E shtune, 03.05.2025, 06:26 PM (GMT+1)

Mendime

Dibrani: Shqiptarët me flamur tremben Maqedoninë

E diele, 09.04.2017, 09:59 AM


Shqiptarët me flamurin kombëtar e tremben Maqedoninë   fantazmë të ish shtetit Jugosllav!

Shkruan Asllan Dibrani

Sipas mediave maqedonase të enjten rreth orës 16 flamuri maqedonas ishte larguar nga shtylla dhe në vend të tij u vendos flamuri shqiptar. Aty pasuan edhe  arrestime  si të "dyshuar për incidentin", të cilët gjithashtu janë dënuar edhe me paraburgim, ndërsa disa të tjerë janë në arrati. Pastaj thuhet se policia e Kumanovës ka iniciuar padi penale ndaj dy të rinjve nga fshati Sllupçan i Likovës.

Paraburgim i dy të rinjtë shqiptar në Kumanovë për flamurin shqiptar, nuk mund te vlerësohet ndryshe, pos  cenim i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni!. Shqiptarët në Maqedoni janë të vetëdijshëm se çka paraqet flamuri për ta!  Prandaj ata  në këto ditë nuk duhet të rrinë spektator ndaj terroristëve maqedonas qe dënojnë dhe burgosin  rininë shqiptare  që duan të jenë të lirë si maqedonasit? Vetë simboli i flamurit flet shumë, për çdo etni, atëherë mos të çuditen as shovinistet  sllavo-maqedon, me  të rinjtë tanë qe e lënë  flamurin e vet dhe e përqafojnë   një flamur të huaj siç është ai maqedonas! Në këto momente këta të rijnë janë duke u dhënë  sinjalizim shqiptarëve të atjeshëm, që të zgjohen nga gjumi të dinë se çfarë kërkojmë në të vërtetë. Flamuri ka shërbyer gjithmonë për të shfaqur dinjitetin tonë andaj as maqedonasit  e krijuar fantazme nga ish shteti Jugosllav nuk mundin ta mohojnë një  realitet se shqiptaret janë në vendin e vet me simbole,kulture ,gjuhë dhe zakone të veta  ”. Ne e dimë se si është trajtuar historia e flamurit shqiptar në Maqedoni, herë i ndaluar me ligj, herë i ndryshuar në përmasat e tij dhe herë,here i lejuar nëpër manifestime të ndryshme apo me mirë të themi i zvogëluar  dimensionalisht !?... Për mes këtij shkrimi, le të jetë një mesazh për maqedonasit qe mos ti fyejnë zjarrit  se do te ndizen vet në te. Kërkojmë që të respektohet e drejta e shqiptarëve të Maqedonisë për të përdorur flamurin kombëtarë dhe shprehim  indinjatën më të thellë për abuzimin e flamurit shqiptar ne trojet  e veta . Shqiptarët me flamurin kombëtar e tremben Maqedoninë e krijuar fantazmë të ish shtetit Jugosllav,prandaj maqedonasit duhet të jen shumë te vetëdijshëm se çka po veprojnë në këto kohë dramatike për Maqedoninë në prag të zhbërjes së saj!

Ndryshe nga tema aktuale  kemi edhe abuzimin e gjuhës shqipe që është aktualizuar sërish gjatë kësaj fushate elektorale në Maqedoni,  qe  aq në forma  të vrazhda  mundohen  ta cenojnë një  gjuhe te vjetër me vlera indoevropiane, gjë qe përmes këtij rasti duhet ta gjykojmë edhe  lidershipin shqiptar që  thirren  në të drejta të barabarta në Maqedoni, ndërsa në anën tjetër  shqiptarët  po kalben nëpër burgje për  të drejtat e veta  për flamur gjuhë dhe liri!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx