E enjte, 01.05.2025, 03:48 AM (GMT+1)

Mendime

Xhiliola Lamaj: Si po ecen monatoriumi i gjuetise?

E shtune, 11.02.2017, 10:02 AM


Si po ecen monatoriumi i gjuetise?

Nga Xhiliola Lamaj

Vitet e fundit eshte vene re se roli qe ka luajtur, monatoriumi i gjuetise dhe perpjekjet per te ndaluar kete gjueti te paligjshme, ka patur efekte pozitive. Vazhdimisht eshte lobuar dhe eshte ber thirrje qe ky fenomen te reduktohet , me qellim mbrojtjen e pasurise se faunes. Pasuria dhe bukuria e krahinave fshatare dhe pyjeve , shpesh u kane dhene mundesi vizitoreve te gjejne krijesa dhe kafshe qe rralle te qellon t'i shohesh. Shqiperia ka nje potencial, jo me pak se 350 zogj vendes. Ne shume habitate jane te pranishme e te zakonshme shume lloje shpendesh sic jane: pelikani kacurrel, flamingo, rosat e egra e lloje te tjere te shpendeve emigratore ne laguna. Ajo cka vihet re eshte se , Shqiperia edhe pse nje vend me siperfaqe relativisht te vogel, ka nje flore e faune shume te pasur . Por, fatekeqesisht e perkthyer ndryshe , kjo pasuri sa vjen e reduktohet deri ne rrezikshmeri te zhdukjes. -Dhe pyetja lind natyrshem: - A ka gjasa qe keta lloj shpendesh te rigjejne perseri habitatin e tyre? -Veshtire t'i japesh nje pergjigje te sigurte. Ne gjithe pasurine qe ka fauna jone, mund te evidentoj se disa prej ketyre lloj kafshesh jane ne rrezikshmeri alarmante zhdukje. Disa prej tyre jane: Rosa e eger, Dhelpra, Pata e eger,Thelleza e malit dhe e fushes, Gushekuqi, Turtulli, Grifsha, Huta, Pellumbi i eger, Lepuri i eger etj. Keshtuqe duke pare situaten, qendrimi karshi ketij fenomeni duhet te jete sensibilizues , me qellim qe ky problem te mos deligroje ne katastrofe ekologjike. Nga keto survejime, qe jane bere kohet e fundit , rastet konkrete vijne nga zera te banoreve te periferise se qytetit. Keta banore jane shprehur se kane degjuar krisma armesh. Ky fakt shqetesues ka prekur dhe indinjuar jo vetem anbientalistet por edhe dashamiresit e tjere te natyres. Edhe pse eshte ndaluar me ligj gjuetia, perseri jane vene re raste abuzimesh ne kete veprimtari , deri ne dalje jashte kontrollit ,qe do te thote , demi, si ne flore e ne faune te mjedisit ka qene mbi normat e lejuara. Ne raste te tilla qeveria duhet te marre masa per parandalimin e demit te metejshem ashtu sikurse edhe per rikuperimin e gjendjes, per ta vendosur ne parametrat e duhura ligjore. Per post ketyre, mund te themi qe ne baze te lobimit permanent qe i eshte ber kesaj situate , ka patur efekte pozitive dhe jane dhene rezultate . Medalja e anes pozitive eshte qe, me vendosjen e monatoriumit, permiresimi i situates eshte i ndjeshem , verehen ndryshime ne avantazh e ne favor te faunes. Por duhet theksuar se kjo situate duhet te rikuperohet akoma dhe me teper ne vazhdimesi e duhet te kete arritje ne parametrat e duhura te ekuilibrit te natyres mjedisore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx