Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Nana Shqipni pushofsh në paqe
E merkure, 03.05.2017, 07:09 PM
Nga Fritz RADOVANI:
NANA SHQIPNI
“PUSHOFSH NË PAQË !”
Presidenti i Ri i Shqipnisë varrosi “Demokracinë”!
Iliruc Metuci, Presidentuc i shqiptarucve pa ...uc!
Ju plotsue dëshira Nexhmijes që gjithnjë persëriste: “A do kem fat mos të vdesë pa mbajtur një presidentuc në preher?!!”... “Ja ku e ke “shoqja” Nexhmije, ta solla”, i tha “shoku” Rama... “Ta kam zgjedhur doracak, brumullak e rrumbullak siç e bëri partia!”
“Është i njohur si politikan, se ka lindur në Çorovodë”, prandaj dhe ka qenë Minister i Jashtem i Republikës së Shqipërisë, në polin e tretë... Është i freskët, se njeh ata të Internacionales së Rinisë Socialiste FRESH, kur ishte Kryetar atje në 1995 – 2001.
Aty nga 1990 njëditë u zemrue dhe permbysi regjimin komunist. Flitet se prej “asaj kohë në Shqipëri regjimi komunist nuk bëri më...derisa e ngriti nga permbysja Gramoz Ruci.”
Gjithnjë “shoku” Enver persëriste: “Qentë le të lehin, karvani ecë perpara!” Dhe kjo, po ngjet edhe ditët e fundit të atij prilli të zymtë që, në ’85 na la edhe pa “shokun” Enver.
Aktiviteti i Iliruc Metucit në strukturat e Partisë Socialiste asht shumë i ngjeshun.
Ai ishte anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste “Antikomuniste” nga viti 1993, prandej edhe i vuni gishtin “presidenti” atëhershem dhe i paharrueshem i KGB sovjetike, shoku Ramiz Alia, (Ju ateistët nuk thoni ndjesë pastë.., kur këta tiranë perbindsha ngordhin!!).
Iliruci ka kenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës në periudhën 1997 – 1998, mbas 1990, pra, kur kujtohej si pjesëmarres aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist. Këto data nuk janë shpikje të mijat, po kështu thonë “dr. Prof.’ që kanë pasë shkrue per demokracinë që solli Ramiz Alia me Ilir Metucat e akademikët e Bllokut!!”
Metuci asht zgjedhë anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, antikomunist i njohun deri aty afer Turqisë...
Me 27 Prill 2017... Bash ky Iliruc ishte Kryetar i Parlamentit Republikës së Shqipërisë!
E detyruen të shkretin me shkelë ligjët e demokracisë, harroi “pluralizmin per të cilin ka sakrifikue aq shumë” dhe, as nuk ju kujtue mungesa e opozitës në sofren komuniste!
Me 28 Prill 2017 Bash ky Metuc, u zgjue President i Republikës së Shqipërisë Socialiste, mbasi, perveç “komunistëve të konvertuar në socialistë”, nuk kishte asnjë votues tjeter...
Festojnë antishqiptarët, hajnat, proshovenistët, filosllavët, filogrekët, filoturqit, filorusët, filokoreanët e Veriut, filokinezët e vjeter, etj.., etj.., si dikur në 1946, kur “Shqipëria, u shpall Republikë Popullore nen zgjedhen komuniste të Titos dhe të Stalinit Madh...”
Këte herë me një ndryshim: “Presidentin e Ri na e pershndeti edhe ambasadori Lu.”...
O Shqipni! Këta bisha, a nuk i donë sakrificat Tua, a por kerkojnë me të shue?!
Melbourne, 3 Maji 2017