E diele, 28.04.2024, 06:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Jam betua të flas veç shqip

E merkure, 08.02.2017, 08:51 PM


JAM BETUA TË FLAS VEÇ SHQIP

 

Pasha bukë e pasha krip –

Jam betua  të flas veç shqip !

Boll kam fol  turqisht, serbisht ,

Kinezisht edhe rusisht !...

 

600 vjet kam thanë ALLAH –

Prej akshamit deri n’ sabah !

100 vjet nëpër çdo log –

S’ kam thirr  ZOT , por kam thirr  BOG !

 

Nëpër shekuj jam përpjekë ,

Nëpër shekuj jam përndjekë !...

M’ kanë copëtua dhe m’ kanë shtypë –

S’ më  lanë me shkrua , as me fol  shqip !

 

Çdo pushtuesi iu kam bë  servil –

Por , ata m’ kanë bë  rezil !

Tash nuk dua me u bë  zhgad –

Por , do t’ thërras gjithmonë MAJ GAD !

 

S’ dua t’ aktroj ma nëpër livadh –

T’ më quajnë populli YLL I MADH !

Do t’ punoj si magjistar –

T’ më njohë populli si BIG STAR !

 

Nëpër shekuj kam thirr  NANË –

Kurrë rehat nuk më kanë lanë !

Dikur nisen frymën t’ ma zënë –

Mos thirr NANË , por thirr NËNË !

 

Pastaj m’ morën nëpër këmbë –

Mos thirr NËNË , por thirri MËMË !

Tash nuk thërras ma NËNË , as NANA –

Por , do t’ thërras shqip BIG MAMA !

 

Për një vashë që kish IMAZH –

Do t’ a shkruaj një MESAZH !

Në programet televizive –

Do t’ mund ta shikoni LIVE !

 

Deri dje , isha i pa mend –

Sot , jam deputet n’ KUVEND !

Prej KUVENDIT , shkoj n’ PARLAMENT –

Prej gëzimit donë me m’ lanë mentë !

 

Ditë e natë kam ra n’ kiamet –

Der’ sa u zgjodha DEPUTET !

Deri dje , isha  i MJERË –

Sot , m’ kanë zgjedhë për PREMIER !

 

Deri dje , isha fshatar –

M’ patën zgjedhë për KRYETAR !

Deri dje , m’ thanë IRREDENT –

Sot ,  m’ kanë zgjedhë për PRESIDENT !

 

Gjilan, më  08.02.2017.     Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora