Mendime
Nexhat Bexheti: Lajm i keq për rilindasit tanë
E enjte, 18.08.2016, 06:20 PM
HABER RILINDASËVE TANË
Nga Nexhat Bexheti
Oh, si nuk kamë një grushtë të fortë, e ti bie dheut e tu çoj një haberë rilindasëve tonë të dashur e tu tregoj se ç’ bëhet me atdheun e tyre. Se në Londër shkojnë Ministrat tanë, jo me kobure për ti mbrojtë trevat tona, por me janxhëkun mbushur plot me para të vjedhura nga populli , apo me paratë nga shitja e ndonjë Kodrine apo Bregu të Atdheut tuajë.
Ne sot nuk e dijmë sa e kemi gjërë e gjatë atdheun tonë, nuk jemi anës lumenjve por shumë largë lumejtë nga ne janë, edhe disat duam me i tharë. Fushat e gjëra me Lule e me Lisa të gjatë nuk i shofim më në atdheun tonë, të gjitha malet me Lisa janë duke u prerë. Nuk blegërojnë qengjat më, dhe zëri i bilbilit nuk jehon nëpër livadhe, dhe lugjet e verdha, por Qyqja ja ka nisë me vajtu edhe Korbat krokatin nëpër degët e trungjeve me rrënjët e kalbuna në dhe. Vaji i Bylbilit me mallzimë mundohet me na kujtu, se jemi t’ue shue Atdheun e trashiguar nga Kreshnikët e parë. Ku janë ata kroje të argjenda, djemtë si Petrita e bura Vigana. Djemtë tanë si Petrita sot i zbukurojnë vendet e huaja!. Të mërguar, vendlindjen e kanë shëmtuar duke i dhanun një hije të mrolun të ngjashme me hijen e Balozit të zi të kohës së Gjergjë Elezë Alisë. Për këta djemë si Petrita udhëheqësit tanë kokën se çajnë! dhe ditë më ditë nga injoranca e tyre zhvillohen karvanet e mërgimtarëve, se në atdhe nuk ka bukë për githë ne. Nga që hajdutët na e muarën në qafë Atdheun,duke na e mbytur shpresën, për këtë shkak nuk prosperon atdheu, ditë më ditë zvariten perdet e hekurta mbi nurin e Atdheut. Juve nëpër botë Haberë ju bëj që të kheheni në Atdhe,se me ca emra nuk bëhet shtet. Mos na lerni neve nikoqirë pa shtëpi, pa dyer shtëpije, dhe të pa vetëdijëshëm se çka mundet me na gjetë . Se prej mbanësh hegjemonistët krahët i kanë shtrirë përmbi Atdheun tonë të shenjtë dhe të bekuar nga Zoti. Me sa duket e kanë kuptuar se ne jemi disperzue pikë e pesë, dhe dyertë hymjes të shëmtuara nga Dryri munë si hije e Zandanës.
A do të lindë një Konstantin të na e sjellë Doruntinën, sepse që moti jemi duke e pritur të pragu i derës. Kullat presën të dalë tymi nga Oxhaqet,e dasmat të fillojnë me zërin e Gajdes e Lahutës.
Heretikët tradhtarë dorën ua kanë zgjatur Hegjemonistëve, dhe zgërdhinden nëpër ahengjet e Balozave të zi, duke shprazur gota dhe lëpirë çanaqet e servuara me ushqime diskutabile, dhe para Mediave të pispilosur si Dylberat e Haremit me buzqeshje Zirkoni, por me formë fytyre të pikturuar nga piktorët naivë. Infantilët e gjorë mendojnë se janë të parët të cilët e tradhtuan popullin e vetë, me dëshirë parësore se në shoqërinë e Nihilistëve do të marin pozita të larta në këmbim të lirisë së Popullit të vetë. Injorantët e gjorë, akoma se kanë të njohur se në mesin e këtij populli ka patur edhe më herët tradhtarë , edhe ate para disa mijë vite! por ky popull nuk shkrihet as nga tradhtarët e as nga sunduesit. Shqiptarët imunitetin shekullor e kanë të imunizuar në gjenë, të cementuar në ADN që të mos zhduket kurën e kurës gjersa të ekzistojë njerëzimi, edhe njeriu i fundit i këtij soji, do të ngelë Shqiptarë dhe së fundit zhdukja e njeriut të fundit në planetin tokësorë, do të ngelë mun ky. Dëshmojnë Arkeologët me vërtetim të fakteve se njerëzimi fillestar qysh miliona vite më parë fjalët e para njorzore janë bëlbëzuar në gjuhën Pellazgo Ilire ato janë: “ UË=UJË, AË=AJËR”. Eh tash krenohu o Shqiptarë,me kokën lartë.
Shqiptarët nuk dëshprohen edhe kur ua shtrojnë rrugën me gjemba.po as nuk mahniten kur u hedhin lule.
Tradhëtarët e kombit, sot janë në numër të konsiderueshëm,me siguri se nuk do të kenë suksesë në misionin antikombtarë, ata do ti bëjnë dëmë vetëm vehtvehtes, dhe pasardhësëve të vetë,të cilët do ta mbajnë damkën e tradhëtisë, me vite të tëra dhe pasardhësit e tyre vetë do ti ndëshkojnë për gabimin e bërrë sepse farefisnitë e tyre nuk do të munden të jetojnë në këtë Atdhe të njollosur e të damkosun nga disa pjestarë të Fisit të vetë. Sepse do të injorohen nga banorët e rethit ku jetojnë. Do tua bojkotojnë dasmat dhe varimet të vetmuarë në dasmë,të vetmuarë në varime e ngushëllime a jetohet kështu.
Ndoshta bijtë e shekullit të ri, gjenerata e Kristalintë, do të dijnë të lartësojnë dhe të reflektojnë ideologji kombtare, dhe atdhedashuri të sinqertë, nga thellësia e Shpirtit dhe Zemrës, dhe të flijohen për Dheun e Atdheut, ndoshta jo për njerëzit. Njëherë e përgjithmonë trupit me ca emra,do ti vënë një emër,dhe fëmijët e gjeneratës së re të zbukuruar me Diademën e Perandorëve tanë të ngriten me vyrtite kulmore në katër anë , dhe vigjilenta të ngrihen mbi dheun duke u ushqyer me frytet e fitoreve të reja, dhe ta pushtojnë Atdheun natyralë.