Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Masakrat nuk harrohen
E diele, 12.02.2017, 01:52 PM
Të rrojmë që t`i rikujtojmë - masakrat nuk harrohen
Shpesh më akuzojnë që po e ripërtërij të kaluarën dhe se po ngjalli shumë shpirtra që nuk pajtohen me mua . Çelësi i ardhmërisë sonë të shëndetshme është në ndriçimin e së kaluarës sonë . Secili në shoqërinë tonë e ka rolin e tij , dhe duhet që secili të punojë diçka për kombin që të mos vdes së koti ;Së paku mos të mohojë të kaluarën e cila ende rri pezull mbi ndërgjegjen tonë .
I kam disa lajme të fillim shekullit të kaluar për Shqipërinë e po sa dalur nga kthetrat osmane ,të cilat ishin shkruar në gazetat holandeze ( të përkthyera nga Qaz Rudi ) dhe që e meritojnë një vëmendje edhe sot :
“Gazeta hollandeze Tilburgsche courant 05-03-1929 Kryepeshkopi i Kishës Greko-Ortodokse dëbohet nga Shqipëria. Autoritetet shqiptare e kanë urdhëruar kryepeshkopin e Kishës Greko-Ortodokse të Durrësit, që të largohet nga Shqipëria brënda 24 orëve. Kryepeshkopi protestoi kundër këtij akti të qeverisë shqiptare, por megjithatë ai u dërgua në kufirin greko-shqiptar. Kjo masë u vendos pas themelimit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare.”
Ky veprim ishte më se i nevojshëm për një popull që më në fund e kishte fituar mëvetësinë kishtare .
Një gazette e Roterdamit ( Hollandë ) në vitin 1914 nuk ishte asnjanëse në ngjarjet që trishtonin Europën e kohës:
“Rotterdamsch nieuwsblad 13-05-1914 Shqiptarët e kryqëzuar. Revista italiane “Tribuna” konfirmon lajmin e tmerrshëm të kryqëzimit të shqiptarëve të burgosur, duke u bazuar në raportet e oficerëve holandezë që janë në shërbim të shqiptarëve. Revista shton se dyqind e pesëdhjetë viktimat janë gra, vajza dhe fëmijë. Ata ishin mbyllur nga grekët në kishën e Hormovës dhe më pas ishin kryqëzuar dhe djegur. Tmerri dhe ankthi rreth masakrës greke në Shqipëri ka bërë që shqiptarët e të gjitha feve të betohen se nuk do të pranojnë asnjë lëshim që qeveria dhe Komisioni Europian mund të kenë menduar t’ua bëjnë grekëve. “ Po pra , shqiptarët ishin të pafuqishëm asokohe, dhe copëtimi saj shihej shumë i lehtë .
Një vit më herët , para masakrës së Hormovës ishte hapur lajmi se Korça do të mbetet mbrenfa kufinjve të Shqipërisë londineze , por grekët nuk pajtoheshin me këtë vendim , dhe “Algemeen Handelsblad 11-02-1913 Një protestë. Selanik, 9 shkurt (Reuter) Personalitete greko-ortodokse me prejardhje nga Korça dhe me banim në Selanik, u kanë dërguar një notë proteste Ministrit të Jashtëm britanik Sir Edward Grey dhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, në pergjigje të thashethemeve përhapura nga shqiptarët në shtypin europian, se Korça do të jetë pjesë përbërëse e Shqipërisë. Ata shprehin vendosmërinë e tyre se do t’a kundërshtojnë me armë një zgjidhje të tillë, që e vendos fatin e vendit të tyre, në një shtet tjetër përveç Greqisë, të cilën e kanë konsideruar tradicionalisht si atdheun e tyre dhe për këtë arësye ata u kërkojnë ambasadorëve që të dergojnë një komision të përbërë nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, në Korçë, që të informohen nga afër për ndjenjat e popullatës.”
Marri dhe apetite të pa reshtura greke , të cilat vazhdojnë edhe sot . “Hormova, qyteza më e madhe, me 700 shtëpi dhe 5000 banorë, në Krahinën e Rrëzës, të Tepelenës. Brenda një shekulli, mbi 1000 burra të therur dhe masakruar barbarisht, mbi 5000 banorë të ikur pa kthim, më shumë se 3000 të tjerë të vdekur dhe të tmerruar rrugëve të mërgimit nga dhuna, uria, malaria, dhe sëmundjet e pashërueshme. Një shembull i rrallë trimërie dhe ndoshta i papërsëritshëm në botë, me 200 dëshmorë…E, megjithatë, ajo qëndroi si ai lisi vigan, mbi të cilin janë derdhur rrufe pa fund, degët iu dogjën, por rrënjët mbetën, dhe lastarë të rinj mbinë. Hormova, rilindi përmes dhimbjeve si feniksi që ngjallet nga hiri. Sfidoi kohërat dhe stuhitë e shekujve.
“Hormova, qyteza më e madhe, me 700 shtëpi dhe 5000 banorë, në Krahinën e Rrëzës, të Tepelenës. Brenda një shekulli, mbi 1000 burra të therur dhe masakruar barbarisht, mbi 5000 banorë të ikur pa kthim, më shumë se 3000 të tjerë të vdekur dhe të tmerruar rrugëve të mërgimit nga dhuna, uria, malaria, dhe sëmundjet e pashërueshme. Një shembull i rrallë trimërie dhe ndoshta i papërsëritshëm në botë, me 200 dëshmorë…E, megjithatë, ajo qëndroi si ai lisi vigan, mbi të cilin janë derdhur rrufe pa fund, degët iu dogjën, por rrënjët mbetën, dhe lastarë të rinj mbinë. Hormova, rilindi përmes dhimbjeve si feniksi që ngjallet nga hiri. Hormova iu bëri ballë kohërave dhe stuhive të shekujve.
Gjenocidi grek në Shqipërinë Juglindore në vitet 1913-1914 e në vazhdim . Një shkrim i kohëve tona : “Detyrimi që unë po shkruaj rreth këtyre krimeve të planifikuara antinjerëzore të kryera në ato vite nga ushtria e rregullt e shtetit grek , nuk vjen për faktin se unë jam nga ajo zonë, as për faktin se në mes të 375 personave të masakruar nga data 2 deri në 10 Korrik të vitit 1914 në fshatin Panarit të Korçës, 25 persona i përkasin të parëve të familjes sime të cilët janë djegur të gjallë nga ushtria greke në shtëpinë e Rrape Vilës në lagjen Vilë, por më shumë jam i shqetësuar për qëndrimin antikombëtar dhe antinjerëzor të vetë shtetit shqiptar dhe të gjitha qeverive të tij të mëparshme qysh nga kryerja e Genocidit Grek dhe deri më sot. ,, Informacione dhe statistika që fatmirësisht janë dëshmi të vetme, por është një fatkeqësi e madhe për kombin shqiptar që nuk janë studiuar, hulumtuar, saktësuar dhe pasqyruar me hapësirën e nevojshme dhe me vërtetësi në Historinë e Popullit Shqiptar dhe në statistikat e Genocidit botëror. Masakrimi i popullsisë civile nga ushtria greke në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë jug-lindore në vitet 1913-1914 në Përmet, Leskovik, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Berat, Gjirokastër, Sarande, Delvine etj., pa dallim fetar, myslimanë dhe të krishterë ,të moshuar, burra dhe gra, të rinj, fëmijë e të mitur, është bërë në mënyrën më maka bre, me antinjerëzore që ka parë e dëgjuar historia botërore ndonjëherë. U kanë çare barkun me kama dhe thika nënave shtatzëna dhe janë tallur para tyre me fëmijën e gjallë, të pa lindur.
Me sëpata u kanë prerë kokat fëmijëve e të rriturve ,me thika e hanxharë u kanë çarë barkun për së gjalli duke u thëne se me zorrët e tyre do t’i varin, u kanë prerë për së gjalli gjymtyrët, i kanë djegur e i kanë hedhur në pus të gjallë duke vazhduar edhe me torturime psikikë. Ushtaret greke i lidhnin me zinxhirë e litar burrat dhe në sytë e tyre u çnderonin nënat, nuset dhe vajzat e mitura ku edhe vdisnin. Dogjën me mijëra e mijëra shtëpi, në fshatra e qytete, vodhën barbarisht të gjithë pasurinë që kishte kjo zonë në shtëpitë e tyre, grabitën bagëtitë e shumta dhe prodhimet bujqësore, dëme dhe vjedhje që i kalojnë me qindra miliona dollarë. Të gjitha këto dëbime e masakrime të kryera nëpër fshatrat e qytetet juglindore të Shqipërisë, bazuar në Rezoluta e Asamblesë të Përgjithshme të OKB-260A që hyri në fuqi më 12 Janar 1915 , klasifikohen Genocid për pastrim etnik.”
Libri “Masakra e Panaritit” i autorit Petrit zeneli është i pari dhe i vetmi studim deri tani, kushtuar kësaj ngjarje tragjike në vend, ku lexues të shumtë kanë shprehur tronditjen e thellë që kanë pësuar pas leximit të tij, por dhe habinë e madhe se si është e mundur që u është fshehur deri tani shqiptarëve një mynxyrë e këtyre përmasave, me 455 të therur e të vdekur muhaxhirë, njoftuar nga gazeta londineze “Times” e 28 korrikut 1914.
Panariti, që nga lashtësia e deri sot, ka qenë dhe mbetet fshati më i madh i Krahinës së Vakëfeve, Komuna Vithkuq (rrethi Korçë), i cili krahas sakrificave të pafundme për lirinë e këtij vendi, ruan në kujtesën e vet edhe plagën e madhe e të thellë të para një shekulli, që ndryshe njihet në ato anë me emrin “Masakra Greke e Panaritit”, e 10 korrikut të vitit 1914.
Të shpresojmë që me një mençuri atdhetare të mos na përsëritet historia . Rikujtimi i historisë në suazat e sotme nuk do të thotë ndjellje armiqsije por vetëm një vetëdijesim më shumë dhe një ndërgjegje më madhe ndaj atdheut .
Rrofshim që të i rikujtojmë dhe kurrë mos u përsëritshin !
Fahri Xharra ,06.12.17 Gjakovë