Mendime
Zejdush Kastrati: Kur të tjerët na shkruajnë historinë
E diele, 12.02.2017, 02:00 PM
Kur
te tjeret, na shkruajne historine !
Nga Zejdush Kastrati
Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Kosoves, para dy dite, ne adrese te mbi 130 shteteve te botes,por edhe ne OKB,OSBE,Keshille te Evropes, Bashkimin Evropian, Parlamentin Evropian,... permes nje note verbale, ka adresuar dosien te titulluar “Fshehja e deshmive te krimeve gjate luftes ne Kosove”,botuar nga “ Fondi per te drejtat humanitare” e Natasha Kandiqit, me seli ne Beograd, me autor: Nemanja Stjepanoviq,redaktore Milica Kostic, me nje tirrazh, prej vetem 300 ekzemplaresh.
Kjo dosie, e perpiluar ne 63 faqe,me te dhena konkrete dhe me pershkrime te detalizuara, per lexuesit e gjere,prezenton momente dhe deshmi,shume rrenqethese,ku tregon se për të zbuluar fshehjen e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës,gjate vitit 1999, ka mbledhur të dhëna nga dëshmitarët, të mbijetuarit e krimeve, të përsonave që kanë pasur informacione për krimet, kryesisht pjesëtarët e policisë dhe punonjësit e kompanive që “kanë marrë pjesë në transportimin dhe varrosjen e trupave”,por siq dihet dhe siq deshmohet edhe me kete dosie, protogonistet dhe akteret kryesor te ketyre krimeve, identifikohen, zyrtaret me te larte te Qeverise, perkatesisht te Mimstrise e Puneve te Brendshme te Serbise, dhe departamenteve te ushtrise se Jugosllavise.
Eshte kjo nje dosie dhe nje deshmi ,qe, ndaj popullates se pafajshme shqiptare,ku viktimat,kryesisht, jane civile,perfshire gra dhe femije,e qe krahasuar me dhunen ,terrorin dhe maskarat e pushtetit te atehershem serbe eshte minore dhe jo e plote,megjithate, vlen te pershendetet, por, ajo qe per intelegjencen tone kosovare,(qe po na krekoset neper debate televizive dhe manifestime perkujtimore ) eshte turp e marri, dhe duhet te na brengos, bile te “skuqemi”para vetevehtes, eshte fakti,qe na obligon dhe na detyron, te parashtrojme pytje: se , a kemi apo nuk kemi ne ne Kosove,
Institute per hulumtimin e ketyre krimeve,komisione, shoqeri civile, akademi, departamente, (apo jane vetem ne leter, dhe sa per te thithe te mira materiale) qe jane marre, dhe qe eshte dashur te merren, me keto fenomene historike,e qe jane argumentet me te forta dhe me te fuqishme, per te deshmuar, para botes demokratike, se Serbia eshte ajo, qe beri gjenocid e masaker, ne Kosove, e jo ne shqiptaret, siq po na pareqesin gati gjithe lideret dhe institucionet,por edhe mediat, e Serbise, qe po qeverisen, edhe nga persona, te atij regjimi kriminal, te asaj kohe, qe bene edhe keto krime, e qe i ka prezentuar,humanistja e mirenjohur serbe , Natasha Kandiqi,ne kete dosie !
Deri kur,per ne,si gjithnje deri me tash, duhet te flasin,te angazhohen,te investojne,te sakrifikojne, por edhe te luftojne, te tjeret(te huajt) e qe rasti i z Kandiq.eshte edhe me tmerrues dhe me brengosesh!!!
Marre....! Sjemi rastesisht PISA!!!