Kulturë
Përparim Hysi: Lamtumirë, Usta!
E diele, 05.02.2017, 11:22 AM
Përparim Hysi
Lamtumirë, USTA!
In memoriam, DRITËRO AGOLLIT!
Erdhi lajmi- gjëmë që na ka tronditur
Zemra kujt s'i dhëmb, për ty,MENDJENDRITUR?
Përmbi shtatë dekada, prozë e poezi
Meriton hossana, o zemërflori!
Babaxhan nga shpirti, si MJESHTËR në vargje
Balli yt ndriti tek "Lidhja e SHkrimtarëve"
Torbën plot me vargje, nga baltë prej Devolli
Plot e jotja magje: DRITËRO AGOLLI!
Ti siç kishe prozën, kishe poezinë
Sikur hoqe "blozën" në gjithë letërsinë
Tek ti gazetari dhe më shumë POETI!
Pa u rrit shkrimtari me zemrën sa deti.
Sado s'të mungoi, s'të dehu lavdia
Ndaj për ty këndoj DRITËRO THJESHTËSIA
Mbete babaxhani (ardhur nga Devolli)
Zemëroqeani, DRITËRO AGOLLI!
Dera mbeti hapur për shokë e për miq
(Kush mbeti pa ardhur? Krisht i vënë në kryq)
Krisht i vënë në kryq, për miq e për shokë
Nuk vihet në "ziq" (zemra sa një botë)
Eh, USTA i BUKUR! O USTA me vlera!
Në kohën e turbull, mbete ti:legjenda!
Balli yt i bardhë, fare s'u bë pis
Mbete Luftëtar kundër padrejtësisë.
Ç'di të them më shumë se jam i pazoti
Nuk të qaj veç unë, derdhet një det loti.
Se ke qenë i drejtë (gjykoje me zemër)
Një lot po më shket: Vdeksh, moj vdekje-shemër!
Vdekje të mallkoj:- Mos të t'i shoh sytë!
Dritëroi do rrojë ( me ne është çdo ditë)
Se ka shkruar libra dhe mbetet në vepra
E kemi në shpirtëra si nëpër legjenda.