Mendime
Reshat Nexhipi: Tre objekte unikate shqiptare
E diele, 21.08.2016, 11:00 AM
Rreth
tre objekteve unikate shqiptare, në Maqedoni.
Nga Reshat Nexhipi
Në vend të hyrjes
Fjala është për Teqenë në fshatin Nakolec të Prespës dhe për Sarajet e Nijazibeut në Resnjë, nga i njëjti region, si dhe për hotelin ,,Mirazh,, të Strugës. Po i përmbahem rregullit kronologjik dhe po filloi me Teqenë. E konsiderroj për objekt unikat, sepse ka një histori, të cilën, nuk e kam hasur në asnjë vend të botës. Këtë ngjarje, e kam përshkruar para rreth gjysmë shekulli, pak si në poezi, prandaj dhe po e prezentoj në original, me përjashtim të fjalëve të fundit. Për hir të kontinuitetit, edhe historinë e dy objekteve të tjera, e kam prezentuar në të njëjtën mënyrë, pra,në poezi, sa ja kam qëlluar, nuk e di, sidoqoftë, përmbajtja është me rëndësi.
Historia e Teqesë bektashiane
,,100 e ca vite të kaluar, këtë fshat, një dervish e ka vizituar dhe, aty jetën ka ndruar. Një ditë, lumi i fshatit, çdo gjë gjeti përpara shkatërroi varri i ti asgjë nuk pësoi. Sepse, uji, para ti, në dy pjesë ishte ndarë, anës, ka shkuar, varrin aspak se ka trazuar, banorët ka befasuar. Prej asaj dite, atë varr, për të shenjtë, e konsiderojnë, maksimalisht e respek
tojnë, pa marrë parasysh, cilit konfesion fetar, i takojnë,,.
Disa vite më parë, varri në objekt madhështor është shëndruar, nga kurbetçinjt e kësaj ane, i financuar, arkitekti i vetëm shqiptar nga Manastiri, e ka projektuar, materialisht ka ndihmuar, ekskavatorin e ti privat, disa ditë aty gratis, e ka shfrytëzuar, vendin ku u ngrit Teqeja dhe të katër anët e saj, ka rrafshuar, ambientin ka zbukuruar,sepse, më parë, aty vështirë shkohej, varri shumë rrallë vizitohej. Prandaj e udhës do ishte një pllakë mermeri të kishte, historia e këti tempulli të tregohej, emri i donatorëve dhe arkitektit të apostrofohej. Një pllakë të tillë edhe xhamia e re moderne e Kranjit, duhet të kishte, sepse kurbetçinjtë para të madhe kanë dhënë, i njëjti arkitekt ka qënë,. Sa i takon emrit të ti, në tekstin e hotelit në Strugë, do ta zbuloj, se edhe ai hotel, është vepra e ti, po, rrallë kush e di, shkaqet do t i tregoj, kur historinë e ati objekti, më poshtë, do ta shtjelloj.
Përndryshe, Teqeja, karshi rrugës, në hyrje të fshatit, është ndërtuar, aty pra, ku varri, një shekull e ca ka qëndruar, nga varrezat e fshatit i izoluar, çdo njeri, nga vatura për ta shikuar dhe për ta vizituar, ambientin e brendshëm mahnitës, për ta shijuar, mezarin e Dervish Aliut, për ta shikuar. Lumi, që ka pranë, të kujton ,,veprimin human,, të ti, që ka hyrë në histori, sepse i tillë sikur mos ishte, këtë tempul, sot, nuk do ta kishte. Çdo historian, që e shikon, me shtatë çudirat e botës e krahason, bile edhe më tepër nga disa prej tyre e vlerëson, sepse ngjarjen e ti, rrallë e gjen në histori,, një studijues i huaj, kështu ka shkruar, kur e ka vizituar.
Nijazibeu, Sarajet e ti
Nga fundi i shekullit XIX ose fillimi i shekullit XX, është ndërtuar, Resnjën ka zbukuruar, se më parë fshatit, i përngjiste, pamje qyteti, nuk kishte. Nijazibeu ,,Mbret i Prespës,, epitetin, kishte, prandaj, ngritja e një objekti të tillë, problem aspak, për të, nuk ishte. Në një mbledhje, në Paris, duhej të shkonte, por i angazhuar me punë, vendosi, një tjetër të dërgonte. Ky, Nijazibeut, objektin ku u mbajt mbledhja, si foto, ja tregoi, me bukurinë e ti, tepër e befasoi, sa që, menjëherë arkitektët më të mirë, angazhoi dhe të njëjtin e ndërtoi.
Objekti original, gjatë luftrave, është shkatëruar, ky i Resnjës, mbeti inikat, në tërë botën i dëgjuar.Turistët, nga tërë anët e globit, e vizitojnë, por emrin e Nijazibeut, kurkund nuk e shikojnë, edhepse përveç këti objekti madhështor, ai, në Manastir, shpalli Hyrjetin, solli parlamentin, absolutizmin pesëshekullor e përfundoi,jetën e çdo komuniteti lehtësoi, kushte për Kongresin e Alfabetit tonë krijoi. ,,Sikur Nijazibeu, sllav të ishte, para objektit, përmendore, madhështore do kishte, nga Sofja dhe Beogradi që të shikohej, kushedi sa do lartësohej,, ka thënë një Korçar, kur e ka vizituar, kurse unë histornëja kam treguar.
Këtë objekt, pushteti serb dhe ai komunist maqedonas, edhe si burg e kanë shfrytëzuar, qindra shqiptarë, aty janë maltretuar. ,,Sikur babaj tim, këtë, ta dinte, kurrë nuk do ta ngrinte,,. Kështu, djali i Nijazibeut, në një rast, ka deklaruar, kur, këtë, që, sapo thashë, ja kam treguar, Resnjën kur ka vizituar, shuma të mëdha parash, ka shpenzuar, për ta renovuar, nga zhdukja, për ta shpëtuar. Mirëpo, qeveritarët komunistë, marrëveshjen me të, vetëm pjesërisht e realizuanë, gjysmat e parave, në xhepat e tyre përfunduanë.
Struga, hoteli
,,Mirazh,,
,,Hotel, ndër më të bukurit, në Strugë dhe më gjerë, nga arkitekti shqiptar i Manastirit, i bërë, pamjen e shqiponjës i ka dhënë, unikat në botë, për të qënë. Strugën, zbukuron, emrin e arkitektit nderon, edhepse, me përjashtime të rralla, struganët, emrin e ti, spara e tregojnë, siç duket, nga xhelozia vuajnë?!. Këtë, personalisht, para një vit e ca, rastësisht, e kam vërtetuar, kur recepcionistit të hotelit, vizitori nga Korça i është drejtuar: ,,Këtë objekt, kaqë të bukur, cili arkitekt, e ka ngritur,,,? ai, mblodhi supat, se, nuk e ka ditur. Vetëm emrin e pronarit të hotelit, me mburje e theksoi, asgjë tjetër nuk tregoi. Pranë tyre, një miku im i ngushtë, ishte, afër ti, mua më kishte, recepcionistin e pa dhe si me inat, i tha: ,,Këtë hotel, djali i këti profesori, që kam pranë, e ka ngritur, sa çudi, si recepcionist, këtë se ke ditur, edhepse vite të tëra, ky arkitekt ka punuar, me struganët çdo ditë ka komunikuar,,!?
Korçari, mikut im, të drejtë i dha, recepcionistit, iu drejtua dhe i tha: ,,Sikur në Korçë, ky arkitekt, hotel të tillë, të kishte ngrintur, i madh e i vogël, emrin e ti, do t ia kishin ditur, sepse, në murr, plakatë të bukur prej metali do kishte, biografia e objektit, shkurtimisht do ishte, emrin e arkitektit, me gërma të arta, do ta shkronim, Manastirin do ta apostrofonim, Alfabetin, që na dhurroi, dhe Arkitektin, qytetin, që na zbukurroj,,.
Recepcionisti, korçarin, plotësisht, e arësytoi, falje për këtë, nga mua, kërkoi, edhe unë, ndjesë, prej ti, kërkova, që me kohë, nuk reagova, mikun im, ta kisha penguar, këtë histori, mos e kish treguar, sepse, përveçse recepcionistin që e shqetsoi, edhe mua, në sëklet më vuri dhe më ngushtoi, nuk dinja si të veproj, si babaj i arkitektit që isha, prandaj mikun e kritikova, kohë të gjatë, me të, nuk u takova, edhepse qëllimin nuk e kishte të na denigrojë, por të drejtën të tregojë.
Ps.
Për hir të së vërtetës, korçarit, i kam treguar:brendësinë e hotelit, pronari-blerësi pra, e ka rregulluar, me sende të nevojshme, të shtrenjta dhe luksuze, e ka furnizuar dhe, tërësisht, siç duhet, e ka kompletuar, pamje mahnitëse i ka krijuar.
Ky hotel, me pamjen e ti, shqiponjën jonë dy krenare, simbolizon, Piron dhe Skenderbenë, kujton, prandaj dhe unë, nga disa projekte, të cilat, djali mi ka treguar, këtë kam preferuar dhe ja kam sugjeruar. Dëshirën ma plotësoj, kështu që, sa herë kur ta shikojë, mua do më kujtojë.