E diele, 28.04.2024, 01:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Kadiu: Devolleshat, pëllumbeshat

E merkure, 08.02.2017, 07:45 PM


Kadri Kadiu

 

DEVOLLESHAT, PËLLUMBESHAT

 

Për martesë kush ka djalë, pyesni t'ju jap mend me okë

Porsi çupat e Devollit, nuk gjeni nuse mbi Tokë

Janë për burrë e janë për shtëpi,  e nuk ja përtojnë për punë

Por janë dhe pastërtore, njësoj si rosat në lumë

 

Që jeta t'ju shkojë mbarë , nuset merrni devollesha

Në daçi bjonde në daçi kaleshka, të gjitha janë sokolesha

Që t'ju duan nënë e babë, e t'ua  mbajnë hapur shtëpinë

Që të  presin e të përcjellin, me respekt gjithë miqësinë

 

Për të ngrënë e për të pirë, kurrë s'do ju dhëmbi koka

Tavolinën plot do e kini, me të mirat që ka Toka

Byrek me petë të holla, revani e petanikë

Kërkoni çdo gjë pa frikë, në daç liko me çaçanikë

 

Të gjitha i bëjnë devolleshat, se ato janë sojlesha

E  ç' tju them pastaj për shtëpinë, zbukurimet e orendinë

Për rregullin e pastërtinë, për qëndismat e punëdoret

Apo për lulet shumëngjyrëshe, që do t'ju mbushin oborret

 

Që t'ju flas më për çupat tona, ndonjëri do na kritikojë

Por përgjigjen unë gati e kam, e s'do e mbaj në gojë

E do i them se edhe çami, çames i këndon

Edhe çdo kurbatkë, shoshën e vet lëvdon

 

Fundja, unë çupat tona lavdërova, por të botës nuk i qortova

Të tjerëve ska pse u mbetet hatri për këto që unë shkrova

Dhe vajzat e tyre të mira janë, e të bukura si princesha

Por çupat e Devollit, bukën veç e hanë, janë mbretëresha.

 

Këto që unë thashë, të vërteta janë, s'ju gënjeva jo për besë

Se nusen e djalit, por dhe zonjën time e kam devolleshë

Por ju djem beqarë, në Devoll po të shkoni

Bëjini hesapet mirë kur vajzat t'i kërkoni

 

Se çupat e Devollit të marrin gjak në vetull e dot s'i mashtroni

Dhe mundet që t'ju ngjasë si Koçit të teta Sofkës

Që shkoi në fshat të kërkonte Melin ne Teta Ollga

Ishte i kollarisur zavalli, por u kthye në qytet pa bollka

 

Se çupat e Devollit o miq, ju peshojnë në ziq

Dhe ua numërojnë sa fara kini në kokë

Ju shohin drejt në sy e ju a bëjnë skopinë

Se ato, qelibar të pastër, e duan dashurinë



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora