E diele, 28.04.2024, 10:56 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ziadin Sela në syrin e armikut

E merkure, 03.05.2017, 07:40 PM


ZIADIN SELA  NË SYRIN E ARMIKUT “HALË”  DHE PERLA E DEPUTETIT  SHQIPTARË

Nga Dedë Preqi

Veprimet, metodat dhe sjelljet e shtetit sllavo-maqedon, që po ndërmirren kundër shqiptarëve në Maqedoni, nuk janë të rastit, por të fabrikuara që moti, të cilat nuk mund të quhen normale dhe njerëzore, por të turpshme dhe qesharake për një shtet “demokratik”, që synon të nesërmën e vet në Evropë. Edhe më herët se në vitët e 80-ta, regjimi sllavo-maqedon ka marrë qëndrime të nxehta, që të pengohet depëtimi i shkollës dhe arsimit në gjuhën shqipe, me motivacion se, çdo gjë shqiptare është e rrezkshme për këtë vend, apo është irredentiste dhe seperatiste, që kanë qëllim shqiptarizmin e këtij vendi.

Nuk mund të thuhet se shqiptarët në këtë vend nuk janë dëshmuar paqëdashës, por nga maqedonasit janë kontrashpërblyer dhe ndëshkuar në vazhdimësi pa mëshirshëm, sikur këto ditë në sytë e Europës dhe botës, duke i përgjakur njerëzit e këtij kombi, njëherazi dhe deputetin e këtij vendi, njeriun i cili i ka dhënë shumë vlera të çmuashme këtij qytetërimi njerëzor, por edhe ballkanas, sikur që është edhe deputeti Ziadin Sela.

Sa do që huliganët sllavo-maqedonas, si ata politik dhe militar të këtij regjimi të Grujevskit, do të tregojnë muskujt e tyre të “çelbur” nga mlefi dhe urrejtja  antishqiptare, duhet ta lexojnë dhe kuptojnë më mirë  historinë dhe preardhjen e tyre para se të nisën në këto aksione huligane dhe të përgjakshme, duke ditur se, shqiptarët në Maqedoni janë autokton në këtë vend, ndërsa maqedonasit janë vetëm “ardhacak”, të cilët akoma nuk e kanë të qartë preadhjen e tyre.

Tentativa dhe qëllimi i goditjes brutale ndaj deputetit shqiptar z.Ziadin Sela, nuk është goditje e vetëm një përsoni, por goditje e rëndë edhe e një Parlamenti demokratik, është fyerje e një sigurimi shtetëror dhe parlamentar, poashtu edhe goditje e qëllimshme e një njeriu të rëndësishëm në këtë Parlament, i cili që në fillim të aktivitetëve të tija, ishte halë në sytë e gjithë atyre, që në mënyra të ndryshme këtë vend e dëshirojnë të destabilizuar dhe më në fund ti akuzojnë shqiptarët.

Maqedonia dhe sllavo-maqedonët nën ombrellën e Grujevskit dhe bashkëmilitantëve të tij, vuajnë poashtu sikur serbo-sllavet e Serbisë, që nxitohen nga bakteriet dhe bacilizmat e vjetra, që i kanë trashëguar nga historia e tyre e sëmuar mitike dhe kanë infektuar gjeneratat e pastajme, duke zënë shqiptarët për aksident, të cilët asnjëherë nuk ishin kolon dhe as zaptues të pronave të huaja, por gjithmonë autokton në tokat e veta.

Vetë fakti tregon se, ky vend që nga ish Republika e Jugosllavisë, akoma nuk e ka zgjedhur statusin e emrit të vet si shtet dhe shembujt e sotëm, sidomos me politikën diskriminuese ndaj antishqiptarëve, po vërtetohet para botës se, paqa dhe stabiliteti do të mungojnë në vazhdimësi në këtë vend, nëse shqiptarët lihen anash, apo në një mënyrë deskriminohen nga regjimi i Grujevskit, por si duket tentimet e tilla do të ishin armët e fundit të tyre, të cilat po e tregojnë edhe fundin e “çpurdhjes” së kësaj krijese artificiale, para se të ngordhë dhe të zhduket bashkë me diktaturën  e saj të fëlliqur, duke e infektuar një shoqëri të tërë njerëzore.

Prandaj, skenat e tilla të dhunshme nga huliganët e tillë dhe ç’farëdo qofshin, nuk do ti kontribuoojnë asnjë shoqërie njerëzore dhe përmes këtyre mjetëve nuk zgjedhën problemet e asnjë nacioni të ç’farëdo vendi në botë, duke e sulmuar lirinë dhe barazinë e njëri-tjetrit. Gjithë shqiptarët kudo që gjinden e ngrisin zërin e tyre dhe janë të shqetësuar me padrejtësitë e shumta që u bëhën shqiptarëve kudo, veqenarisht edhe të Maqedonisë, sidomos në kohën e fundit, sikur rasti i Ziadin Selës, të cilin sa do, që këto pretendime të dhunshme të huliganëve sllavo-maqedonas mundohen ta ndalin veprimtarinë e tij kombëtare, nuk mund ta shuajnë  dhe ndalin rrugën e këtij intelektuali, që ka për piksynim arsimimin, edukimin, zhvillimin dhe të ardhmën e ndritshme të popullit të vet.

Dhe zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Parlamnetit të Maqedonisë është plot ligjitime, me ç’rast e nxjerri  në shesh urrejtjen e këtij regjimi në krye me Grijevskin, kundër shqiptarëve, të cilët nuk patën tjetër mundësi për të bërë më shumë, se mund të kishin bërë edhe më keq, por kjo Maqedoni, nuk mund të qëndrojë kurrë në këmbët e veta si shtet, nëse shqiptarët nuk do ti pranojë si pjesë të barabartë dhe identitetin kombëtarë të shqiptarëve me të drejtat e tyre në këtë vend.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora