Mendime
Hidër Buci: Çfarë kërkonte Pashai i Jugut në Athinë?!
E merkure, 08.02.2017, 08:48 PM
Gara e mashtrimeve të radhës për emigrantët shqiptarë…
Çfarë kërkonte Pashai i Jugut në Athinë?!
Nga Hidër Buci*
Klasa politike shqiptare tash njëzet e gjashtë vjet ka bërë një lojë të keqe me emigrantët; me fjalë ka vlerësuar kontributin e tyre në ndihmë të familjeve dhe ekonomisë shqiptare në kolaps, ka bërë gjoja sikur pëpiqet për të institucionalizuar votën e tyre, por me vepra jo; me vepra kujtohet vetëm gjashtëmujorin e fundit të katërvjeçarit zgjedhor, duke përdorur një retorikë boshe dhe hipokrite për emigrantët, qofshin këta të rinj apo të vjetër.
Ditët e fundit mbërriti në Athinë z. Koço Kokëdhima, Pashai i Jugut dhe foli fjalë shumë të bukura, me një oratori të shkëlqyer, por fjalët ne emigrantëve në një vesh na hyjnë e në tjetrin na dalin, s ejemi lodhur me premtime të kota dhe me lugë bosh tash një cerekshekulli demokraci eksperimentale dhe kaotike. Kërkesat tona adresuar politikës, sidomos për ne që jetojmë e punojmë në Greqi kanë qenë të vazhdueshme, jut ë dashur politikanë vetëm tani në prag të hapjes së fushatës elektorale kujtoheni për ne dhe ua nisni premtim,eve prej fillimit.
Pra, me datën 18.Dhjetor 2016, ne ATHINE ne Hotelin "TITANIA" PASHAJ I JUGUT zoti Koco Kokdhima grumbulloi emigrantët shqiptarë, me anë të nje lajmerimi ne facebook, por dhe permes sekserëve të tij të shumtë në Athinë.
Unë, duke qenë i ngopur me mashtrimet, servilosjet e Politikave Shqiptare që nga ish fillimi i "DEMOKOMUNIZMIT" në Shqipëri, i Partisë Partisë Demokratike, ku isha ndër të parët, vajta 20.minuta sa për të vëzhguar pjesmarrjen dhe se kush po na vjen!? Pastaj u largova, se nëse do do të merrja pjesë ne sallen e takimit, nuk mund të rrija pa ngritur zërin e kështu menjëherë do të ishte e sigurt se SPIUNET SHQIPTAR të zakonshem si ANËTARË TË PARTIS "PASOK" te Rekrutuar nga ISH KRYESIA E vjeter e "FEDERATES FANTAZEM" iksi apo ypsiloni do tË lodheshin dhe do tË shpenzonin ofertat nË telefonat e tyre pËr tË lajmËruar ASFALIN GREKE dhe duke KRIJUAR njË lloj arrestimi tË skenuar, sikur NA e KRIJUAN ME 28 nëntor, në festimin e Ditës së Flamurit, më 2011, ku në darken ku isha i ftuar nga AMBASADA SHQIPTARE në HOTELIN DIVAN-KARAVEL u arrestova ne syte e Ambasadës Shqiptare për një Gjobë të pashlyer, gjobë që ma kishin vënë autoritetet helene dhe Asfalia, pse unë kasha organizuar grupin folkloric lab dhe në krye të tij vajtëm në Kosovë për festuar ditën e madhe të shpalljes së shtetit më të ri në Evropë, shtyteit të Kosovës! ---
Elita e koruptuar politike shqiptare, ku bën pjesë dhe Pashai i Jugut, po vazhdon me një ritëm të shfrenuar garën e mashtrimeve, manipulimeve, llangosjeve e baltosjeve, stivosjeve e lustrimit të fitorjeve, ndërkohë që shqiptarët po ecin dy hapa para e tre hapa prapa në rrugën e një demokracie transitive problemore.
Sërish po na vijnë zgjedhjet parlamentare dhe më tutje ato lokale. Sërish do dëgjojmë dhe çfarë nuk do na dëgjojnë veshët. Ato ditë e ato muaj, do na bëjnë me punë e biznese, me rrugë e ura, me kanalizime për qelbësirëllëqet, do shkojmë në Evropë siç shkohet tek “nëna”, do harbohemi nëpër valët dixhitale dhe çfarë nuk do na premtojnë!...Gjithçka do thonë... por, asgjë për të pa bërat e tyre dhe bëmat antishqiptare në gjithë këto vite. As e çojnë nëpër mend, që të kthejnë kokën nga gjithë ato budallëqe të bëra në këto 25 vjet, apo të vrasin mendjen se kush na zhveshi e kush na zbathi, kush na la në diell e në këtë spirale të pafund problemesh e me shpirt të përmbysur kokëposhtë për gjithë këto vite.
Me “gërshërët e ligjit” në dorë me shpata e heshta të mprehura dhe me duar të pastra pas mbulimit e fshehjes së pisllëkut të tyre, do të shfaqen fshatrave e qyteteve kudo, ata që ia kanë ndjerë lezetin pushtetit, për gjoja luftën me “tolerancë zero” kundër baronëve që grabisin djersën dhe gjakun e shqiptarëve... dhe realisht, asgjë për hajër. Asgjë për mbrapshtinë e këtij sistemi të montuar kaq djallëzisht, asgjë për rrënjët që gjenerojnë papushim, ekzema e depresion masiv.
Në këto festat e tyre për mbledhje votash, do n’a shpalosen si gjithnjë sllogane dhe gjetje poetike, ngjyra përzhitëse që të hutojnë dhe të ndjellin dhunshëm psikologjikisht, nëpër shtigje ireale.
Të lumtur janë ata të paktë, që nuk e dinë se rrënjët e këtij shteti janë në ajër, ose më mirë me thënë në baltë e llucë korrupsioni, kontrabandë, krim e gënjeshtra, mashtrim dhe në gjithë aliazhet e pista të shoqërisë së konsumit dhe shumë pak, madje aspak pastërti e siguri, që i duhen themelit të një ndërtese për të qëndruar në këmbë.
Të vjen një moment dhe të gjithë i mbajnë shpresat tek reformat dhe programet ndryshe që shpalosin me muzikë e aheng, që mund e duhet të bëhen në fakt, por kjo është një shpresë e kotë, përderisa rrënjët e gjithë asaj makinerie ushqehen vetëm nga paraja dhe asgjë nga moralja e ideali i shoqërisë.
Në kushte të tilla, edhe sikur këto reforma që shpallen e reklamohen, të realizohen të plota e pa hile nga forcat politike në drejtim, nuk do të munden ta bëjnë ndërtesën shtetërore të qëndrojë si duhet në themelet e veta. Aq më pak do të ndodhë kjo, kur këta “reformistë” e njerëz të “ndryshimit” janë pikërisht ato forca politike, që gjithçka në fjalë e kanë ngritur vetë dhe me qëllim, mbi themele korrupsioni e krimi, nga ku kanë patur e do të kenë mundësi të realizojnë objektivat e dallaveres së tyre, pa të cilat ato do të shpërbëheshin si subjekte politike.
E çfarë mund të thoshte të re e të panjohur në Athinë Pashai i Jugut? Çfarë mund të na premtonte neve emigrantëve që nuk na është premtuar nga iksi e ypsiloni, nga e djathta dhe e majta e siç themi ne shqiptarët: “fjalë të bukura e gurë në trastë”.
Tashmë jemi bërë shumë, që mendojmë se shkaktarët e vërtetë të mjerimit shpirtëror dhe ekonomik nuk janë budallenj, as edhe të paaftë profesionalisht a mendërisht, apo se, ata nuk marrin vesh nga zanati i tyre! Emigrantët janë shtresa më e përvuajtur e shoqërisë, njerëz që kanë humbur atdheun e tyre, të marrë peng nga politika dritëshkurtër dhe në atdheun pritës ndihen si të njerkës, sidomos në Greqi, ku psikozat shovene janë ende të pranishme dhe vepruese. Emigrantët janë ata që mbajnë mbi shpatulla fatin e familjeve të tyre në Greqi, Itali, Francë Gjermani, Kanada e Amerikë, por dhe të vëllezërve e farefisit të tyre, të cilëve iu janë gjendur në ditë të vështira nevoje.
Emigrantët e njohin shumë mirë zanatin dhe misionin e tyre prej oktapodi të politikanëve të tipit Berisha e Co, që notojnë në ujëra të turbullta, nxisin revanshin dhe anarshinë, për të shfrytëzuar e përvehtësuar pasuritë, që i përkasin popullit. Ajo pse pretendojmë, se jemi ndryshe dhe që na diferencon prej tyre nuk është pra, se ne dimë e ata nuk dinë, por për faktin se mbrojmë interesa të kundërta: Ata mbrojnë interesat e Klanit Grabitës, kurse ne mbrojmë interesat tona si popull!
Politikanët "tanë" dhe makutëria e huaj, janë bërë miq, për shkak të pasurisë shqiptare e kombëtare, që kanë grabitur. Prandaj ndryshojmë dhe jemi të papajtueshëm me ta... sepse, ata mbrojnë interesat e Klanit Grabitës dhe jo interesat e popullit! Por kur reagojnë të munduarit dhe njerëzit e thjeshtë në përgjithësi, fillon tallja e nënçmimi, përqeshja e shpërfillja, jo vetëm prej pushtetit, por edhe nga radhët e tyre, nisin paragjykimet, nga ku fillojnë mosbesimi e situatat qesharake. Kjo për faktin, se jo rrallë, gjatë gjithë historisë njerëzore, heronj janë cilësuar ata që kanë dhunuar e masakruar popujt, ndërsa resistenca dhe etja për liri, pavarësi e barazi janë ndëshkuar nga të gjitha regjimet, pavarësisht nga format e tyre shtetërore... të varjantit diktaturë, apo demokraci.
... Dy dekada e gjysëm kapërcyen nga dita kur në vendin tonë u vendos sistemi i ekonomisë së tregut, alla kapitalizmi popullor, i cili shpalli objektivin kryesor: Ndërtimin e shtetit ligjor, shtetit demokratik të së drejtës. Po cili ishte rezultati?!
Jo vetëm shteti ligjor e i së drejtës nuk është ngritur, por akoma më keq, është deformuar në mendjet e qytetarëve kuptimi për shtetin dhe qeverisjen, duke e konsideruar këtë të fundit jo një institucion të domosdoshëm, që rregullon marrëdhëniet e shtetasve, por një kundërshtar e armik të këtyre të fundit.
Pjesa dërmuese e qytetarëve shqiptarë, përjashtuar një pakicë tepër e vogël, e lidhur drejtpërsëdrejti me pushtetarët aktualë, po të pyeten për shtetin tonë të sotëm, që e kaloi moshën njëzetë e pesë vjeçare, do të thonë: Njëzetë e pesë vite janë të mjaftueshme për të provuar një sistem shoqëror, që ndonëse zbukurohet me ngjyra e retushe, shtyllat e themeli mbajtës janë të kalbura dhe nuk mbajnë dot as veten e jo më hallet dertet tona.
Pradaj dhe shteti ynë i sotëm nuk do të bëhet kurrë shtet i vërtetë demokratik e ligjor, edhe sikur të ikë Berisha me shokët e vet, sepse sistemi pjell të tjerë Bisha, që ndonëse mund të mos jenë si ai në pamje e në formë, janë njëlloj në përmbajtje, kopje e vetë sistemit, që i nxjerr në krye me mekanizmat e vet të pistë, fiks siç i duhen...
As pozita dhe as opozita nuk e çojnë mendjen të analizojnë e të pranojnë defektet e gabimet, veçse mbeten të zellshëm të propagandojnë “sukseset e demokracisë”, lirinë dhe barazinë e tyre, si dhe nxënës të bindur ndaj detyrave të Europës, që ajo vetë i ka mësuar t’i quajnë standarte, por që nuk janë gjë tjetër veçse një shërbim i zellshëm i tyre, për të ruajtur me çdo kusht pozicionet e kësaj politike me interesa biznesi.
Të zbulosh gabimet dhe të flasësh për to (siç po bëjnë edhe shumë të tjerë), nuk është ndonjë shpikje e madhe, veçse dëshirë dhe dashuri, për një Shqipëri të progresit dhe për shqiptarët e shumëvuajtur, që ata të mund të flakin tej perden e hekurt të vetizolimit, që po ushqen më shumë se kurrë kjo politikë, që kërkon t’i ketë shqiptarët në rresht, në dy kolona të drejta: pozitarë e opozitarë partiakë.
Në këtë situatë ku mbizotëron kriza e indentitetit dhe e besimit mes vetes, thuajse të gjitha partitë janë kapur pas simboleve tona kombëtare, pas flamurit e shqiponjës, pas ngjyrave kuq e zi, aq sa i kanë zhvleftësuar deri në pikën më të fundit. Me patetizmat dhe vjershat e tyre, na kanë bërë lehtësisht të kuptojmë, se ato thirrje, çirrje e përgjërime nuk mjaftojnë, përderisa heshtin përballë plagëve të shumta të shoqërisë, të shkaktuara nga padrejtësia shoqërore, përderisa pajtohen me regjimin shqypës e vrasës. Shqipërisë nuk i duhet faktorizimi politikë i atyre që janë pjesë e problemit; dhe as politika për politikë, por reagimi popullor për shkuljen e themeleve të pista të këtij sistemi antihuman! Pra, ilaçi i domosdoshëm për të shëruar përçajen dhe ndarjen e shqiptarëve mes vetes, do të ishte e përbashkëta jonë, ajo që ka cënuar ekzistencën tonë: beteja kundër padrejtësisë shoqërore.
Atëhere, kur gjendja në shqipëri është e tillë siç e paraqitëm me peneleta të shkurtëra, kur politikanët tanë kujtohen për popullin vetëm muajt e fundit në prag të zgjedhjeve, çfarë kërkonte Pashai i Jugut në Athinë? Çfarë “karte” të panjohur do të hidhte në duar e emigrantëve?! Çfarë premtimi do t’iu bënte, premtim që me siguri do ti binte kallaj ende pa ardhur dita e zgjedhjeve?!
Nuk ka rëndësi se si, qysh e çfarë, e rëndësishme është se emigrantët janë lodhur nga politikanët hileqarë dhe dredharakë, hipokritë dhe infatilë, që kanë mbushur Kuvendin e Shqipërisë dhe oborret partiake në Tiranë. Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë të tjera probleme, por nuk ua zgjidh as Pashai i Jugut, as pashallarët e tjerë të opozitës në Shqipëri: këto kërkesa zgjidhen vetëm me rezistencë active demokratike për të gjetur të drejtat e dhunuara nga një shtet ksenofob dhe herë herë me ngjyra të ndezura shovene.
*Kryetar i Unionit Emigracionit Shqiptar