E merkure, 04.12.2024, 06:27 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Urrejtja ndaj flamurit

E hene, 08.05.2017, 07:43 PM


URREJTJA NDAJ FLAMURIT DHE KUÇURELI

Nga Afrim Caka

Urrejtja, simptoma analogjike janë prirjet antikombëtare dhe kriminale. Një ndër format e tilla të maskuara është mizantropia, variant i urrejtjes, për të cilën karakteristike është armiqësia e shprehur fort ndaj flamurit dhe format e shfaqjes së saj duke i fyerë gjithnjë ndjenjat tona kombëtare...

Natyrisht që ngushëllimi është i paktë.

Ç’ka më shqetëson? Përgjigja e ime është se ka të bëjë me të tashmen, por sidomos me flamurin. Në të gjithë këtë klimë të krijuar nga kaçurelët dhe kaçurelet (të cilës nuk ia mësova dot emrin e saj) ndiej e mendoj dhe diçka më shqetëson.

Së pari, ndiej dhimbje për shqiptarët e vendit tim dhe për krizën që po kalon vendi ynë. Pse ndiej dhimbje? Them se ndiej dhimbje, pasi shumë ndiejnë dhimbje për shqiptarët e vendit tonë e ka shumë prej tyre që u dhimbset më shumë vetja, sesa flamuri, historia, gjuha dhe kombi, pasi duan të jetojnë e të vdesin në këtë vend si zuzar. Turpi është vallja e jetës së tyre!

Ne nuk kemi një popull që do të dalë kundra kësaj qeveri dhe vetë kaçurelëve! Në natyrën time nuk jam komplotist. Mundohem të shoh faktet dhe të gjukoj vetëm kaçurelët, Benët, Artanët etj. Një kaçurel nga hiçi! Kriza që sajohet përreth flamurit, përreth një tavoline diku në Brojë apo Gjakovë ulur në kolltukë luksozë nga shqiptarë pa karakter me paga të siguruara, shtëpi dhe makina nuk janë kriza. Janë kriza që i ngjajnë një teatri në Universitetin e Prishtinës, por që bën përshtypje dhe ngjall frikë tek ata që shohin e mendojnë ndryshe.

Faktori kryesor i rënies së ndonjë populli është dobsimi i karakterit të tij.

Thelbi duhej kërkuar ndoshta pikërisht te fjala e fundit te tradhtia e kaçurelit. Një flamur që të ngecte në fyt. Për shqiptarët e mi, përpara se të jetë një ide, një thelb historik, është thjeshtë një flamur, një lëmsh i krijuar nga kaçureli që të mblidhet në gjoks. Që të shtrengon. Do të thosha një dhimbje, zoti president kaçureli.

Zyrtarët të lartë “shqiptar” në pushtet e në Univesitet, pa asnjë dinjitet dhe pa pendim vazhdonin ritualin e turpshëm të zhvendosej flamuri i Kastriotit, sa herë që shkijet hynin në këto sallone, thua se pa praninë e tij të dyja palët do të ishin më të qetë për t’u zgërdhirë përpara kamerave. Edhe kjo nuk mund të anashkalohet për disa arsye parimore, të cilat kanë të bëjnë me kujtesën e një kombi dhe plagët e tij në tru.

O Kaçureli i Benit! O shqiptarë! O marrëzi! Ka pra një peshë e vërteta e këtij flamuri, kërkimi i të së vërtetës, dhe kur qenie shqiptare sillet në këtë gjë në menyrë tëpër të turpëshme, unë vë bast se nuk ka më të poshtër se ky gjest! Si? Për të folur përciptazi, kjo do të thotë që flamuri është poshtëruar e hedhur poshtë, por mos vallë djalli? Përkundrazi?! Përkundrazi, miqtë e mi! Por, djalli cili ishte, kaçureli apo partia e PDK,ës, kush i detyroj këtë shqiptarkë ta heqë atë nga shtiza.

Çoroditja shqiptare s’kishte fund. Nga mijëra pyetjet e dyshimit ishin disa zotëronin: përse jemi kështu të poshtër apo të poshtra? Këto të dyja i kanë të gjitha shenjat e duhura, e kemi si rrallëkush në Europë. Ku qëndron faji? Testamenti mos ka qenë i gabuar. Të shumtë ishin shqiptarët e të dyja krahëve në qeveri e në Universitet që u tërhoqën nga kjo joshje e vjetër.

Për një habi të madhe, një pjesë e hamendjeve dhe e çështjeve që lidheshin me flamurin kombëtar ngatërroheshin e bëheshin lëmsh aty për aty në Uneversitetin e Prishtinës. Ndërsa rimohues shqiptarkash nga Prishtina, e shpeshë nga Broja, ngulnin këmbë se faktori i këtij falmuri është vetë kaçureli që i ngjanë atij sllavë e turkë, me shenjën e shqiptarofobisë në ballë.

Kjo çoroditje tregonte se shteti turk e ai serbë nuk e kishin humbur kohën këto n jëzet vitet e fundit, pas rënies së neoserbizmit. Por kryesorja ishte rikthimi i frymës osmane e serbe, ose dyfishë flamurtar antishqiptar, kur është fjala për flamurin kuq e zi, jo vetëm se është tradhti kombëtare dhe i frikshëm, por i volitshëm për shumëkënd në Dardani. Ndaj tradhtia e kishte rrugën e hapur. Në këtë mes luhet fati politik i Dardanisë, dhe kjo nuk është çështje teneqegjisë zotërinjëve nga Drenica dhe disa asamblistëve nga Gjakova e rrethina e saj jo të thyer në moshë. Të rinj e kaçurel!

Me fjalë të tjera, as më pak, as më shumë, t’i thoshin flamurit kombëtar lamtumirë, më saktë sikter! Flamurit të Skënderbeut… Efekti që bën fizionomia i kësaj gruaje ndaj flamurit, është një nga shijet më të flliqura sepse ajo jeton si një makinë politike e paturpësisë.

Ndërkaq, të tjera shpjegime qarkullonin. Njëri prej tyre, veçanarisht kaçureli i parë i errët, i trishtueshëm e parandjellës për keq përshpëritej tinzisht. Nga çmitizuesit më i igër, ai që na mohoi shqiptarëve të Dardanisë mbrojtjen e flamurit kuq e zi, e mos t’i mjaftonte kjo, i bëri pik e pesë edhe territoretë.

Në krye të saj Hashim Thaçi, çmitizuesi i flamurit ka kërkuar gjithnjë një rrugë më të lehtë, heqjen e flamurit kombëtar nga salla rektoratit të UP-ës, për ndërrimin e identiteti kombëtar me ate kosovali. Me fjalë të tjera, zhvenddosjen e saj, ashtu siç e zhvendosen turqit e shkijet, të një populli tjetër, ashtu zhvendosej një flamur i hauj, në fillim serbët në very, më pas shqipfolësit faqezi në Mamush dhe surrati i një zuçke në Prishtinë. Është dhembje e madhe të shohësh të kështuquajturën “Universitetin e Prishtinës” si fidanishtetë studentëve, e cila do të duhej të ishte oksigjeni i studentëve shqiptar. Në këtë mes luhet fati politik i Dardanisë, i atdheut tonë.

Shqiptarët, si të përmendur nga një ndërmitje, bënin pyetjet pse duhet të ndodhte? Pyetje të tjera, që nuk e përjashtonin një ndjesi faji, po populli ku ishte, pse heshtnim, gëlonin gjithashtu përpara se fajin ta shkarkonin te kuçurelët e Brojës, fajsoheshin, në radhë të parë shqiptarkat padinjitet, historianët dhe akademikët, me mjekra e pa mjekra. S’kishte qenë vetë themeluesi që kujtonte se fjala flamur e kombë të ngecte në fytë dhe ndodhte vetëm me shqiptarët, që kishin pasur raporte dramatike me të, për shkak të ndalimit njëzetvjeçar nga kaçureli.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora