Mendime
Dedë Preqi: Dilni te ura o burra!
E hene, 15.08.2016, 06:32 PM
DILNI EDHE TE URA O, BURRA!
Nga Dedë Preqi
Majlinda Kelmendi i ka meritat e veta me gjitha shoqet dhe shokët e saj, të cilët duhet falenderuar dhe respektuar për të gjitha , prej të cilëve Kosova ka fituar një mesazh të pazavendësueshëm para opinionit botëror, duke treguar talentin dhe zhdërvjelltësinë e të rinjve të këtij vendi në lojrat olimpike në Rio 2016. Pritja e Majlindës dhe sportistëve të tjerë në aeroportin e Prishtinës ka qenë më se e nevojshme dhe një organizim i tillë i takon çdo shteti, i cili duhet të ndjehet krenar për rastet e tilla, që i takojnë atyre më të mirëve në fushat e tilla sportive.
Në aeroportin e Prishtinës për ta pritur Majlinden dhe të tjerët, përveq organizatorëve dhe rrethit të ngushtë të tyre, del edhe kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa, me gjithë respektin për Majlinden dhe shoqërinë e saj, i takon çdo qytetari të vendit, por edhe ky detaj nuk është diçka e re, sepse kryetari i shtetit z.H.Thaqi, ishte në Rio, aty në vendin e ngjarjes, ndërsa ky i fundit, për ta plotësuar ëndërrën, del në aeroport…
Megjithatë bëhët fjalë për një pritje madhështore, e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës, por dhashtë zoti, që nga Maljinda të vazhdohet edhe nga gjeneratat tjera të këtij vendi, në një mënyrë, apo tjetrën, që Kosova dhe të rinjët e saj të depërtojnë dhe ti thyejnë barierat e tyre dhe të shpërthejnë edhe jashtë kufinjëve të limituar, apo të izoluar të kitij vendi, që po e lë Europa me një qëllim të caktuar, apo, i ka fajet dikush tjetër, ata të cilët nuk dinë ta menagjojnë si duhet Kosovën.
Të njëjtën ditë kur Majlinda Këlmendi kthehet në Kosovë bashkë me ekspeditën e saj, bëhët edhe fillimi i zhbllokimit të punimëve në Urën e Ibrit, me çrast edhe këtu mund të thuhet se është një ngjarje shumë e rëdësishme, sepse bëhët fjalë për një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila edhe me ndërmjetësimin e Brukselit, është deshtë të përfundojë më herët, por si do që të jetë, si duket „parku i paqës“ , apo „parku i turpit“ , po merr fund, me shpresë se nuk do të përsëritët më!
Athua se, ndoshta do të ishte e rëndësishme, që gjatë këtyre punimëve shumë domëthënëse për shtetin e Kosovës, të merrte pjesë edhe kryetari Thaqi, apo kryeministri Mustafa, apo kryekuvendari Veseli, me ç’rast po shënohet një ditë mjaftë e veqantë dhe serioze, e cila mbështetët në rrjedhën e ngjarjeve më të ndieshme dhe më sfiduese në brendi të teritorit të shtetit të Kosovës.
Prandaj, mund të thuhet se ky vend, i cili po ballafaqohet akoma me shumë sfida, e që ngërthenë në vete fatet e një populli, si i tillë duhet të mirret parasysh nga shtyllat kryesore të vendit, siq janë kryetari i shteti, kryeministri dhe kryekuvendari, të cilët duhet të disponojnë ndjenja dhe përshtypje të njëjta sikur në mes të Prishtinës, poashtu edhe në mes të Mitrovicës, duke e ndjerë vetën si burrështas të këtij vendi dhe të këtij shteti.