tmerre dhe terror të madh ndaj popullsisë ortodokse ( mendohet serbe ) duke filluar nga shek. i 17-të , mu atëherë kur filloi golgota e ynë (serbe) (Rale Trifunoviq) .” ( Gënjeshtra historike dhe diplomatike: kur turqi i favorizuan shqiptarët katolik ? )
I di Turqia këto shkrime? Po shqiptarët tanë ,që shohin ende ëndrra anadollake , janë të vetëdijshëm për këto shkrime serbe? Haxhi Zeneli shkruan ” Historikisht Turqia ka bashkëpunuar me Serbinë kur kanë qenë në pyetje shqiptarët për ti asimiluar apo robëruar. Është për tu habitur kur shohim shkrime të ndryshme nga shqiptarët,se çfarë u kanë bërë okupuesit Osman shqiptarëve në shumë aspekte jetësore,dhe disa nga ne shqiptarët injorojnë historinë e përgjakshme dhe po mundohemi ta zbusin okupimin e tyre ndaj tokave shqiptare.”
Por këta bashkë punonin ndër veti : është e vërtetë se si turqit e edhe serbët e kanë të njëjtën prejardhje . ” Ne stepat e anës veriore te Detit të Zi në lashtësi jetonin fiset iraniane, te cilat u zhvendosen nga sulmi i hunëve përmes popujve turq që u dynden nga Azia e brendshme drejt perëndimit. Në veri te stepës shtrihet nga Karpatet deri ne Ural, një zonë e madhe pyjore.. Stepa e uraleve është vendi nga erdhën serbët e fiset tjera sllave te zhvendosur nga hunët ne Ilirinë tonë ( Gjon Vuksani )”.
Përvetësimet nuk kishin e as që kanë të ndalur , e mjerë kjo histori e jonë që aq pak po i dalim zot : Njëzet vjet pas Mark Milanit të Kuqëve ,për Malësorët gjerësisht ka shkruar edhe etnografi Andrija Joviqeviç (1870- 1939) , duke konstatuar që në Malësi , së pari pa dyshim kanë jetuar edhe Serbët . Këtë e tregon edhe prania e madhe e kishëzave dhe varrezave të tipit ortodoks , si dhe mbishkrime serbe që kanë mbetur edhe sot... Në kohën e depërtimit serb në Shqipërinë Veriore , këto anë ishin të banuara nga serbët. ?????
( Dy gjëra për tu veçuar : Hyrja ne Shqipërinë Verore (Malësi ) pra s ´kishte Mal të Zi Cërna Gora ) dhe e dyta kur thotë kur depërtuan serbët , kishte vetëm serb?) Sipas Trifunoviçit : ”N Ballëzi në Koplik , ipeshkvi katolik i ankohej arkipeshkvisësë Tivarit se peshkopata e tij ishte mbushur me shkizmatik ( Triunoviç Andrija :Malesija , 1976 )
Por vetvetiu ngrit et pyetja se kush ishin shkimatikët ?
Ja se çka thot Jovan Cvijiçi: ” Fiset e Malësorëve në luginën e Bjeshkëve të Nemura në mes të Shkodrës dhe Metohisë ( dukagjinit fxh) janë kryesisht me prejardhje serbo-shqiptare , por ka edhe grupe malesorësh të besimit katolik të cilët e morën besim Islamik , ose që u përzien me serbët dhe e korrën gjuhën serbe që si duket që në atë kohë edhe mund të ishte gjuha e tyre amë ” . Jo këta nuk janë në veti !
Po mjerë ne që humbim kohë me pazarllëqe turko-arabe dhe të tjerët shkruajnë histori ; në bashkëpunim kuptohet .