Mendime
Afrim Caka: Verbimi ynë
E merkure, 07.06.2017, 09:09 PM
VËRBIMI I VOTUESIT, ËSHTË NË KËTË RAST VERBIMI YNË
Nga Afrim Caka
ISIS garonë për ulëse në parlamentin e Dardanisë!!??
A duhet të pyesim:
“A bëhet fjalë vërtet për rindezje dhe ringjallje të islamit politik?”.
Ndoshta besimtarët e hoxhallarët kanë qenë të mashtruar, flakët e RADIKALIZMIT fetar nuk qenë shuar kurrë, ato vetëm se i ishin fshehur përkohësisht shikimit të shqiptarëve si rezulltat i ndërgjegjësimit të politikës korruptive dhe ndjenjës së fajit të Drejtësisë mbi pasojat si rezulltat i ndërgjësimit të shoqërisë shqiptare dhe ndjenjës së fajit mbi pasojat të tmerrëshme.
Çfarë domethënieje ka ringjallja e islamit politik në fundin e shek. XX? Pse duhet që ky radikalizëm të rikthehet me aq forcë në një kohë kur prirjet antikombëtare dhe gërryrja e vlerave tradicionale dhe copëzimin që shkakton vazhdimishtë islami politik.
Duke pasur parasysh situatën shumë të tendosur në Dardani dhe rreziqet kombëtare, kërkojmë: udhëheqja shtetërore e Dardanisë të mbrojë shqiptarët dhe integritetin territorial shqiptarë me të gjitha mjetet e domosdoshme, të denoncohet politika antishqiptare e Naim Tërnavës dhe e Nexhmedin Spahiut në të gjitha nivelet politike, sidomos Dardania të rishikojë politikën e saj ndaj BIKUT, Serbisë dhe Turqisë.
Me këtë rast ftojmë opinionin mbarë shqiptar, subjektet politike e jopolitike, që të jenë koshiente për momentin kombëtar dhe të mobilizohen të gjitha forcat në shërbim të realizimit të interesave kombëtare e shtetërore. Çdo shmangie nga përcaktimet kombëtare është kolaboracionizëm me armikun dhe tradhëti ndaj çështjës shqiptare.
Këtu dëshiroj të shpreh gjykimin tim për pretendimet e ISISIT, të Tërnavës në zgjedhje: që shteti dhe kombi i ditëve tona të pësojë gërryerje, për të mos thënë shpërbërjen e një kombi, për shkak tipareve plurale po minohet apo fundamentalizmi islam i cili po përpiqet të zgjerohet për të krijuar probleme gjatë këtij procesi vendimtar për demokracinë në vendin tonë. Kur ju shkruaj këto fjalë, unë nuk mendoj kurrë që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm, i arritur me aq mundime, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve injorantë. Në raport me idet e hoxhallarëve besimtarët janë vetëm bagëti që shkojmë të bindur pas bariut që i çon drejt thertorës dhe pas përulenë para fuqisë së idesë së gabuar. Besimtarët nga besimi i tij, na tregonë se ku katandiset një popull i fanatizuar nga islami politik.
Theksi gjatë këtyre proceseve është subjekti: këto janë kryesisht qëndrime, perceptime dhe emocione që lidhen me simbolet islamike, mitet, traditat, ritualet, kultura dhe vlerat jo të drejta. Por ato përfshijnë edhe grupimet e veprimtarisë objektive të besimtarëve të tyre, kultivimi, përzgjedhja, ruajtja dhe rrënjosja e vlerave, simboleve të errta të fundamentalizmit islam nëpër mjetë Tërnavës dhe vajzës së tij. O popull e dëgjoni jehonën e rrufesë? E ke parë shkabën sqephekurt si po vritet nga ju, dhe nga hija e juaj dhe e Naim Tërnavës ditë e për netë në Dardani. Si duket ky njeri është përherë xhentelmen në prani me ISIS domethënë hija në kohën që trupi fundamentalizmit politikë dergjet thellë në tokatë serbo - turke.
Hoxha dhe puthadori, me sa duket, kanë qenë të përzier për një kohë të gjatë në ndërgjegjen shqiptare. Vërbimi i besimtariT, është në këtë rast verbimi ynë.
Midis idilit në vitin 2017, shefi i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, në të vetmen sprovë historike-filozofike të tij, kishte bërë befas deklarimin tronditës të Haxhi Qamilit, rimohuesit që ishte ngritur kundër lirisë së shqiptarëve, ai kishte kërkuar rikthimin te Turqia e Sulltan Muratit, (dikur moti Millosh Kopili e dergoj në atë dynja që të mos kthej kurrë më) që kishte shkelur e djegur flamurin shqiptar “me sorrën e zezë” midis, Naim Tërnava, pra, ishte i Partisë së Erdoanit.
Kjo rishfaqje e vegullisë së vjetër, e hijes së osmanizmit në mendjen e shefit të Tërnavës, mbeti jo vetem e paktupeshme në atë kohë, por nuk u zbërthye as më pas, gjatë Tërnavës, madje as mbas rrëzimit të neoosmanizmit. Ishte një shenjë e mjegullut, që kërkonte shpjegim. Pyetja e parë ishte se ç’donte të thoshte ky kumt, në vitin 2008, në Dardaninë e porsashpallur e lirë, madje stërnaimmjane e stërnexhmedinnjane.