Mendime
Zenel Çeliku: Retorikë, debate dhe konflikte
E merkure, 08.02.2017, 08:36 PM
Retorikë,
debate dhe konflikte para fortunës
Nga Zenel Çeliku
Në politikë shqipëtarë dhë në Drëjtësi shikojmë shumë zhurmë, shumë dëbatë dhë akuza pa limit nga më të ndryshmët për njëri-tjëtrin, po edhe për figura shumë të njohur ndërkombëtarë të akrëdituar në vëndin tonë. Diskutimë të forta të ditës sot në Shqipëri, janë trë çështjë shumë dëlikatë të cilat janë:
1-Rëforma në Drëjtësi, apo më mirë Ligji i Vettingut i cili do të kalojë në filtër të gjithë sistëmin e Drëjtësisë (prokurorët dhë gjyqtarët) për të cilët ka shumë akuza për korrupsion-sigurisht jo për të gjithë.
2-Ligji I Dëkriminalizimit apo largimi nga Parlamënti, nga pushtëti dhë nga politika, kalimi në sitë i politikanëvë të të gjitha niveleve të cilët akuzohen se janë të lidhur me afera kriminale, akuzohen për vjedhje dhe grabitje të pasurivë dhe fondeve publike nga të gjitha natyrat, nga ku ata kanë vënë pasuri prallore.
3-Në çdo hap vërejmë politikën shqiptare të çorientuar e cila po shkon drejtë një konflikti me rrezik për vëndin.
Në të treja këto çështje shumë delikate që po diskutohën cdo ditë, me forcë dhe me shqetësim në Shqipëri, dallojmë fare mirë se diplomatët e huaj janë vendosur përballë drejtësisë, përballë politikanëve të inkriminuar, gjithashtu ndërkombëtarët janë shumë aktiv për zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve në politikën shqiptare të acaruar.
Vërtetë shikojmë retorikë dhe debate para fortunes, reformave drastike te cilat do ti drejtojnë ndërkombëtarët. Cilido që e njeh politikën, kupton mirë së kemi nga të dyja krahët e politikbërjes, demagogji papushim, shumë debate dhe konflikte para një stuhie që do të përfshij cdo figure që është I korruptuar dhe i inkriminuar. Reforma në Drejtësi e cila është domosdoshmëri për të ç’rrënjosur korrupsionin në radhët e gjykatave dhe të prokurorisë, ka gjithë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar të cilat janë prezente në Shqipëri, i cili sheh tek kjo rëformë, shpëtimin e Shqipërisë dhe të shqipitarëve nga të korruptuarit në Drejtësi dhe nga të inkriminuarit në politikë. Diplomatët kryesorë të BE dhe të SHBA-ve të akredituar në vëndin tonë, gjithë kësaj kohe kanë mbajtur flamurin e kësaj beteje duke qënë të dretpërdrejtë në etiketime dhe konstatime konkrete për çdo figurë, ata kanë qënë dhe janë koshionet për realitetin ku ndodhet sot Shqipëria dhe për vështirësitë e mëdhaja që mbartin këto çështje madhore për Shqipërinë. Kundërshtarët më mëdhenj për të zvaritur dhe sabotuar këto reforma, janë edhe brënda Parlamentit, edhe brënda pushtetarëve më të lartë, gjithashtu edhe brënda radhëve te Drejtësisë. Ndërkombëtarët të cilët janë prezent në Shqipëri, janë të bindur se me këto reforma, Drejtësia dhe politika do të shpëtojnë nga të korruptuarit dhe kriminelët brënda tyre. Ndërkombëtarët flasin hapur dhe shqip, nuk lënë vënd për asnjë interpretim në këtë mbështëtjë që ata po japin dhe do të vazhdojnë të japin në luftën kundra korrupsionit në Drejtësi dhe kundra inkriminimit dhe korrupsionit të politikanëve. Për të qënë më të qartë para publikut, le të analizojmë shkurt të treja çështjet e lartpërmendura.
Eshtë folur shumë për korrupsionin e madh në sistemin e Drejtësisë, ku realisht ka korupsion nga i cili burojnë edhe afera kriminale. Drejtësia është shumë e nevojshme të kalojë në filtrin e prokurorëve të huaj, me qëllimin për ta pastruar një herë e mirë sistemin e Drejtësisë, por nga ana tjetër duhet të kemi mirë parasysh se në gjykatat tona ka mjaft gjyqtarë me mjaft integritet, të ndershëm dhe shumë profesional. Gjithashtu ka mjaft prokuror që kanë integritet të plotë dhe të ndershëm midis tyre. Unë kamë mendimin se duhet të mos e njollosim të gjithë sistemin e Drejtësisë, jamë I bindur se edhe ndërkombëtarët kështu menndojnë. Ndaj le ti japim hapësirë ndërkombëtarëve që ata të punojnë të qetë për të zbatuar me korektësi Ligjin e Vettingut dhe atë të Dekriminalizimit.
Një çështje tjetër shumë e rëndësishme është korrupsioni në radhët e politikanëve dhe kriminalizimi i disave prej tyre. E gjithë shoqëria është shumë e interesuar që të shikojë se, si do të zbulohen, si do të indetifikohen politikanët e korruptuar dhe të kriminializuar. Shqipëtrët janë shumë të zhgënjyer në këto 25 vjet të demokrcisë, me këta politikanë të korruptuar dhe shumë të pasur me grabitjet që kanë ndër dite. E çuditshme është, në fillimet e tyre shumë politikanë vijnë në Parlament dhe në poste të larta shtetërore, me xhaketa të rrudhosura e me këpucë të shtrembëra, por pas gjashtë muajve, ata janë të tjërë njerëz, me veshje nga më të shtrejtat në treg, me pushime në vëndet më të shtrejta të botës dhe me vetura luksoze, pa lënë pas dore edhe qejfet e tyre si sheik të rinj. Ja pra, kjo është e këqja më e madhe për shoqërinë tonë, ndaj edhe për këto reforma, duhët luftë dhe përpjekje e ndërkombëtarëve, sepse për shqipëtarët ata jetojnë edhe 100 vite si bosa, ndërkohë ata për një mandat ja kalojnë me pasuri edhe sheikëve arab.
Një tjetër problem i madh është evident për shqiptarët, politika e çoroditur, pse jo, e zhytur në korrupsion. Opozita më të drejtë ka kohë që I ka vënë PS dy kushte për zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit ’17. Kushti i parë i opozitës është që zgjedhjet dhe numwërim elektronik më 28 Qershor, ndërsa kushti tjetër është zgjedhje të ndershme dhe larg trafikut dhe blerjes së votive nga mazhoranca qeverisë.
Nga ana tjetër kemi PS e cila deklaron se zgjedhjet dhe numërim elektronik për këto zgjedhje nuk mundet të realizohen sepse koha nuk mjafton. Të këtij mendimi janë edhe ekspertët e OSBWE-së në Tiranë. Mirpo, a do të pranojë PD votim dhe numërim jashtë sistemit elektronik? Deri tani PD është dëklaruar se nuk do të pranoj zgjedhje dhe numërim votash jashtë sistemit elektronik. Sëfundmi, dy ditë më parë lideri i PD-Basha, ka bërë një thirje të forte; më 18 Shkurt 2017, shoqëria shqiptare ti bashkohet PD për të protestuar kundra kësaj qeverie, me të njëtën mënyrë si në Rumani, për të larguar këtë qeveri-deklaroi Basha.
Para një tablloje me reforma vërtetë shumë të forta e plot vështirësi, këto ditë priten të vijnë në Shqipëri prokurorët nga Amerika, të cilët do të përqëndrohen tërësisht në luftën kundër korrupsionit në sistemin e Drejtësisë, gjithashtu edhe në luftën kundër korrupsionit dhe Dekriminalizimit në politikë, duke e quajtur këtë mision, si shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Suksësi para kësaj fortune pritet të jetë shumë I vështirë, por I sigurtë, sepse këty kërkojnë shqipëtarët e mashtruar dhe të grabitur për 25 vite radhazi.