E premte, 19.04.2024, 09:32 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Autopsia e Enverit

E shtune, 22.04.2017, 05:46 PM


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e XIII.

AUTOPSIA  E  ENVERIT

NGA “DOKTOR” DERRI  I  KOLKOZEVE

10 MAJI 1959: ORA 5.00 PUSHKATOHET BRIJ LIQENIT DON DEDË MALAJ

Shqipnia pergatitet me pritë në Tiranë Nikita S. Hrushovin. Të gjitha parashikimet e Don Dedë MALAJ në gjyqin e zhvilluem në kinema “Republika” dolën të sakta.

25 MAJI 1959: UDHËHEQËSI I BASHKIMIT SOVJETIK ARRIJTI NË TIRANË

?Porsa vuni kamben në Aeroportin e Rinasit tha: “Nuk po e hjeku kapelen, se ju jeni një popull musliman dhe mund të flas me kapelë në kokë..!” Plasi e qeshuna...

Në një darkë në Kremlin, kur po kërcenin shumë vite perpara Stalini i tha Hrushovit: “Heee, a po kërcen edhe ti ‘derri i kolkozeve t’Ukrahinës?!” Edhe atje plasi e qeshuna...

Hrushovi vizitoi shumë qytete e zona të Shqipnisë tue fillue nga Tirana, Shkodra e deri poshtë në Butrintin e bukur, e edhe atje kur foli per grekët... Edhe atje plasi e qeshuna.

?Kur ishte në Shkoder, Enveri e pyeti per portretin e tij të vendosun perballë tribunës ku po zhvillohej mitingu i madh, dhe ai u pergjegjë: “Nuk më kishte shkue kurrë mendja se do ta shoh veten të varun në një minare xhamije!..” Edhe aty plasi e qeshuna...

1961: U zhvillue në Moskë mbledhja e 81 Partive Komuniste e Puntore të Botës, ku foli edhe Enver Hoxha. Ishte mbledhja e shkunorzimit me sovjetikët. Asnjëherë nuk kemi pasë rasen me e lexue të saktë dhe të plotë atë fjalim, as në vepren e tij të 19, dhe as nga shkrimtarët që e kanë botue me lejen e tij. Dihet i saktë vetem komenti i bamë aty nga tribuna e asaj konference nga Dolores Ibaruri: “Si asht e mundun? Diskutimi i Hoxhës, ngjanë me qenin, të cilit i japin bukë, kurse ai kafshon doren e atij që e ushqen!..”

Ata që ishin aty kanë tregue se: Edhe aty plasi e qeshuna...

?Kujtimet e Nikita S. Hrushovit në Shqipni kanë ardhë vonë ashtusi të gjitha tjerat...

Aty flet per Titon, Enverin dhe vazhdon me shpjegimet e ngjarjeve të kohës, ku shpjegon me detaje qellimet e tyne në lidhje me idenë e Stalinit per Federaten Ballkanike, dhe se “tek ajo Federatë, ku Shqipëria perfshihej nga përberja e Jugosllavisë, nuk binte në kundershtim me idenë e Stalinit... Kur u prishën mardhenjet idea u varros. Enver Hoxha nevrikosej... kur flet per gjera që s’i pelqejnë i lëvizë terë fëtyra dhe i kercasin dhëmbët... ?Tito më ka thenë se në Jugosllavi ka Shqiptarë më shumë se në vetë Shqipërinë. Ishte formuar NATO, kurse Shqipëria kishte një pozitë të mirë strategjike në Detin Mesdhe dhe ne e shikonim si bazë të vendeve socialiste në atë detë. Ne derguam tanke, artileri e armë të tjera moderne. Nuk flas per ushqime e veshmbathje. Derguam 12 nendetëse.

Unë vizitova Shqipërinë. Gjatë vizitës nuk u atakua Jugosllavia. Ne nuk kishim ndonjë pretendim konkret. Shqipëria ishte shumë e varfër dhe s’ kishte asgjë që mund të na interesonte si resurs. Mardhenjet ekonomike ishin ndertuar në interesin e Shqipërisë.

 

?I dhame traktorë. Donim të ngrinim ekonominë shqiptare në nivelet bashkëkohore, t’a benim Shqipërinë një perlë, e cila do të terhiqte drejtë komunizmit vendet muslimane, sidomos ato të Lindjes së Afert e të Afrikës, këto ishin synimet tona politike...

Shqipëria është një vend i vogel, por populli jeton në një pozitë të tillë gjeografike ku nderthuren kundershtitë e Europës dhe armiqtë i ka të shumtë. Kufiri nuk ishte ai që donin. Shumë, shumë të varfer dukeshin fshatarët. Varfëria e primitivizmi mbretronin atje kudo. Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku e quanin veten me një autoritet të palëkundur. Unë them se janë njerëz jo largpamës e të kufizuar. Ngatrruan politiken me aritmetiken. Ata menduan se Kina është qender e Botës. Në Kongresin e XX të PK të BRSS, aty ata e kuptuan se çdo të thonte gjykim i kultit të individit, gjykim i pushtetit personal, gjykim i normave antidemokratike të jetës së partisë dhe të popullit.

Kjo i kishte friksuar lidert shqiptarë sëpse binte në kundershtim me aktivitetin praktik të tyre. Thonë që Shehu ka vrarë Koçi Xoxen. Kjo ngjante me sistemin që përdorte Stalini. Kështu vepronte me anën e Berias e të tjerëve. Enver Hoxha shau më shumë se kinezët.

?Lidert shqiptarë me metodat e tyre të vrasjeve të fshehta e të hapura formuan një parti e cila mbahet grusht rreth tyre vetëm nga frika. Populli është i detyruar t’i durojë.

?S’ ke ç’ bënë, pikërisht kështu ka qenë tek ne në kohën e Stalinit. Ai zhdukte të gjithë kuadrot e hershme e populli thërriste: “Rroftë Stalini, Stalini është miku dhe babai i Popullit..!!” Lidert e këtyre vendeve nisën nga idea se Populli është turmë...

Ai duhet mbajtë në frikë, duke e nënshtruar me kercënime...

?Kështu vepron edhe Mao Ce Duni...”

***

Dhe, me të vertetë një grup terroristësh që nuk lëshojnë kolltukët i gjetne në Pekin...

?E vagabondët vrapuen tek Kina tek Mao Ce Duni e Lin Biao... kur po laheshin në lum!

Tibeti e Mongolia ishin mbasderet. Modelet e kthimit qyteteve në fshatra ishin kudo! Kishte nga ata koka që Himalaja i dukej si Dajti... Enver Hoxha kur fliste per Murin e Kinës shpesh ngatrrohej me Murin e Berlinit... “Mur hesapi”... thonte me humor!! Por, në fakt as nuk e dinte ku bjen njeni as tjetri, veç bante me dorë nga Hotel Dajti...

Jo, të nderuem lexues, “këtu nuk plasi e qeshuna!..”

?Këtu, asht pikrisht vendi ku duhet të plasin vaji.., ishim mbushë me hetuesi, tortura, burgje, kampe shfarosje, gropa sekrete ekzekutimesh e Kisha të rrenueme...

Frika, mashtrimi dhe “Rilindja”, vazhdojnë edhe sot me idenë se “Populli asht turmë”!..

Po, deri kur kështu, vrapo në Turqi, në Jugosllavi, në Greqi, Itali..?! Per shka?!

?E, tue u puthë e, tue mendue: Si me ia hjekë kaptinen njenitjetrit.., me mbushë xhepat.

As nuk e kanë idenë e Fjalëve: Besë, Atdhe, Flamur dhe Popull i Lirë apo mirqenje!

Pjesa e XIV.

Melbourne, Prill 2017...



(Vota: 6 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora