Mendime
Luan-Asllan Dibrani: Luftë për ta izoluar Shqipërinë?!
E shtune, 06.05.2017, 10:33 AM
Luftë
për ta izoluar Shqipërinë nga Bota?!
Shkruan Luan-Asllan Dibrani
Lulzim Basha shpallë luftë për ta izoluar Shqipërinë nga Bashkimit-Evropian dhe Bota?!
Millosheviqi kryekasapi i Ballkanit i nxiste dhe kërkonte luftë ndër shqiptaret kundra njeri tjetrit !.
Viti 2017 ka ikur nga periudha e Milloshevit për dy dekada ,por fatkeqësisht pa ndikimin nga jashtë, tani kërkohet luftë!!! Kërkohet "luftë nga Lulzim Basha" ,jo Greqisë qe na e ka okupuar Çamërinë,as Serbisë që më shekuj vrau e preu shqiptarët dhe okupoj Kosovën mbi një shekull ,as Maqedonisë qe akoma po i vret ,burgos e asimilon shqiptarët,as Malit te Zi që ka nën okupim një pjesë të mire shqiptare ,po pikërisht në formë ultimatumi dhe staliniste i shpallë luftë Shqipërisë!!!
Kjo i përngjanë më së shumti Millosheviqëve,dhe sulltanëve që i futen shqiptarët në vëllavrasje, duke qenë në shërbimin e tyre një pjesë e popullit. Atij i krijoj plagë të rënda gjithmonë në trungu e vet?.
Lulzim Basha, kërcënuesi dhe protagonisti i shpalljes lufte!!!.Kujt, popullit shqiptar, që akoma nuk jemi çliruar nga pushtuesit fqinjë. Kjo është më së absurde,shantazuese arrogante dhe abuzuese me ndjenjat e popullit shqiptar??? Me vetëm 48 orë ultimatum para se t'i shpallet luftë qeverisë aktuale për të rrëzuar republikën e vjetër nuk ka koment, pos një çmenduri politike dhe arrogancë mesjetare. A thua , a e din Lulzim Basha sa , sakrificat janë dhënë për formimin e Republikës dhe shtetit shqiptar?
Opozite destruktive me tendenca destabilizimi të vendin për interesa personale ,klanore e fisnore po e vazhdon robërinë e shqiptarëve edhe ma tutje jashtë Bashkimit evropian?!.
Partia Demokratike, në ndjekjen e një politike jo parlamentare dhe agresive rrezikon të mbetet përfundimisht jashtë zgjedhjeve, për shkakun e Lulzim Bashës, ndjekës i politikes së Salih Berishës!.
Kërcënimet se s’do lejojnë zgjedhje pa u pranuar ultimatumet e tyre për rrënimin e qeverisë shqiptare, po ashtu mospërfillja e tij ndaj diplomatëve dhe përfaqësuesve politikë amerikanë e evropianë është një skandal i radhës.
Veprimet e tilla na qojnë ti kujtojmë ngjarjet e ngjashme që synojnë paralizën e shtetit shqiptar, sikur në tragjedinë e vitit 1997, që u shkatërruar çdo gjë e ndërtuar me gjakuan e klasës punëtore të Shqipërisë.
Ajo periudhë ishte e tmerrshme bëri vrasje,krime, vjedhje,masakrime dhe shkatërrime masive të shtetit shqiptar. A ka sinjale të ngjashme sot me këtë gjuhë të Lulzim Bashes ?
Po,gjithsesi , skenari është i njëjtë !?.
Prandaj thirrjet e tilla, populli shqiptar, nuk është mirë t'i përkrahë, sepse ma ky popull sfidoj me qindra herë dhe ra viktimë e politikës së tillë. Sot ky popull mbeti më i varfëri në kontinent ?.Ky popull mbeti më i përbuzuri nga vet udhëheqësit e vet politik,çudirat vazhdimisht po e ndjekin këtë popull!.
Edhe populli ka faj, që në zgjedhje nuk i ndëshkon me votën e tyre, por i voton dhe i përkrahë te njëjtit edhe pse shumica e tyre janë të korruptuar.
Opozite destruktive me tendenca destabilizimi të vendin për interesa personale ,klanore e fisnore po e vazhdon robërinë e shqiptareve edhe ma tutje te mbesin jashtë Bashkimit- evropian dhe bota ?!.