E enjte, 24.07.2025, 09:30 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: A jetohet duke pirë mrijuanë?

E diele, 05.02.2017, 11:29 AM


A jetohet duke pirë mrijuanë?

Nga Gëzim Hoxha

Tek sa funksionarët më të lartë të shtetit e midis tyre edhe deputet dhe kryetar partish, mundohen të gjejnë zgjidhje për fenomenin më shqetësues të cilin po e quajnë “KANABIZIM”, me të cilin përballet sot vendi në të katër anët e tij gazetat e huaja japin lajme të ndryshme për marijuanën.

“Izraeli përgatitet për të legalizuar Marijuanën për përdorim rekreative” – ishte titulli i portalit COUNTER CURRENT NEWS. Megjithëse  ky është lajm pak sa i vjetër në të thuhen se që në fillim të viteve 1990, qytetarët izraelitë kanë përdorur ligjërisht marijuanën për qëllime mjekësore. Sipas klubit të kanabpirësve Izraeli ka qenë në krye të herës për përdorimin e marijuanës kur bëhet fjalë për si ilaç të vërtetë.

A mund të sigurohet jetesa me marijuanën? Histori të ndryshme tregojnë se me tregtinë e saj mund të bëhesh i pasur, por unë nuk e kam fjalën te tregtimi i saj, desha të them përdorimi. A mund të paguash faturat dhe të jetosh thjesht duke e tymosur atë?

JOSH YOUNG  pi marijuanë para se të hajë mëngjes. Ai bëhet dru para drekës, gjithashtu, edhe një herë para se të hajë darkë, dhe zakonisht një ose dy herë më shumë para kësaj. Shumicën e ditëve, ose të paktën disa nga këto raste, ai vetë filmohet për kanalin e tij në YouTube, StrainCentral, i cili ka më shumë se 373,000 abonentë. Me miliona e shikojnë atë çdo muaj. E pra kështu i siguron ai të ardhurat e me to ai paguan të gjitha detyrimet e madje siguron edhe jetesën e tij.

Shpesh, pasuesit e tij të devotshëm e ndjekin në kanalin e tij për të mësuar në lidhje me marijuanën dhe mënyrat e shumta të përdorimit të saj. Herë të tjera, ata duan të shohin bëmat e konsumit që ata kurrë nuk do të guxonin t’i provonin - pirja e një grami kanabis në një minutë, për shembull - dhe, natyrisht, të pasojave të frikshme. Shpesh, ata e shikojnë këtë kanal vetëm sa për të shijuar shoqërinë e kanabpirësve më karizmatik në botë.

21-vjeçar YOUNG, pacient i kanabisit mjekësor në Uashington vuan nga gastropareza, - kështu thuhet ndër të tjra në një shkrim të publikuar nga THE GUARDIAN para disa ditësh. Ai është një pjestar i një grupi të famshëm në YouTube  - që quajnë veten e tyre WeedTubers, të cilët po udhëheqin një fushatë dixhitale të legalizimit të marijuanës, e cila përkon edhe me rritjen e shikimit në internet të këtyre personave që tashmë janë të famshëm për përdorimin e tij.

Por duhet thënë se gastropareza nuk është e vetmja sëmundje që mund të shërohet nga kanabisi. Kanabisi ka trajtuar efektivisht sëmundje të tilla  si: dismenorea, migrena, fibromialgjia si dhe një shumëllojshëri çrregullimesh autoimune si: artritet reumatizmale dhe varietetet e sklerozave etj.

Google AdSense, një krijues i madh parash për YouTube, në mënyrë të barabartë gjeneron të ardhura dhe për shumë industri të tjera të njohura që veprojnë online, por ai është më pak fitimprurës për WeedTubers, pasi shpërndarja e videove me kufizim moshe nuk lejon fitimin e parave. Instagrami ndërkohë, nganjëherë mbyll llogaritë me përmbajtje të marijuanës, një goditje kjo shkatërruese për prodhuesit e përmbajtjeve të tilla, të cilët varen nga të ardhurat që mund të gjenerohen nga shpërndarjet e tyre të mëdha në të gjitha platformat e shumëfishta për jetesën e tyre.

Ata mund të mos jenë milionerë si disa yje në YouTube, vazhdon artikullshkruesi, - por WeedTubers janë edhe më të suksesshëm se ata se kanë arritur të ndërtojnë karrierë me kohë të plotë përmes një kombinimi të sponsorizimeve, marrëveshjeve për përmbajtjen, dhe shitjet e mallrave. YOUNG psh, menjëherë pas marrjes së kartës së tij të marijuanës mjekësore në vitin 2014, hapi kanalin e tij StrainCentral dhe në fund të shkurtit ai bënte aq para në internet sa mjaftonin për të lënë punën e tij si një kuzhinier i linjës dhe kamerier. Tani ai fiton më shumë të holla në internet se sa në industrinë e restoranteve.

Kyçi i suksesit, - thotë YOUNG, - është sigurimi i pasuesve të tij që do të mund të mbështeten  në një rrjedhë e qëndrueshme të përmbajtjes së videove ku tregohet pirja e kanabisit, gjatë gjithë javës. Kohët e fundit, pasi komuniteti WeedTube është rritur në numër,- vazhdon të thotë ai,-  është bërë gjithashtu e rëndësishme që të merren parasysh kërkesat e pasuesve për tu bërë pjesë në "sfida" që përfshijnë një konsum gjithnjë e më ekstrem.

Por ai nuk është i vetmi në llojin e vet. Kjo formulë është provuar të jetë veçanërisht efektive për mbretin e pakundërshtueshëm të WeedTube, Joel Hradecky, kanali i të cilit, CustomGrow420, ka grumbulluar që nga viti 2013 më shumë se 1.2 milion pasues. Një video në të cilën ai përpiqet të pijë një gram vaj kanabisi (THC) ka grumbulluar më shumë se 1.3 milion shikime. Një video e mëvonshme e tij ku ai kollitet për gati shtatë minuta menjëherë pas kësaj përpjekje grumbulloi më shumë se 1.5 milion shikime.

"Është  e qartë që njerëzve u pëlqen shohin njerëz të tjerë që vuajnë", ka thënë Bryan Gerber, 25-vjeçari bashkë-themelues dhe CEO i Hemper, kompani e cila shet kuti mujore abonimi për pajisje që ndihmojnë në pirjen e marijuanës.

Hradecky nuk është vetëm artisti , - thotë Gerber, ai është edhe një njohës si Billy Mays i WeedTube. Audienca mund të marrë rekomandimet e tij për përdorimin e marijuanës dhe të blejë

pajisje të tjera. Kjo është arsyeja pse Gerber paguan Hradecky dhe yjet e tjera që kanë NJOHURI për WeedTube-in. Ai i paguan kanalet me më shumë se 100,000 abonentë, diçka mes $ 300 dhe $ 1,000 për për të promovuar produktin e tij në kanalet e tyre, veç kësaj ai jep të holla edhe për çdo klient të ri që i referohet atyre.

Por këta nuk janë të vetmit që nxjerrin të ardhura nga industria e hashashit. Kimmy Tan, një 22-vjeçare artiste tatuazhesh, muzikante dhe modele jeton mes New York-ut dhe LA. Ajo është e mirë njohur në YouTube për 100 hitet e saj për marijuanën. Ajo thotë se duhet "me të vërtetë të kesh kujdes" për të punuar me kompanit e kanabisit pas disa përvojave të këqija. Ajo i bën këto video për t’ia kaluar mirë dhe për tu lidhur me njerëz, më shumë se për të fituar para.

Santa Cruz një kameriere 28 vjeçare në marinë, megjithëse bën më shumë para nëpërmjet YouTube se si kameriere, ajo nuk u rekomandon një karrierë si një WeedTuber për ata që planifikojnë të bëhen të pasur.

E megjithatë, vendi ynë gjendet para një fakti të kryer dhe shteti duket i dobët para një fenomeni të tillë mbarëkombëtar. Në një kohë që bëhet thirrje për bllokimin e importimit të farërave të kanabisit që do ishte një masë e mirë menduar për sezonin e mbjelljes së tij, mos do ish më e udhës që veç kësaj mase të ndërmerrej edhe një masë tjetër: LEGALLIZIMI i tij. Të paktën nuk do të shihnim më policë të shndërruar në korrësa hashashi dhe do t’i jepnim edhe një dorë mjekësisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx