E marte, 03.12.2024, 01:45 AM (GMT)

Mendime

Ilir Çumani: Mbështillu në duart e tij

E shtune, 13.08.2016, 06:50 PM


THUAJA ZOTIT, PASTAJ MBËSHTILLU NGROHTË NË DUART E TIJ DHE FLI I QETË...!

NGA ILIR ÇUMANI

Janë me qindra e mijëra bashkëmoshatarë miturakë të pafajshëm si Arditi në të gjithë Shqipërinë, të cilët po heroizohen përballë "kuçedrës" së shëmtuar: VARFËRISË dhe URISË...

Një tragjedi shekspiriane "Të rrosh, apo të mos rrosh" e ditëve të fundit ka ndodhur në landfillin e kryeqytetit pranë varrezave të Sharrës dhe la pa fjalë gjithë njerëzinë...

Arditi, adoleshenti 17 vjeçar, biri i një punonjësi të Policisë së Shtetit, në përpjekje për t’iu bërë krah prindërve për të kompensuar në mënyrë modeste të ardhurat e pamjaftueshme të familjes, duke punuar  nga mëngjesi deri në mbrëmje mes të nxehtit përvëlues të korrik - gushtit, papritur bie preh e fatalitetit, i masakruar dhe i copëtuar nga dhëmbët e një përbindëshi metalik (eskavator), përpunues i mbeturinave.

Tirana dhe e gjithë Shqipëria  e dalë  nga gjumi letargjik  gjysëmshekullor, prej  afro tre dekadash të tjera, ende po përpëlitet nga “ethet emoragjike” të një tranzicioni kaotik që tenton të prekë ëndrrën e qytetërimit pëndimor  përmes përpjekjeve të vazhdueshme të transformimeve në fusha të ndryshme të jetës politike, kulturore, ekonomike  e sociale të vendit,  por nga ana tjetër shfaqet dhimbshëm pjesa tjetër e medaljes: një tjetër sfond i trishtë,  një vend ku çuditshëm dhe në mënyrë cinike luhet "balloja" e përditshme e luksit dhe e mjerimit.

Protagonistët e vërtet të kësaj balloje janë: PUSHTETI nga njëra anë,  POPULLI – VOTUES nga ana tjetër. Ky i fundit i mashtruar dhe i lodhur, i varfëruar dhe i uritur, i drobitur dhe i nëpërkëmbur nga demagogjia, hipokrizia dhe makutëria e politikës së paskrupullt që  ditë e natë vërshon ekraneve pafund të televizioneve dhe u bie tamtamave  "për reformën në drejtësi".

Nuk e di se, nëse do të ishte gjallë Migjeni, ç'farë elegjie do t’i shkruante legjendës së mjerimit dhe skllavërimit  të kohëve tona, si do t'i këndonte Lulëve të Vocërr të epokës moderne në “rilindjen”  që po jetojnë sot shqiptarët shpresëvrarë  nën udhëheqjen e ndritur të sundimtarëve luksokratë...(!?)

Gjithësesi,  u prehsh në paqe o engjëll - hero i varfërisë dhe i mjerimit absurd! Nuk ishte aspak faji yt, që vendi ku u linde dhe nuk munde që të rriteshe normalisht, s'të të la pakëz  ise nga ajri dhe dielli i përbashkët,  që edhe Ti të jetoje jetën tënde të cilën askujt s’ia pate borxh.

Atë jetë që ZOTI t’a fali me zemërgjërësinë dhe dashurinë e Tij, DJALLI ta rrëmbeu tinëzisht, pabesisht dhe padrejtësisht, pa llogaritur se nga mosha nuk bëje pjesë në kontigjentin i mëkatarëve!

Veç të lutem, kur Zotin ta takosh atje lart, i thuaj se mëkati i Evave dhe Adamëve që sundojnë dhe drejtojnë sot "kopetë" miliardëshe në tokën që na le si trashëgim, ka marrë fuqinë e Satanait. Ai mëkat ka përmasat gjigande të një komete shkatërruese; është bërë i papërballueshëm, i frikshëm, fantazmagorik....

Vetëm një fuqi e jotja do të mund t’a zhbënte atë! Ndaj të lutem engjëll i mirë, thuaja  këto Zotit, pastaj mbështillu ngrohtë në duart e tij dhe fli i qetë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora