Mendime
Fran Gjoka: Në gjurmët e krimit familjar
E merkure, 26.04.2017, 08:13 PM
NË
GJURMËT E KRIMIT FAMILJAR
Nga FRAN GJOKA - Lezhë
Një nga fenomenet më negative qe po tërheq vemendjen e opinionit
të gjërë shoqëror në ditët tona sot është edhe çështja e marrdhënieve në
familje. Është fakt i pamohueshëm se thuajse çdo ditë media pasqyron në
rubrikat e informacionit raste të krimit në familje. Grindje, dhunë, abuzim
seksual, vrasje, vetëvrasje… me një shpërndarje gjeografike pothuajse
gjithëshqiptare. Ka treva dhe zona të veçanta, ku çdo tre ditë shënohet një i
vdekur ose gati për të vdekur nga vetëhelmimet, hedhjet nga lartësitë,që tashmë
janë bërë të zakonshme apo duke përdorur mjete dhe rrugë të tjera disi barbare
për ti dhënë fund jetës. Ndërsa dhuna,kryesisht ndaj femrave dhë fëmijëve,është
aq e shpeshtë, aq sa të krijohet përshtypja se jetojmë në një shoqëri tërësisht
të karakterit primitiv.
Akoma dhe më të shëmtuara janë rastet kur
krimi në familje merr karakter gjinor,babai vret djalin dhe anasjelltas,vëllai
motrën,burri gruan… Ngjarje të tilla po bëhen aq të shpeshta në realitetin
shqiptar saqë shoqëria,politika,opinioni,shteti dhe institucionet e tjera
sikur,kanë krijuar imunitet dhe janë ambientuar me to.Nuk qarkullon kot mendimi
tek qytetarët,sipas të cilëve në Shqipëri tashmë asgjë nuk na bën
përshtypje.Shkurt:kronikat e zeza na kanë lodhur,na kanë stresuar dhe po
denigrojnë personaqlitetin e shoqërisë sonë,shkurt krimi në familje po na
rrënon.E turpshme për ne që vazhdojmë të jetojmë me shpresën se pas reflektimit
diçka do të korrigjohet,se politikëbërësit do t’i vënë gishtin kokës për ta
shëruar disi këtë plagë të shmtuar të shoqërisë dhe me kosto të lartë për
jetën.Pas rasteve të përditshme,që transmetohen me aq zell në median
elektronike dhe të shkruar, vijnë edhe “shkaqet”, edhe“motivet”, shpesh edhe
banale:“Ishte në gjendje të rëndë depresive,i sëmurë psikik,i dehur…”. Janë të
rralla rastet,kur bëhen përpjekje për të dale përtej këtyrë “argumentave”
absurde,që nuk bindin askënd.
Të merresh me pozimin e problemit,me
informimin e publikut,është njëra anë,është një prej detyrave funksionale të
medias elektronike,vizive dhe të shkruar,por kjo nuk është e gjitha. Shoqëria
në tërësi dhe qytetarët në veçanti duan të dalin përtej konstatimeve
absurde,duan analiza të thella dhe konkluzione konkrete,duan të njihen me
shkaqet e këtij fenomeni makabër,duan të dine pse-të,jo thjesht për
kuriozitet,por për të marrë masa parandaluese ndaj tij.Së paku ne kami mundësi
për të ndikuar në zbutjen e tij.Në pamundësi për ta parandaluar dukurinë,ajo që
kërkohet minimalisht është ngritja e këtyre problemeve në rang shtetëror dhe
strukturat e tij apo mbi institucionet e edukimit dhe të arsimit për
përmirësimin e qeverisjes dhe të drejtimit.
Në këtë kuptim,shkaqet e krimit që jep
media janë thjesht një përpjekje për të gjetur arsye të paarsyeshme,pse jo edhe
një treg komercial i shtypit tonë.Kjo ndodh sepse çrregullimet e
personalitetit,gjëndjet depresive tek njerëzit dhe sjelljet devijante në tërësi
nuk krijohen menjëherë,sepse budallenjtë, me përjashtime të rralla,nuk lindin
të tillë,por formohen gjatë periudhave të jetës,se pijanecët kronikë e kanë një
hall që shkrehen shumë pas alkoolit,se adoleshentja ose studentja që hidhet nga
lartësitë e ka një shqetësim të akumuluar prej kohësh,se skenarin e vetëhelmimit,vetëvarjes
dhe vetëvrasjes,siç ndodh në tërësi për çdo rast të tillë,duke përfshrië edhe
vrasjet brenda familjes,si rregull,aktorët dhe autorët e pergatisin me kohë dhe
presin një ditë realizimin e tij.Ndërsa institucionet,shteti,shkolla,komuniteti
dhe familja e struktura të tjera jo qeveritare pas aktit makabër shprehin
habinë dhe pse jo sajojnë edhe dyshime nga më të ndryshmet,madje krijojnë alibi
nga më të çuditshmet për ngjarjet.
Përtej këtyre “motiveve”
vrastare,tejet tronditëse dhe shkatërruese për familjen e sotme shqiptare
vijojnë shkaqe,motive dhe qindra arsye të tjera me natyrë sociale e
psikologjike,ekonomike dhe kulturore,që duan analiza dhe përfundime të sakta,që
studiuesit e të gjitha fushave,gazetarët e opinionistët,analistët dhe krijuesit
duhet të merren me to dhe të japin rekomandime shoqërisë dhe shtetit e pse jo
të bëjnë edhe oponencë të fortë,me dëshirën e mirë që ky fenomen rrënqethës të
zbutet dhe shkallë shkallë edhe të kapërcehet.Pa pretenduar se problemit do t’i
shkohet deri në fund,po cek vetëm disa prej shkaqeve që e ngacmojnë mendimin
qytetar dhe atë intelektual,i cili është i ndjeshëm ndaj fenomenit dhe që mund
të ndikojë mjaftueshmërisht në përmirësimin e situatës.Ndërmë kryesorët po
veçoj:
Së pari, shkolla nuk e
përgatit brezin e ri për të përballuar vështirësitë e jetës që prodhon shoqëria
demokratike e pakonsoliduar ende tek ne.Rinia në tërësi dhe adoleshentët në
veçanti nuk po aftësohen për të kapërcyer situatat konfliktuale të brendshme
nga dëshira e tyre për një jetë ndryshe dhe pamundësia,për arsye
sociale,race,financiare,psikologjike e tradite të familjes,për të arritur një
synim të tillë.Kur intensiteti i llojeve të këtyre konflikteve është i
lartë,shkaktohet tek nxënësit dhe studentët lodhje e madhe mendorë e
shpirtërore.Kjo,e shoqëruar edhe me mungesën e përvojës për t’i përballuar
situatat e vështira,krijon tek individi ngarkesë emocionale negative dhe një
mundësi më shumë për të kryer krimin.
Problemet e shumta dhe të larmishme social-psikologjike
që mbartin sot adoleshentët, mund të zbuten nga shërbimi psikologjik dhe social
që është future,si fillim,në disa shkolla të mëdha të vendit,natyrisht nëse
psikologët përzgjidhen sipas kritereve profesionale dhe po që se ata merren
vetëm me punën e tyre funksionale,ç’ka si rregull,është vështirë të ndodhë tek
ne,sepse problemet e shërbimit social nuk i kami pasue në traditën tone të
edukimit.
Shoqëria,shteti,institucionet dhe familja
shqiptare heshtin para faktit të mosfrekuentimit të shumë nxënësve dhe të
braktisjes së saj nga një pjesë jo e vogël e tyre,që përbëjnë grupin më të
mundshëm të rrezikuar para trafikantëve dhe manjakëve seksuale dhe kontigjentin
më të pranueshëm për t’u futur në rrugën e krimit.Arsimimi i brezit të ri dhe trajnimi
i specializuar i kategorisë së fëmijëve dhe adoleshentëve me probleme për
mënyrën e të menduarit,të sjellurit dhe të vepruarit,përbën një shans më shumë
për parandalimin e krimit familjar.
Së dyti, presionet,kërcënimet,dhuna
në të gjithë format e saj,moslejimi i adoleshentëve për ta bërë e jetuar jetën
sipas perceptimit të tyre,por brenda normave të moralit shoqëror,paçka se ajo
mund të jetë edhe iluzive,janë pararendëse të krimit familjar.Dhuna familjare
dhe abuzimi me minorenët është një ndër problemet më shqetësuese me të cilat
përballet sot shoqëria shqiptare.Shumë gra që kanë probleme me
bashkëshortët,gjejnë si alternativë shpëtimi dhënien fund të jetës me anën e
vetëhelmimit,nënshtrimin pa kushte ndaj dhunës ose largimin nga shtëpia,gjë qe
gjithnjë ka sjellë probleme sociale dhe krime të pashmangëshme.Sipas tyre,pasi
kalojnë ditët e para të martesës,plas sherri,fillon dhimbja e kokës,nxjerr krye
xhelozia e shoqëruar me dhunë,fyerjet dhe poshtërimet shtohen dhe vjen një ditë
që vetë femrat kërkojnë divorcet që të ndahen nga burrat.Një zgjidhje kjo e
pranueshme dhe që shpreh në një fare mënyre emancipimin dhe rënien ndesh të një
tradite ataviste,sipas së cilës të drejtën për divorc e kishin vetëm burrat.
Dhuna ndaj femrës në tërësi
dhe gruas në veçanti shfaqet në të gjitha format e saja fizike, emocionale e
psikologjike,seksuale dhe institucionale.Ushtruesit e dhunë janë burrat,por në
shumë raste dhe të dashurit e tyre,tek të cilët ato duhet të kishin mbështetje
dhe siguri,janë të afërmit e tyre dhe njerëzit e tjerë perversë.E keqja më e
madhe është se në listën e dhunuesve të kësaj kategorie të shoqërisë,në menyrë
spontane futet dhe shteti,i cili duhej të ishte në pararojë të mbrojtjes së
aspiratave dhe të drejtave të tyre.Shteti dhe shoqëria jonë e paemancipuar jo
vetëm nuk duan t’ia dinë për kushtet e jetesës së femrës dhe as të punësimit të
saj,por duke qenë edhe maskilistë ne mendime,nuk i hapin rrugë femrës për t’u
angazhuar në jetën sociale, politiko-shoqërore e shtetërore.Së paku flas me
përgjegjësi për problemin për rrethin e Lezhës,ku asnjë prej femrave nuk i
është dhënë mundësia të konkurojë për drejtuese të pushtetit vendor apo të një
force të caktuar politike! Asnjë njësh apo dysh në institucionet drejtuese
lokale nuk është femër! Siç duket,përveç psikologjisë ataviste të mbartuar nga
e kaluara,këtu ndikojnë edhe klima sociale aspak dashamirëse ndaj gjinisë
femërore,si dhe frika se gratë në tërësi janë më pak të korruptuara se meshkujt
dhe për rrjedhojë,nuk pranojnë lehtë ortakëri në dëm të shoqërisë dhe të
komunitetit.Situata të tilla e ngarkojnë shumë emocionalisht femrën,e
terrorizojnë shpirtërisht,e lodhin menúërisht dhe e shpërfytyrojnë si njeri dhe
vjen një ditë ku durimi merr fund,pasi ajo e bluan për shumë kohë idenë se
është më mirë të ketë një fund të tmerrshëm sesa të jetojë një tmerr pa
fund.një zgjidhje aspak normale,por ja që ndodh.
Së treti, papunësia të
çon në varfëri dhe kjo e fundit i jep krahë zhurmës, grindjeve, dhunës,krimit
në familje,por edhe vetëflijimit të kryefamiljarit,kur ai ka humbur shpresat
dhe nuk ka mundësi t’i ushqejë,t’i veshë e t’i shkollojë fëmijët.Jeta boshe,pa
të ardhme,me trysni të gjithanshme dhe tejet e polarizuar,e shoqëruar edhe me
padrejtësi sociale nga më të ndryshmet,me varfëri morale dhe materiale dhe ku
ligjin e bëjnë “të fortët”,ata që kanë para,pseudointelektualët adhamudhë e
partiakë,klanorë dhe kulisarë,e depersonalizon individin,e shkurajon atë dhe
demoralizon veprimtarinë e tij.Lodhja morale dhe ngarkesa psikologjike ëshë aq
e madhe,sa në një moment të caktuar adoleshentja,burri ose gruaja mund të
kryejë edhe krimin,pasi nuk mund të gjejë asnjë rrugëdalje për të ecur
përpara.Në këto raste vrasja dhe vetëvrasja nuk ndodhin rastësisht,në mënyrë
spontane dhe nuk janë të momentit.Përkundrazi ato kanë një skenar të
parapërgatitur mirë nga autori.Në mendjen e atij (asaj) që do të kryejë krimin
zhvillohet një luftë e fortë mutivesh psikologjike e të kundërtave.Gjatë
periudhës së përpunimit të mendimit kriminal,ai ose ajo rrinë shpesh të
mërzitur,të stresuar dhe të vetmuar,larg mjedisit shoqëror dhe familjar.Jeta e
vetmuar,pa aktivitet dhe pa objektiva e varfëron botën emocionale dhe
shpirtërore të individit dhe e hedh atë në burgun e vetmisë.Të afërmit,shokët
dhe shoqet,shkolla e institucionet e tjera që merren me edukimin si dhe OJF-të
duhet t’i ndihmojnë ata për t’u integruar në shoqëri dhe për të përballuar
sfidat e jetës,baticat dhe zbaticat e perditëshme të saj.Askush të mos mendojë
se do të jetë gjithmonë i lumtur.Lumturia si çdo gjë tjetër në këtë botë është
relative dhe për këdo në këtë jetë ka ditë me shi,por edhe me diell.Në këtë
kuptim i zhgënjyeri,i lodhuri ekonomikisht e shpirtërisht duhet të shikojë
vetëm përpara dhe asnjëherë mbrapa,vetëm dritën dhe asnjëherë errësirën dhe të
ecë kurdoherë me mendimin se gjërat nesër do të shkojnë më mire.
Së katërti, mohimi
i të drejtës së pronës,i mbështetur në ligjin komunist nr.7501,mbart me vete
strese e gjendje të rënda stresuese tek anëtarët e familjes pasi dihet se
familja shqiptare ka qënë e lidhur historikisht me pronën,prandaj janë thuajse
të zakonshme konfliktet dhe dhuna në familje e shoqëri për të saj.Zënkat për
tokën në fshat,apo për pronën në qytet kanë çuar shpesh në vetëgjyqësi brenda
familjes apo fisit,e këto dukuri negative të shoqërisë sonë nuk vlerësohen në
fillimet e veta nga autoritetet vendore dhe as nga njerëzit e
afërt.Rrjedhimisht shkohet drejt krimit.Janë raste që ndodhin rëndom sot në
shoqërinë tonë.
Mundësitë për zbutjen e krimit sot në familje
ekzistojnë.Për këtë duhet vullnet i mire,zbatim i legjislacionit pa bërë
dallime,harmonizim i veprimeve të komunitetit,të shkollës,OJF-ve,e sidomos
strukturave të shtetit dhe të gjithë aktorëve të tjerë të interesuar për këtë
problem madhor për të ardhmen e vendit.Më shumë ndikim në uljen e krimit
familjar do të kishte zbutja e varfërisë përmes politikave të punësimit,njëfarë
drejtësie sociale dhe investime më të shumta për argëtimin e të rinjëve. Kështu
dihet tashmë se në mjedisin shqiptar ,varfëria vazhdon të jetë e pranishme cka
përben një shkak më shumë për raste e ndodhi të padëshirueshme.
Rol të rëndësishëm mund e duhet të luajë edhe feja me institucionet e
saj.Kështu shoqëria jonë do të rritej më e shëndetëshme, më e forte,më e
edukuar. Ky është refleksi i lirisë , kjo është fshehtësia e progresit të
vërtet moral e qytetar drejt të cilit jemi nisur e për të cilin jemi munduar
shumë .