Mendime
Dedë Preqi: Dizajneri Rakiq
E merkure, 08.02.2017, 09:34 PM
DIZAJNERI
RAKIQ, QEVERINË E THAQIT DHE MUSTAFËS PO E BËNË NJË HIQ…
Nga Dedë Preqi
Para se të hymë në detaje të këtij materiali, disa gjëra duhen të sqarohen: E para, në mesin e këtyre njerëzve ekzistojnë disa individ të caktuar, ose në kuptimin më të qartë janë njerëz të paguar, që improvizojnë fusha të nyjeve politike dhe luftënxitëse, të cilët nuk i kanë kompleks marrëdhëniet ndërnacionale, apo zgjidhjen e problemeve në mes tyre, ndërsa e dyta, këta njerëz janë të zgjedhur dhe sa herë kërkohen për t’a destabilizuar Kosovën, përdorën si vegla të operimeve të ndryshme, që derigjohen përmes Beogradit, për ti arritë qëllimet e tyre.
Nga kjo shihet qartë se çëllimet e Serbisë janë të planifikuara mjeshtërisht, që Kosova, ose duhet të ndahet sipas planeve të saj, ose përmes ndikimeve të dhunshme dhe metodave të ndryshme barikaduese në këtë pjesë të vendit, të arrihet deri te ndonjë konflikt i rrezikshëm në mes këtyre dy popujve, i cili do të prodhojë dhe nxjerrë probleme të tjera, që Kosova të dështojë si shtet dhe të dëshmojë para ndërkombëtarëve se nuk është e aftë të menagjojë shtetin e saj.
Pranda, çka të thëmi për gjendjen ekstreme që po paraqitet në pjesën veriore të Mitrovicës, që sëcila fjalë tingëllon acarueshëm, apo gjendja aktuale e kësaj pjese të Kosovës, arrinë nivelin e mos sigurisë dhe lirisë së lëvizjes nga dy popujt e një vendi dhe një shteti të përbashkët.
Kur duhet të jemi të lirë në vendin tonë, por edhe të besojmë se populli shqiptarë nuk duhet të jetë vetëm një popull i kushtëzuar, i cili duhet të frymoj dhe shfrytëzojë lirinë e vet përmes diktateve të dhunës, shantazheve dhe krimeve, të cilat janë elemente antinjerëzore, kur dihet se ky popull i ka kaluar këto përbuzje dhe tmere të kohës.
Si rrjedhim i këtyre rrethanave që po ia zëjnë frymën lirisë së Kosovës, shikuar në parim të shtetit demokratik dhe Kushtetutës së Kosovës, sëcili nacionalitet në këtë vend, ka mundësi të vendos për fatin e vet dhe të ruaj dinjitetin e vet njerëzor, me ç’rast edhe serbët e kanë këtë mundësi edhe pse deri dikund janë ndër ata të cilët janë më të priveligjuar se të tjerët, si nga qeveria e Kosovës, poashtu edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Mënyra se si serbët e pjesës veriore të Mitrovicës, po sjellen në këtë pjesë të vendit me veprimet e tyre arrogante dhe të jashtëligjshme, duke barikaduar ura dhe ndërtuar mure ndarëse, besohet se as Serbia nuk do i kishte toleruar të sjellën në këtë mënyrë, ose do të ndëshkoheshin rëndë sipas ligjit për veprimet e tilla.
Po të bëjmë një krahasim me shqiptarët e Luginës së Preshevës, atyre u mohohen shumë të drejta elementare, madje u mohohet edhe literatura shkollore në gjuhen shqipe nga vetë Ministria e Arsimit të Serbisë, kurse në Kosovë, literaturat dhe planoprogramet shkollore serbe punojnë sipas planoprogrameve të Serbisë, dhe asnjëherë nuk janë të kontrolluara, apo të diktuara nga ministria e Arsimit të Kosovës.
Serbia ndaj Kosovës, akoma nuk është e gatshme të pranojë dhe të kërkojë falje për krimet e bëra shekuj me radhë, por as për luftën e fundit që i shkakëtoj Kosovës me mijëra viktima, prej të cilave janë edhe me qindra kufoma të pagjetura, të cilat i rrëmbeu dhe i fshehu në vendin e vet, me qëllim për ti humbur gjurmët e krimit.
Mes këtyre, Serbia akoma i shfrytëzon mekanizmat e vet fashizio-politik dhe mitik, për të ndikur në Institucionet e Kosovës dhe shtetin e saj, me qëllim për ta ndarë pjesën veriore të vendit, e cila banohet me shumicë serbe, ose përmes shantazheve, dhe mekanizmave tjerë, sikur që bëjnë me urën e Ibrit, me vendosjen e mureve, me trenin ilegal dhe tani me strukturën e re të një projekti, kinse në formë vazosh të luleve, i cili projekt nuk dallon shumë nga ngritja e murit të mëhershëm, që simbolizonte ndarjen provizore të këtij vendi.
Përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë, dhe shumë çështje tjera të pazgjidhura në mes këtyre dy vendeve, janë dëshmi të qarta dhe synime të shtetit serb, që Kosovën, t’a mbajë nën kthetrat e veta, duke e mos ç’rezistruar nga Kushtetuta e saj, si pjesë përbërese e Serbisë.
Prandaj, përgjigja e Kosovës, duhet të përbëhët nga veprimet e drejta dhe sjelljet serioze në mes palëve, e jo me biseda e meditime, apo fotografime të detyruara nga pala ndërmjetësuese, dhe ata tëcilët e marrin përgjegjësinë për zgjedhjen e problemeve, duhet të përmbushin detyrat në mënyrë korekte dhe konkrete, të cilat i kërkojnë rrethanat dhe marrëdhënit nëmes këtyre dy popujve, për të arritur të parandalohet ndonjë e papritur.
Kështu sikur po vepron dizajneri Rakiç, apo kryetari i Mitrovicës veriore, i cili problemet në mes këtyre dy popujve po i dizajnon përmes bllokadave, mureve dhe parqëve, nuk do të thotë ndryshe, apo më shumë se një lojë e rrezikshme në këtë pjesë të vendit, të cilën po e dizajnon dhe realizon Rakiçi, me bashkëpunëtorët e vet, apo shërbëtorët e Serbisë, për ta dështuar Kosovën në sferat e zhvillimt dhe shtetndërtimit.
Por, ç’farëdo predentimi të Serbisë dhe «argatëve» të saj, sikur me dizajnerin Rakiç dhe të tjerë, që qeverinë e Thaqit dhe Mustafës, e bëjnë një hiq, pa hamendje mund të thuhet se, e ndihmon edhe pa-aftësia e qeverisë së Kosovës, në krye me këta njerëz, të cilët nuk e kanë treguar seriozitetin dhe përkushtimin e duhur, të arrijnë një realitet ndryshe dhe me bindjen se, Kosova është një shtet demokratik, e kthyer në një fitore të vërtetë dhe të merituar, e cila shtetin e vet mundet ta menagjojë dhe ta udhëheqë vet.