Mendime
Florim Zeqa: Shpresa e fundit e pushtetarëve
E shtune, 13.08.2016, 05:07 PM
Afati kalimtar i deputetëve, shpresa e fundit e pushtetarëve
Shkruan: Florim Zeqa
Mungesa e numrave të pozitës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, i detyroi pushtetarët që të shtyejnë seancën deri me 1 Shtator, për procedimin e çështjes së votimit të demarkacionit në Kuvendin e Republikës së Kosovës .
Këtë veprim të detyruar, pushtetarët e ndërmorën me shpresën që gjatë kësaj përiudhe t'i sigurojnë numrat, t'i blejnë ata deputet që janë të gatshem të shiten si prostitutat për para, poste dhe privilegje të tjera pushtetore.
Thënë ndryshe, nga tani e deri me 1 Shtator, mbetët i hapur afati kalimtar i kalimit të deputetëve të "rebeluar" në radhët e pushtetarëve, më pas do të filloj loja e shtrigave kundër tyre...
Ata deputet që shiten në këtë mënyrë, nuk konsiderohen gjë tjetër përveqse numra dhe shpirtëra të shitur, janë prostituta politike që nuk i zgjedhin klientët e tyre kur janë në pyetje shumat e mëdha të parave dhe postet politike.
Kjo klasë e prostitutave politike janë duke u shndrruar në shkaktarët më të mëdhenjë të gjendjes katastrofale në vend. Të tillët duke mos mbrojtur as një parim demokratik dhe vlerë njerëzore u shitën për lidhjen e kurorës së turpit qeverisëse (PDK-LDK), u shiten për zgjedhjen e një kryeministri kukull dhe zgjedhjen e të ashtuquajturit president, sa kontravers po aq përçarës të skenës politike kosovare.
Disa nga deputet që shitën shpirtërat e tyre para dy liderëve (Thaçit e Mustafës) më të korruptuar në vend dhe më të shantazhuarit në rajon, u shpërblyen me poste ministrore, ambasador dhe konsuj në vendet përëndimore, udhëheqës të bordeve në departamentet e shumta qeveritare, presidenciale apo në stafin e zgjeruar të kryeparlamentarit Veseli.
Ndërsa, për ata deputet që nuk ju binden urdhërave të liderëve partiak në pushtet, këta të fundit kanë filluar fushata denigruese me metoda komuniste për luftimin e tyre duke i trajtuar si armiq të brendshëm partiak.
Deklaratat e fundit të kryeministrit të vendit, se pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin do të bëhet edhe reformatimi i qeverisë, s'janë gjë tjetër veqse një "promovim" i afatit kalimtar të deputetëve në vijën e turpit qeveritar.
Se cilët deputet do të jenë të parët që do të shesin shpirtin e tyre, nderin dhe dinjitetin familjar tek pushtetarët e korruptuar, duke ua mundësuar këtyre të fundit shitjen e territorit të vendit në këmbim të mbrojtjes së lëkurës së tyre nga akuzat e rënda për korrupsion dhe krim të organizuar ekonomik dhe politik, mbetët të shifet në ditët dhe javët në vazhdim.
Deputetët, të zgjedhurit e popullit, në vend të ofertave të majme nga pushtetarët duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve, vullnetin e elektoratit të tyre e jo dëshirat e liderëve të korruptuar.
Deputetët shqiptar në kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të bashkohen,j o vetëm në kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe ("Zajednicës"), por për më tepër për ta larguar nga pushteti këtë klasë të shëmtuar politike, të mykur nga e kaluara e tyre komuniste që e katandisen keq vendin dhe thyen shpresat e qytetarëve për jetë në vendin shënjtë-Dardanisë Antike (Kosovës së sotme).
Një gjë e tillë edhe pritet të ndodhë, pasi numri i deputetëve që po e kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi tashmë është rritur me të madhe në radhët e partive të koalicionit qeverisës.
Këtë më së miri e vërteton shtyerja e seancës së paralajmëruar (11.08.2016) për ratifikimin e marrëveshjes, shkaku i mungesës së numrave në kuvend.
Janë mbi dhjetë deputetë të partive të koalicionit qeverisës të cilët janë shprehur hapur kundër marrëveshjes fatkeqe për demarkacionin .
Është mirë që më në fund edhe disa deputet të pozitës e kanë kuptuar se kërkesat e krerëve shtetëror për ratifikim të marrveshjes, s'janë gjë tjetër veq kërkesa për shitjen e territorit të vendit në këmbim të mbajtjes së pozitave të tyre pushtetore.
Andaj kemi arsye të besojmë dhe shpresojmë që deputetët e kësaj legjislature do të mbahen mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikoi marrëveshjen që copëton sërish trojet shqiptare.
Është nderë dhe krenari për secilin deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nëse bëhet "rebel" për Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin,....për të mbajtuar me faqe të bardhë anën e popullit, vullneti i të cilit i thotë STOP tradhëtisë, JO faljes së tokave shqiptare.
Zoti i bekoftë ata deputet dhe deputete që i qendrojnë besnik betimit të dhënë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.