E merkure, 01.05.2024, 05:06 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Axha Nue duhet besu

E hene, 13.02.2017, 09:26 PM


RRËFIMIN E AXHËS NUE, DUHET BESU !

(Toleranca ndërfetare, është shembull në Doblibare)

Nga Dedë Preqi

Fshati Doblibare (Balldrin), gjindet në rajonin e Dushkajës, që shtrihet në perëndim të djathtë të Drinit Bardhë dhe në lindje të qytetit të Gjakovës, duke u kufizuar në verilindje me fshatin Meqe, në veri me fshatin Vraniq dhe në jug me fshatin Bërdosanë. Në këtë fshat e tërë popullata është shqiptare dhe e konfesionit katolik, por ekziston edhe një familje muslimane, ajo e shehut të Doblibares, apo e shejh Mehmetit, të cilin e trashëgon stërnipi i tij shehj Hysen Shehu.

Përveq kishës katolike në këtë fshat gjendet edhe Teqeja e Doblibares, në mes të katolikëve, një objek fetar qindravjeqar, ku nuk mbahet mend ndonjë incident, apo mosmarrëveshje në mes këtyre dy konfesioneve(vëllezër) që nuk i ndanë feja  dhe as një barikadë ekstreme fetare, por gjithmonë kanë jetuar dhe jetojnë në harmoni e bashkëjetesë me një tolerancë të lakmueshme ndërfetare, që karakterizohet si shembulli më i mirë i popullit tonë ndër shekuj.

Është i rëndësishëm rrëfimi i axhës Nue Ndrecaj, nga ky fshat, i cili këto ditë rrëfenë edhe për të bëmat e regjimit serb, që nuk i shpëtoj asnjë gjeneratë shqiptare, pa e nënçmuar, shantazhuar por edhe masakruar me metodat e saj fashizoide . Duke u nisur prej një njeriu të zakoshshëm i këtij fshati, me rrëfimet e veta axha Nue, i cekë tri gjenerata vetëm nga familja e tij, të cilët janë rrahur dhe malltretuar nga regjimi serb i kohës, duke filluar që nga viti 1935, deri në vitin 1998, jo vetëm familja e tij, por edhe shumë breza të tjerë nga ky fshat.

Axha Nue, një fshatar i rexhur dhe i kalitur nga puna e tij mërgimtare,  i cili punoi shumë vite në Gjermani, por  dhe në Libi, dhe tani e gëzon të drejtën e  pensionit nga shteti gjerman.  Ky burr, ka edhe shumë shpjegime të tjera, që janë përvojë e jetës së tij nën regjimet e huaja, jo vetëm prej një fshatari të thjeshtë, por edhe prej një punëtori të dalluar, i cili pjesën e madhe të jetës e kaloj në mërgim, por asnjëherë nuk qëndroi largë atdheut dhe familjes së tij.

Sikur që e thekson axha Nue, asnjë gjeneratë e këtij fshati nuk e ka kryer rritën dhe jetën e vet, pa u  rrahur e malltretuar nga regjimi serb i kohës. Në këtë fshat janë rrahur e malltertuar edhe qindra të tjerë nga regjimi i  okupatorit serb, me pretekst se, “shqiptarët katolik duhet të dallojnë nga të tjerët jo katolik dhe sllavizmi po i lufton muslimanët, prandaj ju duhet vetë ta kuptoni qëllimin tonë, sepse e kemi për të mirën tuaj”. Këto ishin pretendimet  dhe rroli i politikës serbe, që përmes  konflikteve fetare,  do të futëshin përçarjen më të mundshme ndërshqiptarë.

Fshati Doblibare (Balldrin), në vitin 1908, ishte i djegur dhe shkatërruar nga ushtria osmane dhe pastaj, ndërmjet dy luftrave botërore ky fshat u kolonizue me 28 familje kolone nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina. Këto familje kolone  jetuan në këtë fshat shumë vite, të cilët e konsumonin dhe balancoheshin me politikën e kohës,  por përshkak të kushteve jo të mira dhe infrastrukturës rrugore, shumica e tyre filluan të shpërngulën në qytet dhe në vendet nga e kishin preardhjen, ndërsa shperngulja e kolonit të fundit  është bërë në vitin 1972.

Rroli dhe politika e Serbisë okupatore ishte e shumëfishtë,  e cila përveq torturave, malltretimeve dhe vrasjeve, që i shkakëtonte popullit shqiptarë, ajo kishte edhe mekanizma tjerë, që ishin poashtu të rrezikshme, duke përdorë dhe futur ndasinë e këtij populli përmes religjionit, e cila do të ishte pika më e ndieshme dhe fatale për këtë popull. Edhe pse herë pas here, Serbia me filozofinë e saj thuri plane të errëta për popullin shqiptarë, të fusë edhe përqarje ndërfetare, por ajo nuk mundi ta shkatërroj trungun dhe qenjen e tij shpirtërore e dashurinë ndërvëllezërore, sepse kjo hallkë ishte e përforcuar dhe kalitur me shekuj ndër shqiptarë.

Është rast i pa harruar, kur në luftën e fundit që shkakëtoj Serbia në Kosovë, në vitin 1998-99, fshati Doblibare ishte i rrethuar nga ushtria dhe paramilitarët serb, sepse ishin mirë të informuar se në këtë fshat ekzistonte Shtabi organizativ i vullnetarëve të UçK-së, të cilët i kishin marrë detyrat e tyre në organizimin dhe furnizimin e armëve në mbrojtjen e vendit. Megjithatë,  fshati ishte i ngarkuar dhe i stërmbushur me popullatë të ikur nga gjitha anët e vendit, me ç’rast ishte e mbushur edhe kisha e fshatit me pleq, gra dhe fëmijë pa dallim etnie dhe religjioni, për të cilët kujdesej prifti i fshatit  don Gjergj Berisha.

Prifti i fshatit u kërcënue disa herë nga ushtria dhe paramilitarët serb, me pretekst se, duhet të largoj popullatën nga kisha, posaqërisht ata që nuk i përkisnin konfesionit katolik, ose do ta vrisnin. Por,  priftit as që i shkoi mendja të bëjë një gjë të tillë, dhe haptazi u tha vrastarëve, më vritni mua, ky popull është i pafajshëm, këtë popull do ta mbrojë pa dallim dhe kështu ndodhi...

Fshati Doblibare(Balldrin) dukej në sy të mirë të armikut serb, kinse ky vend popullohet me katolik dhe regjimi serb ka simpati ndaj tyre (shikuar sipas atyre që nuk i njihnin mirë  rrethanat e politikës serbe), mirëpo sipas zbulimeve dhe argumenteve të planeve të Serbisë, ekzistonte plani « Patkoi », i cili ishte një plan sekret serb, që kishte për qëllim shfarosjen masovike të popullit shqiptarë, që në mesin e këtij plani ishte edhe fshati Doblibare, për ta asgjesuar deri në masë. Prandaj, ky ishte vetëm një mashtrim, sepse për Serbinë dhe regjimin e saj, shqiptarët janë të gjithë të njejtë, pa dallim shqiptari dhe religjioni, por falë intervenimit të NATO-s, e bëri të vetën.

Fshati Doblibare(Balldrin), i ka disa karakteristika të veqanta, i cili e meriton për ta lakmuar, sidomos kur bëhët fjalë për tolerancën ndërfetare, kur këto ditë të muajit shkurt të këtij viti, ndodhi një tragjedi e pa pritur, ku humbën jetën në komunikacion dy të rinj, vëllezërit Gjoni, me ç’rast u ndeshën me një auto tjetër, të familjes Hyseni nga Peja, të cilët edhe ata mbetën të plaguar rëndë, por i shpëtojnë vdekjes.

Prandaj, edhe pse ata që shpëtuan nga tragjedia, nuk kishte ndonjë mosmarrëveshje në mes familjeve, por familja e Pjetër Gjonit, e cila tregon një burrni të traditës ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit, duke thënë, ka mundur të ndodhë edhe e kundërta, por kështu ka qenë fati i të rinjëve tanë. Dhe familja e të shpëtuarëve Hyseni, duke shprehur keqardhje për humbjen e këtyre dy të rinjëve, ka marrë iniciativën së bashku me familjarët e vet dhe të afërm të tyre, që të marrin pjesë për ngushëllime ditën e varrimit te familja Gjoni. Për ngushëllime muarën pjesë një masë e madhe e popullit, e deputetëve dhe klerikëve fetarë  të të dyja konfesioneve , poashtu edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

Fshati Doblibare (Balldrin), përveq tolerancës ndërfetare, e ka traditë edhe mikpritjen, bujarinë, urtësinë pleqnare dhe shumë parime tjera pozitive  në përbërjen  e vet, por  e ka edhe një rini të mrekullueshme, të shëndoshë dhe shumë përspektive, me të cilën krenohet e ardhmëja e këtij vendi. Kështu, dhe rrëfimin e axhës Nue, duhet e me e besue dhe admirue, i cili këto ditë para një televizioni lokal dhe më gjerë, thotë dhe citon fjalët e të madhit Gjergj Fishta, se « feja e shqiptarit është shqiptaria , jo  Roma e Stambolli, por nënë Teuta e babë Agroni ».



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora