Mendime
Azgan Haklaj: Në Kavajë si dikur aleatët në Normandi
E shtune, 22.04.2017, 05:08 PM
Demokratët
dhe opozita e bashkuar do të zbarkojnë ne Kavajë si dikur aleatët në Normandi
me operacionin "Overlot"
Nga Azgan Haklaj
Historia e Luftës së Dytë Botërore po përsëritet në Shqipëri. Në Atdheun e perendive Ilire, te perendorëve të medhenj, Dioklicianit, Konstandinit Justinianit ,të kryezotëve të betejave, te Aleksandrit te Madh apo Lekës siç e therrasin në gjuhën vllaznore dhe të thjeshtë shqiptarët, të Pirros dhe Gjergj Kastriotit. Në Atdheun e engjëllit q? pushtoj qiejt,Shenjtorës Nanë Terezës, në jubileun e 800 vjetorit të shtetit të Arbrit po perplasen dy botë. Republika e Re me të vjetr?n. Ashtu siç zbarkuan miliona ushtarë në Normandi të Franc?s për të çliruar Evropën nga tirania e Hitlerit ,sot pas shtatë dekadash nga ajo ngjarje madhështore e historisë ,në Shqipërinë e vogël,por fisnike dhe liridashëse, qindra- mijra shqiptarë të rreshtuar nën flamurin kombëtar, të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të zbarkojnë triumfalisht nëpër rruget dhe sheshet e Shqipërisë duke filluar me 7 Maj ne Kavajë, për të çliruar Atdheun e tyre nga karikatura më e shëmtuar e Hitlerit, Edi Rama. Ky referendum popullor që do të ngadhnjejë me 7 maj në Kavajë, në vendin simbol të demokracisë është sinjifikativ për faktin se na ndan vetëm dy javë nga 9 Maji, kur mbar? bota kremton çdo vit fitoren mbi fashizmin. Aristoteli i madh na ka lanë një maksimë: Do ta them të verteten troç edhe sikur të gjithë të jen? kundër sajë sepse shpejt të gjithë do ta perqafojnë këtë te vertet. E kam mik Platonin por me shumë t? vertetën shprehej filozofi i madh. E verteta me bën të lirë na thotë Seneka. U mbushën dy muaj në çadrën e lirisë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar e udhëhequr nga korifeu i saj Lulzim Basha po shpalosin një të vertet te madhe e shumë dimensionale por dhe të dhimbshme tashm? të mbeshtetur masivisht nga populli shqiptar që e demonstroj me marshimin solemn në sheshin Skenderbej. Njëzeri, në menyrë unanime i tha Edi Ramës: Boll më, ik. Mbi 60 ditë në shtepinë e lirisë po perplasen dy bot?, e ardhmja me të shkuaren, vyrtyti me vesin, demokracia me autokracinë ,Republika e Re qe po vjen me republik?n e vjeter qe po jep shpirt. Qendrestarët e paepur në protestën më të gjatë në histori po kerkojnë të vendosur te mbjellin e te konsolidojnë institucionin e votës së lirë, si gurthemel të Republikës së Re. Kjo kauzë e shtrenjtë dhe e shenjtë e opozitës së mbeshtetur nga shumica e shqiptarëve do të kurorëzohet me çdo çmim. Teksa po shkruaj këte opinion mu kujtua nje leterkembim i baballarëve të kombit Amerikan Medisonit, Hamiltonit, Xhafersonit,dyqind e kusur vjet me parë : Jemi mbledhur një ansambel perendishë që po projektojmë të ardhmen e Amerikës. Pikerisht kjo çadër sot ka nje mision të shenjtë të hedhë themelet e Republikës së Re nepermjet institucionalizimit një herë e pergjithmonë të votës së lirë. Dhe kjo arrihet me nj? qeveri teknike me mandat kushtetues që do të realizojë zgjedhje te lira dhe të ndershme me shanse të barabarta konkurimi para verdiktit të sovranit. Mirpo në çastet e fundit të agonisë dhe të qendresës së tij të çmendur Edi Rama zgjodhi të trumbetojë me propoganden e tij shurdhuese avokatinë e ministrit të jashtëm gjerman me emrin biblik Gabriel dhe znj Mogerini, perfaqsuesve te dy kombeve që nepermjet boshtit Romë-Berlin-Tokio, trekëndeshit të zi i shkaktuan botës 100000 viktima në luftën e dytë botërore. z Gabriel dhe znj Mogerini kombi i të cilës Italia bashkëjeton prej dekadash me mafjen më të organizuar, me të tmerrshmë më gjakatare në histori na thanë dy fraza shkurt të padenja per dy kombe si Gjermania e Frederekut te Madh, Otos së perandorisë së shenjtë Romake, Bismarkut ,arkitektit te realpolitikës ,Italia e Garibaldit e Françesko Krispit me gjak shqiptar që sëbashku me Francën e Shumanit ,djepin e revolucionit dhe filozofisë Liri- Barazi- Vllazri jen? trinia dhe lokomativa dhe shpresa e shtëpisë sonë të perbashket Bashkimi Evropian. Ata me nje gjuhë te akullt dhe arkaike sikur t? vinte nga epoka skllavopronare i thanë opozitës dhe popullit që i mbështet : Nuk ju kuptojm? çfarë doni! Dilni nga Çadra! Votoni ligjet qe ju thotë Rama! Shkoni ne zgjedhje se ne ju vezhgojm?! Pra shkurt dhe qartë varjani ne qafë melçitë ujkut. Zoteria i Berlinit dhe znj e Rom?s po ti kishin thirrur kujtesës historike te kombeve te tyre nuk do të guxonin për tu treguar aq arrogant, të njëanshem dhe te paduruar, pa e degjuar akoma udhëheqesin e opozit?s s? bashkuar z Lulzim Basha për të shprehur publikisht, pa asnjë sens diplomatik mirësjellje e respekti ndaj qytetarëve shqiptarë perkrahjen për z Rama. Gabrieli e Mogerini mund të simpatizojnë personalisht z Rama deri në marrëzi për ekstravagancën e tij,për biseksualitetin e tij politik dhe moral,per lukun e tij alla Versaçe per ngjyrat e ndezura të kemishave e kostumeve, të kravatave ylberore te blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ta simpatizojnë edhe për të gjitha te zezat qi i ka sjellur me qeverisjen e tij autokratike, plutokratike duke institucionalizuar krimin në pushtet. E theksoj deri ketu eshtë çeshtje simpatie personale. Por kur ke veshur kostumin e ministrit të jashtëm Gjerman dhe fundin e komisioneres për politikë të jashtme te Bashkimit Evropian Eshte e papranueshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Gjermaninë dhe Italinë dy kombe mike të sotme por dhe dy shtete pushtuese te Shqipërisë jo më larg së 70 vjet. Ata duhet te dinë mire vuajtjen e popullit shqiptarë nga Hitleri dhe Musolini. Duhet të mendojnë se shqiptarët kanë përjetuar diktaturën më të eger ne Evropë dhe se pjesë e makinerisë shtypëse e pushkatuese ka qenë babai dhe daja i Edi Ramës. Shqiptarët janë krenarë që në luftën e dytë boterore çliruan Atdheun e tyre nga baballarët e gjyshët e Gabrielit dhe Mogerinit dhe u rreshtuan me fitimtarët. Ajo ishte një betejë patriotike e një kombi të lashtë e fisnik frytet e të cilës i korrën dhe shijuan me të pabesë diktatori Hoxha dhe kori i korbave, oborrtarë të tij vampirë ku babai dhe daja i Edi Ramës ishin violina të para. Biri kombit Gjerman dhe bija e kombit Italian që i dhanë botës kaq shumë gjeni por dhe idologjitë e shtetit nazist dhe fashist, koktejn më të hidhur në historinë e njerzimit na thanë troç: Nenshtrohuni! Braktisni shtëpinë e lirisë, endrrën për një Republikë të Re te dalë nga vota e lirë. Endrrën për nj? Shqipëri pa drog?, per një parlament pa bandit. Braktisni endrrën për një drejtësi të pavarur dhe shkoni urtë e but? si delet ne vathë se bariu juaj do të jetë prapë Edi Rama. Benjaminët e Ramës harrojnë se problemi i Pd -së e opozitës së bashkuar nuk është thjesht Edi Rama por filozfija e tij sunduese gjenetike. Te ishte vetem i atij do ja kishte mbathur me kohë pa u menduar dy herë. Qeveria e tij është një band? mafjoze dhe Rama është thjesht kryetari i kupolës dhe po të ikë ai në vend të tij kurorëzohet kapoja i ri. PD dhe opozita e bashkuar duan ta shkulin të keqen nga rrënja e kjo behet duke largur Ramën bashkë me bandën e tij kriminale në parlamentin e drejtuar nga Ponc Pilati Ilir Meta bashkefajtorë njesoj me Ramën. Opozita kerkon çlirimin e shtetit, parlamentit qeverisë,pushtetit vendor, sherbimit diplomatik, medias nga krimi dhe sigurimi i shtetit tentakulat e të cilëve e kanë mberthyer prej 26 vjetesh shtetin e s? drejtës per t? cilin kemi endërruar. Në Shqipëri thonë çudia më e madhe zgjat tre ditë. Gabrieli dhe Mogerini erdhën bënë detyrën ndaj mikut të tyre që eshtë në grahmat e fundit në reanimacionin e spitalit të politikës i dhanë oksigjenin e fundit. Tani është radha e shqiptarëve të ja heqin qesen e fundit të ketij oksigjeni që i sollën miqtë e tij të paguar dhe ta varrosin politikisht Ramen por bashkë me t? dhe dhimbjen tonë që na shkaktoj me vaje e kuje sipas tradit?s së lashtë. Shqiptarët e kanë zgjedh rrugën dhe prijësin e tyre z Lulzim Basha, simbol i Shqipërisë Evropiane që u ba barrikada e pakapercyeshme e Ramës dhe kmerevë te kuq . Basha do të jet? gjenerali i operacionit të Ri "Overlot". Qindra- mijra shqiptarë do të vershojnë në sheshet e Shqipërisë duke filluar nga Kavaja ashtu siç zbarkuan aleatët perendimorë n? brigjet e Normandisë të udhehequr nga Ajzenaueri i madh. Shqiptarët janë t? vendosur të çlirojnë Atdheun e tyre nga njeriu bunkier Edi Rama e banda e tij politike. Ju shpresoni se do ju mbeshtesë Evropa dhe se do të arrini një fitore si t? Pirros por ne nuk do ta lejojmë z Rama. Me 18 qershor nuk do t? ketë zgjedhje me ju kryeminister . Ky eshtë pakti i shenjte i besëlidhur mes popullit opozitarë tashmë shumicë dhe z Lulzim Basha të cilët kanë vendosur e janë betuar para familjes, flamurit , e vetë Zotit për ti dalë zot Atdheut lirisë dhe demokracisë. Evropa qe mendon Rama se e ka aleatë dhe do ta shpetojë nga gremina eshtë Evropë sipas modelit made in Rama ekziston vetëm ne fantazinë e tij haluçinante. Evropa e vertet e që ne kemi parë eshtë krejt ndryshe; Ministri i financave të Francës dha dorëheqje sepse nuk justifikon dot nje apartament me dy dhoma. Ministri i brendshem belg dha dorëheqje sepse një protestuese vdiq në duart e policisë n? demonstratë, një minister transporti dha dorëheqje se u shemb një urë. Kurse ju për një mandat katër vjeçarë keni shkaterruar shtetin e së drejtës, institucionet publike, policinë, arsimin shendetsinë keni kthyer institucionet e shtetit inkubatorë krimi e laborator? droge. Si llupës i pangopur i pushtetit kerkon të blesh edhe fjalën e lirë, mediat e shkruara dhe vizive, portalet, diplomatet e korruptuar madje edhe zgjedhjet. Por lideri i opozitës n? emër të ansamblit opozitar e te popullit shumicë qe e mbeshtet e ka deklaruar solemnisht kurrrë nuk do të ndodhë. Perpjekja juaj e deshp?ruar për t? rezistuar me çdo çmim edhe se tashm? edhe ti e ke t? qartë fundin politik na kujton Hitlerin ne pranëver?n e vitit 1946 kur ai i shpartalluar nga të gjitha frontet shpresonte ta shpetonte mrekullia e Zotit. Para disa ditesh ju na that? opozita ësht? e lirë te vrasë vehten. Ne po të themi je i lirë si Hitleri te zgjedhesh fundin tend. Rama ik. Tani nuk të shpeton as Zoti. Për Gabrielin dhe Mogerinin nuk bëhet fjalë.