E diele, 28.04.2024, 10:58 PM (GMT+1)

Mendime

Zeqa: Republika e Iliridës, fundos krijesat artificiale

E marte, 02.05.2017, 07:13 PM


Republika e Iliridës, fundos krijesat artificiale në Ballkan

Shkruan Florim Zeqa

Ngjarja tepër tronditëse qe ndodhi në javën e kaluar në Parlamentin e IRJM-së, nuk ishte thjesht një sulm huliganësh siq po cilësohet nga politikanët dhe një pjesë e analistëve, por ishte pak më tepër se kaq, ishte një formë e organizuar e terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve, të cilët me çdo kusht dëshirojnë të mohojnë realitetin e prezencës së 40 % të popullatës shqiptare në Maqedoni, bashk me këtë edhe mohimin e çdo të drejte kombëtare e njerëzore.

S'ka dyshim, se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë i kishte tërbuar forcat nacionalshovinishte serbo-maqedonase, të cilët nuk munden të pajtohen me një realitet të ri, të paparë në historikun e IRJM-së (FYROM).

Menjëherë pas votimit të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, pushtetarët e  tërbuar, në mënyrë të organizuar iu vërsulen drejt kuvendit maqedon huliganët serbo-maqedonas kundër deputetëe shqiptarë dhe atyre maqedonas që mundësuan zgjedhjen për herë të parë të një shqiptari për kreun e legjislativit maqedonas.

Ishin pamjet filmike nga kuvendi, që pasqyruan në mënyrën më besnike skenarin  e organizuar nga çarqet serbo-maqedone me qëllim të ndaljes së proceseve demokratike, për të ndalë avancimin e të drejtave të shqiptareve, si komb shtetformues në ish republikën jugosllave (FYROM).

Rasti i fundit në parlamentin e IRJM-së, duhet të ndikoj në ndërgjegjën e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këtë republikë fantome, se kësaj krijese artificiale i ka ardhur fundi.

Eshte momenti më i duhur për unifikimi e shqiptarëve si një trup i vetëm, të bashkohen rreth një platforme të përbashkët kombëtare për të realizuar të drejten natyrore, për shpalljen e pavarësisë së Republikës së Iliridës nga serbo-maqedonasit, si e vetmja zgjidhje e përhershme dhe e qendrueshme në këtë pjesë të trazuar të Evropës, për t'i dhënë përfundimin e duhur krijesës artificiale nga mbetja mortore e jugosllavisë titiste.

Shpërbërja e kësaj krijese artificiale, do të krijonte bazë të qendrueshme për paqe dhe stabilitet të qendrueshëm politik në ballkanin jugpërëndimor.

Mbi të gjitha, shpërbërja sa më parë e FYROM-it, do të parandalonte lojërat e rrezikshme të Serbisë dhe Rusisë në këtë pjesë të ballkanit dhe do të parandalonte ambiciet garbitëçare të nacionalshovenistëve serbo--maqedonas ndaj shqiptarëve autokton në trojet e tyre.

Padyshim, se në këtë aspekt është i nevojshëm edhe një unifikim i të gjithë faktorëve politik shqiptar në ballkan, në veqanti në Shqipëri dhe Kosovë.

Lidershipi politik në Tiranë dhe Prishtinë, nuk guxon të mjafohet vetëm me deklarata verbale dhe tepër sipërfaqësore, me "gjykimin" e krimeve dhe akteve barbare, këtë çështje duhet ngritur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga ana e shetit shqiptar, ngase kësaj radhe në mënyrë institucionale dhe brenda institucioneve të shtetit maqedon është e rrezikuar ekzistenca fizike e shqiptarëve.

Nuk guxojnë të lejohen edhe më tutje që rreth 40 %  e popullatës shqipare në FYROM të përdoren si "mish për topa" nga hegjemonismi sllavomaqedonas.

Shqiptarët autokton në këto hapësira duhet të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes, si një e drejtë universale e popujve të botës së civilizuar.

Duhet t'u bëhet e qartë qendrave të vendosjes, Washingtonit e Brukselit, se ekzistenca e mëtutjeshme e FYROM-it, paraqet rrezik dhe kërcënim seroiz për paqen në ballkan dhe këtë pjesë të trazuar të Europës.

Ndalja e veprimeve destruktive të trekendëshit Shkup-Beograd-Moskë, gjegjësisht  trekëndëshit kriminal  Gruevski-Vuçiq-Putin është nevojë imediate për ndaljen e eskalimit të situatës shpërthyese në Ballkan.

Vetëm shpërbërja e FYROM-it, dhe ndarja në pjesë të barabarta e kësaj krijese artificiale mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të ndalonte apetitet hegjemoniste të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në këtë pjesë të Ballkanit.

Pa njohjen e terësisë territoriale të shqiptarëve, gjegjësisht Republikës së Iliridës, nuk do të ketë qetësi dhe as stabilitet politik në këto hapësira. Përmes FYROM-it, Moska dhe Beogradi po tentojnë të realizojnë skenarët ogurëzi për kthimin e trazirave dhe luftërave ndëretnike në Ballkan.

Marrja e fatit të shqiptarëve në duart e veta, përveqse do ta përcaktonte të ardhmen prosperuese të shqiptarëve, do të parandalonte zgjerimin e hegjemonizmit sllavo-ortokso-maqedonas në gadishullin ballkanik.

Unifikimi rreth platformës politike kombëtare i spektrit politik në FYROM nuk guxon të fokusohet në ruajtjen e terësisë territoriale të këtë kësaj krijese fantome, por në shpërbërjen sa më parë të saj, për realizimin e të drejtave kombëtare, të kurorëzuara me shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Iliridës, shtetit të tretë shqiptar në Ballkan.

Vetëm kështu, do të përmbyllej me sukses kapitulli i krijesave artificiale në Ballkan, mbyllja e kapitujve të dhunës dhe konflikteve ndëretnike dhe hapja e një epoke të re të paqes dhe bashkëpunimit ndëretnik në Ballkan.

Përfundimisht, Republika e Iliridës do të fundos konceptet e krijesave artificiale  dhe përmbyste ambiciet hegjemoniste dhe garbitëçare të sllavo-maqedonasve në hapësirat ballkanike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora