E premte, 02.05.2025, 06:44 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Beni që nuk ecën vetë

E marte, 02.05.2017, 07:29 PM


BENI QË NUK ECEN VETË???

Nga Afrim Caka

Logjika e një politikani analfabet?!”. Kur linde ti qave, por të tjerët qeshën. Jeto në mënyrë të atillë që kur të vdesish ti, të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të qajnë për ty.

T’i e vrave ndërgjegjën e këtij qyteti. Ti jeton me emrin dhe postet që ke! Një ditë do ta kuptosh se ke mbetur mbrapa në Gjakovën tëndë që se deshe asnjëherë...? Dhe e hapë gojën për bukuri...

Nga pikpamja biologjike, i padituri dhe fatpadalësi, në krahasim me nje atdhetar domethënë me një krijesë që ose lind ose pjell, në kuptimin më të gjërë të dyja fjalëve, ka gjithmon diçka nga fatpadalët e Benit: ashtu si ky në të vërtetë nuk merr vesh nga këto dy detyra si asambleistë i prirur për të keq, që masin vlerën krijuese të çdo përfaqësuesi të popullit... Ai që nuk arrin të gjejë rrugën drejt idealit të vet, jeton në mënyrë më të kotë dhe më të pacipë se njeriu pa ideal.

“O Zot, më jep fuqi të mbaj gojën mbyllur kur nuk kamë asgjë për të thënë”. E unë nuk munda të qëndroj pa folur dhe të hesht.

U duk haptazi se Fadili duhej qujtur patjetër “fajtorë”, sepse ky ishte urdhëri e dëshira e Benit dhe sejmenit të tij dhe “më të madhit”. Në mbrojtje të së keqës së tij u ngrit edhe shefi i shefafe të grupit parlamentar dhe gjysmëpolitikani naiv “gjakovar”, zoti Arben Rugova, i cili rrënjët e kësaj urrejtje patollogjike ndajë udhëheqësve gjakovarë i gjente te formula e qarqeve reaksionare “për t’u dhënë mësim të tjerëve si të sillen në asamble” por pa guxuar as të thoshte se kush prej gjakovarëve kishte radhën pas heronjve. Unë dua të konfirmojë se këto ofendime të flliqura janë të një përceptimi negative për kombin.

Beni! “Laj gojen kur zë në gojë emrin e tij!”. Gjithmon njeriu duhet të niset ne vetën e parë!

Unë plotësishtë e përkrahë kryetarën e Komunës Mimoza Kusari Lila dhe ish kruetarin Pal Lekën…

Është më se kuptueshme përse emisarët e PDK,ës futën frymën antigjakovare edhe në asamble edhe në ish udhëheqjen e LNÇ,ës kundër okupatorit nazifashitë. Duke pasur në krye të dërguarit servilë dhe një satelitë me frymë antigjakovare të një Beni dhe shokut të tij (që nuk ia mësova dot emrin e tij) që do ta tërheqë zvarrë përmendoret gjakovare?

Fryma antiheronjë ishte si një organizat pronto ashtu edhe t’i vet Beni. Lufta për ta marrë pushtetin duke përdorur çdo mjet e duke goditur çdo përfaqësim tjetër të forcave politike apo çdo rreshtim tjetër të forcave në luftë kundër nazifashizmit dhe demokracisë.

E dinë ti se kush e fitoj “Luftën e Dytë Botërore në Evropë!!!”.

E di apo se di!

Hiqë se di!

Sikur të gjithë shpitarët të ishin bashkuar me nazifashizmin, ku do të kishim përfunduar si kombë... me siguri në shkretirat e anadollit bashkë me ata që t’i i quanë “ballistë!?”.

Sot për këtë të pavërteta zotni asambleistë mund të flasës si të lavërdisë dhe si të vijë për mbarë. Të vdekurit nuk ngrihen e të thonë: Dale, Beni që ecën me paterica, ju jeni të tjerë nga ç’thoni e ç’dukeni! Ja që në politikën e tuaj nuk del fantazma e “ballit” dhe t’i thotë të birit sesi duhet ngrerë zvarrë përmendorën e një heroi gjakovarë!

Sa keq për të nesërmen tënde, o Beni dhe për shokun tëndë asambleistë!

Ajo do bëhet me ju dhe pa ju!

Ringjallja e shpirtërore e Benit që kërkon medoemos edhe jovlerësimin objektiv të asaj historie të Luftës ës Dytë, sidomos edhe atyre disa “ballistave” bashkpunëtor të nazifshizmit. Pse duhet heshtur dhe për vrasjen e Ganimetes - 15 vjeçare dhe vëllait të saj Abedin Terbeshit e shumë të tjerëve. Njëri i therë me bajoneta dhe u hodhë në mes të xhadesë, ndërsa motra e tij e lidhur kavo hekuri u varë në litar... Beni, e di ti, se kush i vrau dhe i masakroi... Besoj se po... dihen me emër e mbiemër (të cilëve nuk po u’a përmendi emrat). I ke lehtë, për t’i gjetur?

Fadili, nuk i ka vrarë. Jo. Jo. Jo!

Ashtu ishte edhe fati dajës tim të madh, Ramizit 22 vjeçar. U bërgos dhe u vra nga tre gjuetarë gjakovarë, njëri ishte nga Mëhalla e “Haxhi Ymer” dhe dy të tjerët ishin nga Mëhalla e “Qabratit" (të cilëve nuk po u’a përmendi emrat). Që të tre kanë ngordhur para pak kohësh. Ndërsa dajën e madh e arrestuan e dënuan më shumë vite burgë në Serbi!

Në krye të këti grupi ishte i mirënjohuri Ali Shukriu nga Mitrovica që vrau edhe Shaban Polluzhen etj.

Beni që ecën me paterica! Lereni historianët dhe specialistët të vlerësojnë dhe të zgjedhinë figurat kombëtare...

Ti nuk merrë erë nga historia? Dhe stili juaj, ai që sipas një maksime të njohur është injoranti, në këtë rast i bie të jetë morti i një qyteti. Ai që na qonë tek enigma e Benit gjatë “Luftës së Dytë dhe gjatë Luftës së fundit...! Pse atëherë sa ishte gjallë Fadili, nuk i thatë, se je:

“Tradhtar apo kriminel?”. Sepse nuk kishit argumente e bythë...

Historia nuk shkruhet nëpër oda të Brojes e të Çarshisë së Vogël... Shkruani libra si të teket ty dhe vëllait tënde me plotë gënjeshtra e mite... Kjo histori e shkruar zi, tejet e politizuar dhe e falsifikuar, ndikoj keqas në psikologjinë e gjakovarëve dhe rrjedhimisht me çekuilibrin shpirtror, moral e kombëtar, duke induktuar e nxitur armiqësi, mashtrim e fyerje kombëtare, përçarje e luftë kundër njëri tjetrit, të shqiptarëve kundër shqiptarëve.

Ti, nuk e përfaqëson qytetin e Gjakovës..! Disa gjakovarë e fshatarë ju zgjodhën po e vrejnë qartë si drita e diellit sa kanë “uzdaj” te ju. Në cirkun e (asamblesë), në diskutimët tuaja, nuk ka asnjë rend dite për varfërinë dhe papunësinë që janë në nivelet më të larta në Dardani dhe si e shndërruatë Gjakovën në moçal e kufom nga sejmenet tuaj!

Turp e shkuar turpit! Shkoni atje ku s’do t’ju vij turp nga vetja.

Ti e punësove vetën dhe.... tënde! Te lumtë!!!

Të mjerë ne se çfarë asambleista janë zgjedhur nga disa gjakovarë e fshatarë pa pedigre që denigrojnë historinë, kulturën tonë që krijojnë mite për atërit e tyre! Këtu qëndron madheshtia e shpirtit të Benit. Ruaju nga turpi më shumë se nga vdekja, se ky (turpi) është më i gjatë se jeta. Të varfërit nga truri janë jetim nga prindërit, por janë të varfër dhe jetim edhe nga shoqëria!

Është diçka që e bëni  në gjumë ashtu edhe zgjuar: në fillim shpikë, faslisifikonë,  fantazonë për heronjtë, dëshmorët e djeshëm me të cilën kemi të bëjmë, pastaj i dashuronë dhe i adhuronë të sotmit..!?

Vërtet, në këtë kohë shumë Arbena të PDK,ës deklarohen atdhetar dhe të gjithë vrapojnë për të shpallur hero dikë ose vetveten. Kur shpallin tjetrin, identifikohet me të dhe e ndiejnë veten të “fortë e atdhetar” kur e shpallin veten, këtë punë përpiqen ta bëjnë veten figurë të asambleve dhe të mediumeve tona të specializuara për ta dezinformuar popullin, sidomos votuesit e tij. Ti Beni lavdonë e shanë. Shumica si ti janë mësuar t’i lavdojnë heronjtë e sotëm duke i sharë të djeshmit gjakovarë. Beni, nëse nuk prehen të qetë e nuk nderohen të rënët, nuk mund të jenë të qetë e të nderuar as të gjallët.

Të djeshmit, thotë Arbeni, ishin të rrejshëm, ndërsa të sotit janë të vërtetë...

“Të ballit e Gjakovës ishin të mirë që bajtën bythen në Turqi. Ndërsa luftarët e Luftës së Dytë janë të këqinjë”. Të dhunuar për së gjalli, të dhunuar për së vdekuri!

I njëti ka lavduar e sharë dje, i njejti lavdëron e shanë sot. Kjo do të ishte e parëndësishme sikur “Beni” të mos shndërrohej në mjet për të ndjekur gjakovarët në çdo kohë dhe në çdo vend e pa vend. Këto ndjekje zakonisht përfundojnë në linçe të vërteta. Të linçuarit nuk janë askush tjetër, por të ndjekurit e djeshëm apo bijtë e tyre të sotëm. E veçantë, por është tragjike është se ka arritur ta mashtrojë ndonjë votues të sotëm. Të ndjekurit e djeshëm, që ndërkohë kanë vdekur në cilën do mënyrë, shpallën heronj nga ndjeksit e sotëm. Për ta nuk ngurrojnë të shkruajnë edhe ndonjë libër, i cili në shikimin e parë të lë përshtypjen se i kushtohet viktimës-hero, por kur lexohet libri i tij me vëmendje vërehet se figura e viktimës-hero është .... i tij i shërbenë autorit dhe asambleistit gjysmëanalfabet për të promovuar veten dhe miqtë e tij.

Qenka vështirë të jetosh në kohën e Arbenëve e çakejve të tjerë, kur fjalët atdhe, liri, dashuri humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë me lëkur të trashë, që kur s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit...

O Perëndi! Shpëtoje Gjakoven nga (asambleistët halabakë).



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx