E hene, 16.09.2024, 12:30 PM (GMT+1)

Mendime

Luan Kalana: Fukaraja dhe 'votimet'

E shtune, 10.06.2017, 04:14 PM


-FUKARAJA  dhe  "VOTIMET"

Nga Luan Kalana

"Fukaraj ron me djersën e ballit të vet, nuk i bie as njeriu në qafë,i ndershëm dhe i drejtë."

-3 pyetje-3 përgjigje

Fukaraj-Le të sqaroj dy të vërteta.1-Vota-është vegël,mjet e shpikur për te fituar.si letër qoftë dhe elektronikë.Vota  shitet,blihet dhe vidhet me sy hapur,duke mashtruar ashiqare "popullin",fukaranë.Pse numërohen votat natën..,pse nuk numërohen të nesëremen ditën. ?!...

2-Vota e "popullit"-është dogmë, parullë e dalë boje,për te gënjyer ,per te mbajtur te shtypur  Fukaranë.Aq sa te marin voten Partitë ,hajduteria, pastaj ku te kam parë,ta kthejnë bërylin të lenë ne baltë si mjeranë.Fushata fillon si festë me daulle e pretime ,mbaron me tejzgjatje numerime(vjedhje) e grindje.Gjithe keto kusure ne të shkretet. te shkretët

Pyetja: I-Me cilën Parti jeni?

Fukaraj-Me asnjerën Parti!,...Jam me partinë e Fukarasë ..,po kjo nuk eshte ne listë,sot persot nuk ekziston,kështu jam me partinë e vetes time.Partitë kanë lindur ,loje kumar,per te fituar,mbi kuris te fukarasë.

Mos më ngateroni me ushtrinë e "Servilëve".Servili eshte me i lig se hajduti,ai shtitet e blihet per dy pare grosh,servili e hajduti ne nje çanak hanë.Në fushatë,ato lozin lojen e kungulleshkës -gënje te gënjejmë samë shumë,ta shesin sapunin per djathë. O zot na ruaj nga Partitë !

Pyetja :II- A do të votoni ?!

Fukaraj-Do votoj ,pse jo? Po mos votoj ,hajduti e ka rrugen me te lehte per te fituar,eshte njësoj sikur t'ja jap votën gomarit ,të me verë samarin me doren time.Do votoj,per atë që mendoj,se do te bej qoftë edhe 1 % per Fukaranë.

Pyetja :III-Per cilin do të votoni ?!

Fukaraj-Do të votoj,por  jo per ata në lista. A është demokraci?! Pse rekomandime,pse imponime?! Do te votoj ,atë qe dua unë,e jo ti! Do te votoj :

-"Për një "Nënë" që rrit fëmijë,qe ështe trime dhe punëtore,e mençur  punon Doktore,ështe humane dhe bujare,qe mendon edhe per Fukaranë,nikoqire bashkë me burrin ,mbi kuris e mban shtëpinë,ajo di te qeversië edhe Shqiperinë."

Uroj qetesi,mbaresi, drejtesi ,paqe e vëllazëri!  Le të fitojë urtësia ,begatia !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora