Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shqipëri etnike apo otomane?
E enjte, 04.08.2016, 09:08 PM
E duam Shqipërinë etnike apo Shqipërinë otomane ?
Nga Fahri Xharra
(E deshët vilajetin, ja ku e keni. Merreni! Kosova është e shenjtë për Serbinë, me pallavra të njëjta shpall Kosovën të shenjtë edhe Turqia. Dëshironit të banoni me qira në tokën tuja, banoni! Respektoni dekretet e sulltanit! Janë plotësuar të gjitha kushtet për t'u inkuadruar në Perandorinë e tij. Bëjeni! (nga Lis Bukuroca )))
Ku qëndron e vërteta ?
Pas demonstrative studentore shqiptare të vitit 1968 , shqiptarët e të gjitha tokave të tyre në ish Jugosllavi filluan të merrnin frymë më lirisht. Ishte vetëm fillimi . Pas pak , si për çudi filluan edhe debatet për krijimin e Kosovës Republikë . Ishin debate gjysmë zyrtare , flitej publikisht por askush nuk burgosej.
Por , kjo nismë u hesht . U heshtën të gjitha idetë e një republike shqiptare në Jugosllavi .
Në Gushtin e 1968-tës , Rusia dhe Pakti i Varshavës ia tregoi dhëmbët Perëndimit dhe e kreu iinvazionin e saj në Çekosllovaki ( Soviet Invasion of Czechoslovakia, 1968 On August 20, 1968, the Soviet Union led Warsaw Pact troops in an invasion ofCzechoslovakia to crack down on reformist trends in Prague. Although the Soviet Union’s action successfully halted the pace of reform in Czechoslovakia, it had unintended consequences for the unity of the communist bloc.|Czech youths holding Czechoslovakian ?ags stand atop of an overturned truck as other Prague residents surround Soviet tanks in downtown Prague on Aug. 21, 1968. (AP Photo/Libor Hajsky/CTK)
Pra atëherë flitej ndër ne vetëm për një shtet shqiptar në ish federatën Jugosllave. Atëherë jo që nuk guxonim , por as që mendonim për një shtet konfederativ fetar ndryshe nga të tjerët /
Ishte koha e vlimeve shqiptare të pranueshme edhe për Europën dhe Amerikën . Por Rusia tregoi se jemi herët . E njëjta Rusi është edhe sot ; asgjë nuk ka ndryshuar . Vetëm ne shqiptarët nuk jemi të njëjtë me ata të 1968-tës.
Bota lindore i frikohej krijimit të shtetit të dytë shqiptar , edhe pse ky i dyti do të ishte nën çadrën e një Jugosllavije të fuqishme aso kohe.
Politika e kohës nga 1968- 1974 e ndërroi taktikën me dhënjen e Kushtetutës së re të Jugosllavisë ajo e vitit 1974. Faktikisht ajo Kushtetutë dhe ata kufij që ishin të caktuar për Kosovën , shqiptarëve të ish Jugosllavisë iu garantoi disa të drejta të cilat shqiptarët nuk i kishin pasur në 600 vjetët e fundit.
Kush mendonte aso kohe për fe dhe ndërtim xhamish apo kishash : prendët , nikollët, lazërit, muhametet , abdurrahmanët abdyllahët , shahzadet , resmijet u shndërruan në albanë , viganë , jetmirë, jetonë, jehonë , lisër dhe valdrin .
Pra filloi një kohë iluministe e shqiptarëve të ish Jugosllavisë ku çdo gjë shihej në frymen e kombit. 1968-ta na e për kujtoi 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut , 1978-ta na e përkujtoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit , 100 vjetorin e saj . Ka edhe shumë e shumë gjëra tjera për tu shënuar si të shenjtat për kohët që po flasim të cilat bashkëkohësit e atyre viteve nëse janë gjallë e dinë shumë mire se e kishin përjetuar me sytë dhe trupin e tyre.
Shqiptari donte të jetë vetëm shqiptar . Boll mo , me sundimet turke e serbe ku ishim herë arnaut e herë “shiptar “ , donim të jemi me zemër me mend vetëm Shqipëtar . Serbet dhe popujt tjerë të Jugosllavisë na quanin së pari në historinë tonë në 600 vjetet e fundit: Albanac !
…….
Ç`ndodhi me ne pas 1999-tës , kur një botë e tërë u alarmua dhe u vu në pozita unanime se shqiptarët e Kosovës e meritojnë shtetin tyre , Dhe u bë ! Kosova , shteti i dytë shqiptar në botë.!
--------
Vitet kaluan dhe ne filluam ta zhgënjejmë Perëndimin; nisëm të lëvizim nga Lindja , nga Lindja islamike dhe nga lindja antishqiptare. Por edhe një lëvizje pak e dyshimtë ( e dyshimtë nga ata që e “kërkonin” )’ Shqipëria etnike ! Po, kush është nga shqiptarët kundër Shqipërisë etnike ?
- Vetë shqiptarët e mashtruar janë kundërshtarët e saj.
Gjërat për një hap të tillë duhen të përgatiten mire , e ta që ishin kundër kësaj Shqipërie na ofruan otomanizmin si variant shumë bindës që askush nga qytetërimi perëndimor të mos jetë me ne.
Bota nuk e do një shqiptar që e mohon historinë e vet, që e mohon lashtësinë e tij dhe që bëhet trampoline e një Azije të prapambetur dhe frikësuese për ata
Si mendoni , një Shqipëri etnike , në vet vete 90 % islamike ? They aren`t crazy !
Si menduan shqiptarët që do ta mashtrojmë botën duke u fshehur pas emrit të nderuar shqiptar të krijojnë një super shqiptari islamike në Europë? Si mendoni që edhe nëse do të ishin mbështetësit perëndimor të kësaj Shqipërie Etnike do ta pranonin Shqipërinë islamike.?
Ja pasojat e “trashjes” së otomanizmit tek shqiptarët :” Në konkluzat e raportit më të ri të CIA-së për gjendjen në këtë rajon, thuhet se nëse SHBA-së pas sulmeve në Maqedoni vazhdojnë me politikën e tyre ti japin mbështetje shqiptarëve dhe nëse BE vazhdon të hesht dhe kalon përmes jetësimit të “Shqipërisë së Madhe”, do të pasohet me formimin e “aleancës prosllave Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë , që lehtë mund të qojë deri te “lufta e tretë ballkanike”!. Për këtë arsye, analistë të CIA-së u bëjnë me dije autoriteteve amerikane të balancojnë qasjen në Ballkan”, shkruan Informer.”
““Analistë amerikanë shkruajnë që shtetet në Ballkan territoret e së cilës janë në projektin e “Shqipërisë etnike” nuk do të qëndrojnë duar kryq dhe qetë të shikojnë si shqiptarët marrin territore, dhe jaë të bindur se në rast të nevojës, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia do të bashkojnë forcat kundër shqiptarëve. Në këtë rast Ballkani do të bëhej një rajon i ngjashëm me Lindjen e Afërt dhe kjo në interesat ë askujt nuk është , as SHBA-së, tha një burim mirë i informuar diplomatik i gazetës.
Tani nuk është në pyetje Shqipëria Etnike por Shqipëria otomane . Po kush e lejon këtë ?
Nuk e di sa është i vërtetë ky lajm: “Nëse SHBA-ja vazhdon me përkrahjen e pa rezervë të shqiptarëve, nëse BE-ja hesht edhe më tej ndaj projektit të “Shqipërisë së madhe”, kjo do të çonte te formimi i “Aleancës ortodokse” të Serbisë, Greqisë, Bulgarisë e Maqedonisë kundër shqiptarëve, e ndoshta do të shkaktohej edhe Lufta e Tretë Ballkanike. Ky është përfundimi i raportit më të ri të CIA-s për gjendjen në rajon, në të cilin, sipas asaj që përcjell gazeta e Beogradit “Kurir”, administrata në Washington tërheq vërejtjen se, përkrahja e mëtejme e fuqishme për shqiptarët, do t’i shtynte sllavët të përqafonin Rusinë, transmeton “Koha.net”.
Por edhe nëse nuk është i vërtetë si lajm, me një deklarim otoman të shqiptarëve është krejtësisht e mundshme që Rusia, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia të krijojnë aleancën ortodokse. Amerika do të jetë në pozitë të vështirë me ne !