E shtune, 03.05.2025, 06:22 PM (GMT+1)

Mendime

Azgan Haklaj: Edi Rama nuk vlen për kryeminister

E marte, 11.04.2017, 06:22 PM


Edi Rama nuk vlen as për kryeminister as për kurban

Kur tiranit? nuk dorëzohen, përmbysen…

Nga Azgan Haklaj

Zhan Zhak Rusoi, filozofi dhe iluministi i madh francez i ka lanë si testament njerzimit vepren e vet monumentale "Kontratën Sociale", ku shpjegon qartë se shteti eshtë një kontratë sociale, juridike, morale e shoqërore mes qytetarëve të lirë dhe atyre që i qeverisin. Të drejtat hyjnore natyrale të njeriut liria, siguria e jetës, e pronës dhe barazia para ligjit janë të panegociueshme e të padhunueshme, na meson filozofi i madh. E bera ketë hyrje per faktin e thjeshtë e të hidhur se Rama megjithë dekoratën e Legjionit të Nderit( dekoratë thjesht politike) që i dha para disa ditësh presidenti i Francës nuk ka mesuar asgjë nga Franca, tempulli i lirisë e simbol i Republikës sepse në të kundert ai duhet të mendonte: A mund të jem Legjionar i Francës unë kryeministri i Shqipërisë kur mijra qytetarë , protestojnë para zyrës time ditë- natë,protestojnë para godinës së mbuluar me ferexhe, para qeverisë maskë dhe kerkojn? dorëheqjen time per shkak se kam shkelur kontratën sociale me popullin tim. Dua te bej një vepër për Atdheun tim pastaj le te vdes, te bëhem Kurban thoshte shkrimtari, publicisti ,politikani brilant Viktor Hygo. Po ju a e keni bërë ketë z Rama qe keni pranuar të dekoroheni?! Sigurisht vepra juaj ?sht? e shemtuar, publikisht keni deklaruar se opozita është e lirë të varë vehten. Pra ju kerkoni asgjesimin fizik te opozitës njerës shtyllë të demokracisë. Edi Rama sëbashku me ortakun e tij Ilir Meta, vrasës dhe persekutorë të opozitës mendojnë se mund të qeverisin shqipërinë si konsuj të Romës së lashtë. Eshtë e pamundur të analizosh në një shkrim të vetëm " bamat e Ramës", për këtë duhen analiza e libra shumë voluminoz?. Nuk më ka habit aspak fakti se ky Don Kishot i politik?s është perpjekur të luaj me kartën e nacionalizmit,por kete mantel e zhveshi dhe doli si dikur lakuriq ne Francë. Pasi e beri vella Erdoganin, kercënoj se do ta privatizojë Akropolin e Athinës dhe i tregoj vendin në Beograd mikut te tij Vuçiç, duke u mburrur per ketë por nuk pati guximin e burrërinë te fliste dy fjalë për shqiptarin e madh ,Emblemën e patriotizmit të qendresës e njeherësh te nacionalizmit modern shqiptar z Ramush Haradinaj i cili mbahet peng në Francë për ti ber? qefin mikut te tij Vuçiç,politikanëve në Kosovës t? lidhur me Beogradin. Kur z Rama u dekorua mu rikujtua nj? sentecë e perendorit te Francës Napoleon Bonaparti qe pata cituar tek një shkrim per kalorësin e lirisë Haradinajn. Dekorata me e madhe qe merr njeriu ne jetë eshtë nje plagë në sherbim të Atdheut. Ramush Haradinaj e ka tejkaluar këtë sentencë sepse ka disa plagë ne trup dhe se ka venë kurban ne themelet e Kosovës vllezerit e tij Luanin, Shkelzenin, Enverin. Ramush Haradinaj shkoj dy herë në Hagë si dorëzan i Kosovës, Pas nje betej? të gjatë gati nje dekadë u kthye triumfues duke e çertifikuar kauzën e shenjtë të UÇk-së, luftën e saj per çlirimin e Kosovës. Simbolikat e Ramës jan? aq naive sa janë edhe zhgarravinat e tij , pikturat me t? cilat shetit nepër Evropë ashtu si serbët me eshtrat e Car Llazarit. Ketë e ban me paratë tona sigurisht ,në një kohë kur shtepia ku lindi Homeri shqiptar Gjergj Fishta, akademiku gjenial i kulturës, patriotizmit, konstruktori i Shqipëris? Evropiane eshtë shembur per dhe. Edi Rama proklamon ate te ciles nuk i beson se vetë ai. Unë jam kryeminist?r i Rilindjes, arkitekt i shtetit te ri dhe vizionar i madh Evropian. Sa për opozitën qe ka mbi 50 ditë , mbi 1200 orë që proteston ne shtëpinë e lirisë me qytetari, me kurajo të pashoqe e që i thotë në protest?n me e madhe ne historin? shqiptare Ik ai nuk don te ja dijë. Per n? ditën e 50 të kësaj proteste lideri i opozitës së bashkuar arkitekti i Republikës së Re z Lulzim Basha i tha qart?; Tiranitë që nuk dorëzohen permbysen. Nuk do të ketë zgjedhje farsë me ty as qeveri fasadë per të shpetuar klanin tand kleptokratik. Rama ka end?rruar se protestuesit mjeranë apo çadristë te ngujuar siç i quan ai ti vinin flakën kryeministrisë, institucioneve e mbarë Shqipërisë për ti treguar botës së PD dhe opozita të cilën ai e perbuzë me neveri dhe se i ka shpallur të keqen e madhe te ketij vendi janë tribalë, vandal?, janë talebanët e Evropës dhe unë shpetimtari i qytetrimit Evropian.... Tomas Hobs ka nje maksimë: E drejta morale eshte burim i të gjitha të drejtave. Ju keni humbur te drejtën morale z Rama sepse keni dhunuar kontratën sociale me popullin tend ndaj opozita e bashkuar,shqiptaret do të flakin te bindur thell?sisht se nuk vlen për kryeministër as për kurban. Midis qindra e mijra protestuesve t? varfëruar e t? poshtëruar nga Rama, mes njerëzve që ai dhe sekserët e tij u zhvatën pronat dhe u rrafshuan shtëpitë, mes qindra biznesmenëve që qeveria u falimentoj bizneset e sipermarrjet vetem se ishin mbeshtetës të PD-së, mes qindra te rinjëve dhe te rejave qe u shkatërroj endrrën ka padyshim koka të nxehta të cilët duan ta bajnë kurban z Rama. Edhe vetë z Rama ndoshta endërron të bëhet kurban e të muroset në sheshin Skenderbej dhe ashtu si prifti shovinist Sebastianos qe u varros në Konicë të mbetet në histori. Ai nuk do të ketë kurrë ketë fat për t? qen? kurban i Republik?s së Re dhe i Shqipëris? s? nesërme Evropiane. Legjenda e Rozafës nuk mund t? persëritet. Kurbani edhtë simbol i shenjtë për njerzimin. Kur profeti Abraham doli në kodrat e Sinait dhe në shenjë besnikërie ndaj Zotit deshi të bante kurban djalin e tij, Krijuesi i gjithësisë zbriti nga qielli një dash dhe i tha profetit ti tregove besnikërinë ndaj meje por nuk dua kurbanë njerzish. Kurbani z Rama duhet të jetë i shendetshëm pa semundje, i pastër dhe i taksur për tu në sakrifikuar ditën e shenjtë. Fati i shqiptarëve ësht? në duart e tyre Ju nuk vleni as për Kryeministër, as për kurban. Ikni që t? mos gjykoheni. Filozofi i lashtë Konfuci na ka lanë një fjalë të urtë. Diellit qe perendon e burrit që bie i mbyllet dera. Ju keni renë z Rama e shqiptarët njezeri solemnisht do ta mbyllin derën…



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx