E diele, 28.04.2024, 03:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Kapelja

E enjte, 09.02.2017, 07:24 PM


Shyqyri Fejzo

 

Kapelja

 

Nuk e di pse inati

E kish zënë ariun

Ta zinte njëherë ujkun

Ta rrihte të ziun

 

Ndaj me ditë të tëra

Rrinte e mendonte

Sherrin si ta niste

Një pretekst kërkonte

 

Deshira i shtohej

Ta rrihte pa tjetër

Kur shikon të kaloje

Në rrugë zonja dhelpër

 

I tregon shqetësimin

I kërkon një mendje

Ajo si dinake

Këto punë i ka ëndje

 

Pretekstin për rrahje

Ti e ke tamam

Ujku në kët vapë

Kapele nuk mban

 

Gëzohet ariu

Ujkun po kërkon

Ç’janë këto bërtitje

Pylli po ushton

 

“E sheh sa nxehtë bën?

Ti bën lale lele

Në pyll kur të dalësh

Të kesh vënë kapele

 

Dhe e rrahu ujkun

Sa me s’mbahej dot

U kënaq sa s’thuhet

U gajas me lot

 

Kaloi shumë kohë

Stina u ndërrua

Deshira ta rrihte

Ariu iu zgjua

 

Ku tjetër vec ujkut

Me të e kish zënë

Mendohej për shkakun

Gjith natën me hënë

 

Si vet nuk e gjeti

Durimi i mbaroi

U nis nëpër pyll

Dhelprën e kërkoi

 

Pretekstin për rrahje

Ti e ke tamam

Kërkoi cigare

Ai kurrë nuk mban

 

Dinakja kët herë

E merr vet në dorë

Po i vinte keq

Për ujkun e gjorë

 

I tregon rrezikun

Që e kërcënon

Të mbaje cigare

Po e keshillon

 

Me edhe pa filtër

Se ajo s’e di

Çfarë lloj cigare

Do zoti ari

 

Ujkut këtë rradhë

Qerpiku s’i dridhet

Ja, sa u takuan

Nuk ka pse ti vidhet

 

“Do kesh një cigare”?

Lepe!Urdhëro

“E desha me filtër”

Ja, cilën do?

 

Xhindoset ariu

Tjetri serbes rri

A jam krejt në rregull

O zoti ari?

 

A je krej në rregull

Tani ta tregoj

Nuk je më i vogël

Që unë të mësoj

 

Kërciti dajaku

“Ç’bëra mor aman”?

“O ujk teveqel

Kapele pse s’mban”?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora