E shtune, 03.05.2025, 06:01 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Fati i të vegjlëve

E merkure, 12.04.2017, 07:37 PM


KUSH E KA NË DORË FATIN E TË VEGJLËVE ?

Nga Dedë Preqi

Ata që disponojnë fuqi të mëdha ushtarake dhe ekonomike, hyjnë në historinë e botës që dominojnë drejtë, apo edhe në të kundërtën, ska dyshim se, duke u mbështetur në këtë rutinë, mund të keqpërdorët ajo më e dhimbshmja dhe më e ndieshmja për jetën normale dhe për jetën e lirë demokratike të njerzimit. Nëse nuk është kështu, atëherë qysh dhe si po e përjeton njerëzimi këtë shkallë të vetëshkatërrimit, apo të paktën, duke e përballuar këtë torturë fizike dhe traumë shpirtërore nga luftat e përditshme?

Natyrisht, të mëdhenjtë dhe të fuqishmit karakterizohen dhe dallohen me muskujt e tyre të fuqishëm, të cilët dallojnë  me njëri- tjetrin edhe pse të fuqishëm, nuk mund të përputhën në mes veti, sepse të fuqishmit dhe të mëdhenjtë nuk do të thotë se, mund të kenë një besim të qartë dhe optimist, që do të mbështetej në fakte të sigurta, që do të kenë për bazë një objektivitet konkret, të cilin do ta pëlqejë jeta, apo do ta pëlqejë një shoqëri njerëzore.

Të mëdhenjtë dhe të fuqishmit, janë, apo nuk janë ata, të cilët do të mund të hedhnin dritë të mjaftueshme kësaj bote njerëzore, nëse  sipas rrëfimit të tyre përmbajnë fuqi dhe teknikë për ta shkatërruar tërë qenjën njerëzore dhe botën e gjallë që merr frymë dhe është pjesë e kësaj natyre.

Athua kjo botë bashkëkohore ka bërë aqë teknikë dhe zhvillim që ta ta avansojë qenjën e vet, dhe ta tregojë aftësinë e saj për një gjë të tillë, duke studiuar edhe më shumë që një ditë ta avansojë vizionin e së nesërmës për një horizont më të fuqishëm dhe në përputhje të plotë me zhvillimet e modernizimin e këtij shekulli, apo me një marramendje dhe një  shtypje të një suste, të shkatërroj dhe asgjësoj gjithë atë që ka arritë deri me sot.

Nuk mund të thëmi se kjo formë do të ishte një cilësi, apo një karakteristike e ndonjë të arriture cilësore të njerëzimit, që do të përvetësonte kushtet e një shoqërie në mënyrë të kërkuar, apo në një mënyrë të ngritur të shkallës njerëzore, mirëpo për ta arritur efektin e natyrshëm, duhet të paktën të marrim parasysh jehonën e dy tingujve, të cilët mund të ushqejnë dhe mbajnë të gjallë kërshërinë e dy palëve në kundërshtitë e tyre, për të mos arritur deri te pika e fundit...

Sot në këtë kohë të zhvillimit ekonomik dhe teknik, përsëri ka defekte njerëzore dhe problemet e saj, të cilat nuk e lënë të qetë jetën e tyre, që të kultivojnë elementin më të të rëndësishëm që e do jeta, lirinë dhe qetësinë e vet, duke u liruar nga urrejtja dhe kundërshtitë që arrijnë efektin e shkatërrimit njerëzor, duke e mos ndjerë jetën të disponuar dhe durimin e  mjaftueshëm dhe  përshtypjen për ta mbajtur në dorë elementin më të rëndësishëm dhe mundësinë e brendshme të saj.

Sot në këtë kohë disa shtete të botës kanë supërfuqi tekniko-ushtarake dhe atomike, të cilat posedojnë për çështjet e tyre politike dhe strategjike, që koncepti i materjes është formë dhe teknikë në kuptimin e humbnerës njerëzore, që nxitë në çdo moment ndjenjën e ankthit  dhe trishtimit njerëzor. Ndërkaq, janë disa shtete dhe supërfuqi të mëdha, edhe pse i posedojnë këto fuqi famoze, ato diferencohen, pikërisht duke pasur të qartë këtë kundërefekt të njerëzimit, në veqanti  SHBA-të, cilësohen për ndonjë besim të theksuar dhe optimist, pikërisht kur është fjala për ti mbrojtur popujt e vegjël, apo shtetet e pafuqishme të botës.

Një fat të tillë e patëm edhe ne shqiptarët, përmes SHBA, dhe aleatëve të saj depërtuam aty ku jemi, Shqipëria që nga viti 1912, dhe Kosova që nga viti 2oo8, dy shtete të pavarura dhe sovrone, prandaj nuk do të përqendrohemi për ti shpjeguar rrënjët e fenomenit, por njëra dhe tjetra sot, si dy shtete të pavarura, njëra me prevojë dhe tjetra pa të, sot për fat të keq nuk po munden ta tregojnë argumentin e tyre se, janë të afta ta qeverisin vetëvetën, do të thotë përsëri e kërkojnë ndihmën e të tjerëve, apo aleatëve të vet, për të rregulluar çështjet e tyre të brendshme.

Do të ishte fat, sikur e gjithë bota do të kishte kushte të mjaftueshme për të jetuar e qetë dhe e sigurtë në paqë, por një pjesë e botës është e ndarë,  në njërën anë nga ata, të cilët nuk kanë as me çka të mbushin barkun e tyre, ku me qindra e mijëra njerëz në ditë vdesin nga uria, ndërsa në anën tjetër, ekziston një botë tjetër, që nuk ngopët nga kapitali  i saj i përfituar, apo i përvetësuar, të cilët këtë kapital e shfrytëzojnë për armatim dhe teknikë ushtarake për të dominuar, por që duhet dalluar edhe pjesën tjetër, e cila jep dhe shpërndanë ndihma të ndryshme dhe çka është e mundshme për këta skamnorë dhe të pa srehë, kudo në vendet e botës, sikur që janë SHBA-të, Gjermania dhe shumë vende tjera pro-perëndimore.

Prandaj, duhet të theksojmë se janë disa rrethana ekstra tragjike të njerëzimit, të cilat jo që nuk e favorizojnë jetën shoqërore dhe njerëzore, por një tendencë e tillë që, sëpaku provon tï thyej dhe ti shuaj shpresat e njerëzimit në mënyrë ekstreme dhe në mënyrë më  tragjike, përmes  gaznave të rrezikshme dhe helmëve kimike, sikur ishte rasti i fundit në juglindje të Damaskut, që përdorën regjimi i Sadatit ndaj kundërshtarëve të tij,  një rast i tillë na përkujton edhe helmimet e shqiptarëve të Kosovës, nga regjimi serb në vitet e 90-ta, e cila tragjedi mbetët nën mëshirën e zotit dhe atyre që e kuptojnë më mirë gjendjen dhe fatin e këtyre popujve.

Veprimet e SHBA-ve, nën drejtimin e presidentit Donald Trump, mbi forcat e diktatorit Bashar al-Asad, nuk është betejë e një dominimi dhe sundimi të një vendi, apo komunitetit njerëzor, por kundër një diktatori dhe regjimi barbar, i cili përkrahet edhe nga Rusia e Putinit, deri dikund edhe nga Irani, duke bërë një kërdi dhe tragjedi njerëzore mbi një popull të pa brojtur dhe të pa fajshëm sirian. Që do të thotë se, këto kundërshtime nxisin prezentimin paralel të dy botrave-të pushtuesit dhe luftëtarit kundër këtij pushtuesi- që kësaj here jo në fushën e betejës, por në një plan tjetër, në planin njerëzor, sikur që po e bënë SHBA-ja.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx