Mendime
Skënder Kapiti: Lëvizja politike Kokëdhima (2)
E premte, 14.04.2017, 09:33 AM
Ja
pse do ta përkrahë antarësia e PS-së dhe
votuesi “Zgjidhjen”e Kokëdhimës
Nga Skënder S. KAPITI
Lëvizja politike “Kokëdhima” nuk duhet parë vetëm si Lëvizje brënda PS-së kundër pseudoRilindjes së Edi Ramës por si një Lëvizje kundër establishmentit politik shqiptar të tranzicionit në tërësi, establishment i cili mban peng demokracinë, shtetin, shoqërinë, patriotizmin dhe integrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në BE, si një lëvizje kundër politikës së pengimit, bllokimit dhe kundër korrupsionit që kanë paralizuar sistemin, ligjin dhe drejtësinë.
Lëvizja “Zgjidhja”brënda Partisë Socialiste nuk erdhi pra rastësisht dhe vetëvetishëm, por ajo lindi si një nevojë dhe si domosdoshmëri që e kërkon realiteti politik dështak 25 vje?ar i këtij tranzicioni të tejngopur me kriza dhe problematika të rënda politike, ekonomike, demokratike dhe sidomos me një gjëndje të rëndë sociale, mungese besimi dhe humbjeje shprese.
Por e vecanta dhe ndoshta si tipike duhet shënuar fakti se Lëvizja “Kokëdhima” apo “Zgjidhja” erdhi nga brënda Partisë Socialiste e cila është në pushtet, dhe jo si lëvizje e opozitës politike apo e shoqërisë apatike e të paralizuar civile shqiptare, gjë që do të thotë se opozita aktuale politike dhe shoqëria civile shqiptare nuk kanë dhënë akoma alternativë zgjidhjeje për të ndryshuar dhe përmirësuar as veten e vet, demokracinë brënda tyre, e jo më shtetin dhe shoqërinë.
Vetëm një opozitë e vërtetë demokratike e cila ta shohë demokracinë si ligj, si liri veprimi e mendimi, ku të pyetet e të vendosë antarësia për të zgjedhurit politikanë deputetë dhe partiakë të saj, dhe jo dëshirimi, vullneti dhe lista verbale e kryetarit dhe e establishmentit politik në orën 12 të natës kur skadon afati; vetëm një parti e cila vlerëson kontributet, dhuntitë, talentin, profesionalizmin dhe sidomos ajo parti që vlerëson ndershmërinë dhe patriotizmin: asaj force politike i duhet dhënë vota dhe besimi për të qeverisur shoqërinë dhe shtetin. Një Lëvizje antielitë, antiestablishmet dhe analizë të thellë transparente dhe demokratike duhet ta kishte bërë Partia Demokratike e cila është prej 4 vitesh në opozitë në mënyrë që ajo t’ë kishte nxjerrë alternativën por edhe për të fituar besimin duke akumuluar pakënaqësitë dhe zhgënjimet e qytetarëve.
Partinë Demokratike e konsumoi shumë rëndë qënia saj për tetë vite në pushtet: e konsumoi korrupsioni, papërgjegjshmëria dhe padrejtësia, mashtrimet dhe premtimet e pambajtura etj., dhe megjithatë, ajo nuk ka nxjerrë akoma as sot mësime nga pësimi i rëndë që mori me meritë në zgjedhjet e vitit 2013, dhe për pasojë edhe shanset për të fituar zgjedhjet e këtij viti nuk i ka aspak as deri tani. Por kjo Lëvizje lindi brënda Partisë Socialiste në pushtet nga Kokëdhima, nismë që është si ajo e Donald TRUMP, i cili nga një republikan i thjeshte falë: guximit, talentit dhe përvojës së tij të suksesshme private ; por sidomos në sajë të funksonimit të përsosur të demokracisë së brëndshme në Partinë Republikane, ai sfidoi brënda partisë rivalët e fortë dhe me përvojë të gjatë politike dhe u zgjodh si kandidat për President i asaj partie: jo nga lart, jo nga elita partiake, jo nga establishmenti politik i saj, por, atë e zgjodhi antarësia e saj të cilin pastaj e votoi dhe e zgjodhi President të SHBA-ve votuesi amerikan, duke bëre zgjedhjen e duhur.
Kokëdhima përbën një ndër ato rastet shumë dhe tepër të rralla në Shqipëri kur një individ , jo vetëm si politikan, por njëkohësisht edhe si një biznessmen i suksesshëm si ai, që të jetë edhe kaq shumë i përkushtuar dhe i interesuar për mirëqënien e përgjithshshme, për të mirën publike.
Mendoj se Z. Ko?o duke parë situatën në Shqipëri, realitetin shumë të zymtë, edhe sot nën qeverisjen e Partisë Socialiste me Kryeministër E.Ramën, pasi ai i konsumoi të gjitha përpjekjet e tij me lidershipin apo establishmentin aktual të PS-së për Reformimin e Partisë Socialiste dhe të qeverisjes, atëhere ai shpalli platformën dhe programin e tij: të një Lëvizjeje e cila synon ?lirimin e mendimit ndryshe brënda Partisë; që zgjedhjen dhe vendimmarrjet të bëhen nga antarësia dhe jo nga kryetari dhe establishmenti politik i saj; kërkon transparencë dhe aktivizimin politik të elementëve potencialisht më të aftë politikisht, profesionalisht, patriotikisht dhe moralisht dhe që PS ka më shumë se sa ?do subjekt tjetër politik në Shqipëri për konsolidimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, të demokracisë dhe të integrimit për të cilat populli shqiptar ia besoi PS-së qeverisjen me një besim shumë të madh si të një revolucioni demokratik para 4 vitesh në zgjedhjet e vitit 2013, sepse aq shumë ishte zhgënjyer populli nga ishqeverisja e PD-së dhe e S.Berishës.
Vizioni i Kokëdhimës si më të rëndësishëm ka Zgjidhjen e kryeproblemit të demokracisë : atë të realizimit të zgjedhjeve të lira e demokratike, realizimi i të cilave konsolidon demokracinë, sovranitetin e individit, shtetit dhe të shoqërisë: realizon dhe vë në funksion ligjin, drejtësinë, ndërtimin e shtetit ligjor dhe i hap rrugën e përshpejton integrimin e Shqipërisë.
Partia Demokratike, elita apo lidershipi i saj as nuk ka treguar shenja serioziteti dhe reformimimi dhe as ndjese publike edhe pse mbi supet e saj rëndon autorësia kryesore si shkaktare e kësaj gjëndje të rëndë anarkie dhe të dështimit të demorakcisë si dhe mosndërtimi e mosfunksionimi i shtetit modern me ligje dhe standarte demokratike shtetformuese pasi ajo e ka dominuar politikisht tranzicionin në Shqipëri.
Ajo është autorja e instalimit dhe e montimit të kulturës dhe praktikës së vjedhjes dhe e manipulimit të zgjedhjeve, e kapjes politike të shtetit dhe të drejtësisë, e keqfunksionimit të sistemit dhe të mirëfunksionimit të korrupsionit gjë të cilën e ka pasuar dhe vijuar më pastaj edhe Partia Socialiste. Këtë këkon si ndër më të rëndësishëm edhe z Kokëdhima që t’i jipet fund njëherë e përgjithmonë dhe të crrënjoset kultura e matrapazllëkut dhe manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Pavarësisht se reformatori Ko?o Kokëdhima i cili shquhet për pjekurinë e tij të lartë morale tregohet shumë mirënjohës dhe i moderuar kur shprehet se: “Ne jemi zgjidhja! Ju jeni Zgjidhja! Unë jam zgjidhja!”, vlerësoj dhe gjykoj se ajo e cila e ka nxitur Z. Ko?o për të ndërmarrë këtë Lëvizje ka ardhur si rezultat i një studimi të detajuar prej tij të shkaqeve dhe të shkaktarëve prej të cilëve kombi, shteti dhe shoqëria vuajnë dhe e pësojnë vazhdimisht që prej 25 vitesh.
Këtë e tregon programi i Lëvizjes së inicuar dhe të drejtuar prej tij, i cili jep Zgjidhjen e problematikave dhe te të pazgjidhurave të derimësotme në Shqipëri prej të cilave vëndi mbahet në një gjëndje anarkie politike, demokratike, padrejtësie, korrupsioni, moszhvillimi, trafikimi droge dhe qëniesh njerëzore, varfërie, papunësie, eksodi të vazhdueshëm dhe mosintegrimi.
Ko?o Kokëdhima është nxitur dhe motivuar për ndërmarrjen e kësaj Lëvizjeje nga shpirti revoltë i tij, i këtij politikani patriot dhe intelektual të guximshëm për të mos u pajtuar me të keqen politike, ekonomike , sociale dhe demokratike e cila ka ardhur si rezultat i këtyre politikanëve keqbërës, të korruptuar dhe të papërgjegjshëm që e kanë sunduar dhe e sundojnë Shqipërinë, apo prej kësaj që tashmë quhet si elitë apo establishmet politik.
Gjithashtu kjo revoltë vjen dhe është si karakteristikë e individëve me përvoja dhe me trashëgimi fisnike, patriotiko-kombëtare, kulturore dhe intelektuale dhe me dhimbshuri sociale, ndjesi shpirtërore dhe me tolerancë e pjekuri morale si dhe të njerëzve me integritet sdhe të guximshëm intelektualisht dhe patriotikisht.
Është e drejta e votuesit që ta zgjedhë apo votojë “Zgjidhjen” pasi tashmë ai është ndërgjegjsuar se politika, elita apo establishmenti politik si ai i Majtë dhe i Djathtë i këtij tranzicioni kanë dështuar.
Duhet ndëshkuar politika dhe kjo elitë politike e sotme ne te dy shtetet shqiptare e cila për patriotizëm ka pasur dhe vazhdon edhe sot të ketë : “Dashurinë” për ta vjedhur, grabitur dhe rrënuar shtetin dhe atdheun; për humanizëm dhe si demokraci ka pasur por edhe ka: varfërinë, korrupsionin, mashtrimet, gënjeshtrat dhe tradhëtinë ndaj shoqërisë dhe popullit.
Elita politike shqiptare e këtij tranzicioni si përgjegjshmëri dhe si sakrifica ka pasur dhe tregon gadishmërinë për të sakrifikuar të drejtën shtetërore, postet e detyrat publike si dhe individin, partitë , shoqërinë dhe interesin kombëtar për interesa të ngushta personale, familiare dhe klanore.
Kur themi në Shqipëri kuptojmë edhe Kosovën pasi as atje realiteti nuk është aspak më i mirë. Edhe atje duhet një zgjim për një ndërmarrje të një Lëvizje politike të tillë si kjo e Kokëdhimës në Shqipëri për emancipimin dhe demokratizimin e brëndshëm të partive politike e cila i paraprin lirisë dhe demokracisë së vërtetë të tërë sistemit më pastaj.
Rinia shqiptare duhet t’i bashkangjitet “Zgjidhjes” dhe të mos e braktisë atdheun, dhe mos ta kërkojë zgjidhjen dhe shpresën në vëndet e huaja; të mos emigrojë, por ta realizojë veten, shpresën, ardhmërinë, sigurinë dhe perspektivën në atdheun e vet. Pra mendoj se është detyrë e joindiferentizmit që cdo nismë të re, pa marrë parasysh se nga cila forcë politike ajo buron dhe aktivizohet, por që dhe përderisa ajo vjen si një alternativë apo premtim i cili i shërben përmirësimit dhe interesit publik, ajo duhet përkrahur.