Mendime
Faton Mehmeti: Ja, pse dua të ik nga Kosova
E hene, 15.08.2016, 05:52 PM
Ja, pse dua të ik nga Kosova
Shkruan Faton MEHMETI
Kisha ëndrra... plot ëndrra. Më kujtohet se gjatë luftës së fundit insistoja që mos të ik nga Kosova, por u detyruam pas 62 ditë të bobardimeve. Edhe për pak kohë që qëndruam në kampin “ Stankovec 1 ” në afërsi të Shkupit, isha kategorik që mos të largohemi në ndonjë shtet. Më kujtohet në atë kohe isha veç 16 vjec dhe ne intervisten time të parë dhënë për televizionin gjerman ZDF pata theksuar se nuk nuk do largohemi nga kampi për ndonje vend tjetër, pasi Kosova është atdheu im. Vetëm gjashtë ditë pasi NATO hyri në Kosovë u ktheva me familje , me plot ëndrra dhe cenë për një jetë të dinjitetshme. Menjeherë pas lufte u angazhova në organizata të ndryshme , si FIQ, pastaj krijova “ Grupin e të rinjve të Ferizajt ”, fillova të punoj edhe si gazetar në gazetën lokale “ FERPRESS”, mandej mbarvova studimet dhe se fundi edhe masterin. Me pak fjalë i gjithë fokusi im dhe ëndrra ime ishte për një Kosovë të lirë , ku te mun të jetohet me nder dhe dinjitet. Si shqipëtarë ne jemi treguar mjaft të duruar, andaj edhe enderronim shumë. Me kalimin e vitete e keqja lëshoi rrenjë e rrjedhimisht edhe ëndrrat filluan të zbehen, dhe shpresat të abortohen cdo ditë. Disa shokë të mi filluan të largohen nga Kosova derisa unë i kundërshtoja fortë pse po largohen , besa edhe i përqeshja dhe i konsideroja njerëz të dobët; ndersa veten e vlerësoja si të fortë e atdhetar. Besoja se ditë të mira do vijnë për këtë vend, për këtë popull te vuajtur ndër shekuj.
Ka më shumë se 6 vjet që jam i rregullt me shkrime në gazetat ditore në Kosovë , Shqipëri, Maqedoni e kudo që flitet shqip duke ngritur zërin për fenomenet negative në shoqëri, që kryesisht lidhen me politikë. Pasi politika është burimi i të gjitha të keqijave në këtë vend dhe kudo që flitet shqip, s’mund të injorohet kaq kollaj. Ndonëse në zemer e kam dhe e dua letërsinë, duke u marr me poezi dhe vështrime letrare dhe recensione e redaktime të veprave të autorëve të ndryshëm shqipëtar. Letërsia si disidente e politikës në këtë vend nuk ka pas fuqi të ndikoj në ndergjësimin e qyetarëve si reagim ndaj të keqes.
Kjo e ka një shpjegim fare të thjeshtë, në një shoqëri të stërvuajtur gjatë dhe të varfër manipulohet lehtë dhe janë të predispozuar të besojnë në gënjeshtra.
Kosova u kaplua nga mafiozët dhe oligarkët, të cilët për të arrit deri në majën e pushteti nuk kursyen asgje , madje dyshohet edhe për eleminim të kundërshtarëve . Kur arritën të vën shtetin nën sqetullat e tyre, Kosovën e trajtuan dhe ende po e trajtojnë si një vend që duhet vjedhur me çdo kusht. Derisa sistemin e kanë korruptur dhe kriminalizuar nuk ka asnjë shpresë se këtu një ditë do të bëhet mirë, sepse e keqja ka prekur cdo sektorë të shoqerisë. Ekonomia është në gjendje agonie, ku shkalla e papunësisë në Kosovë është më e theksuar tek të rinjtë, përkatësisht ndërmjet viteve 15 deri në 24 vjeçe, ku papunësia shkon në 61 për qind, pastaj haraqi po i faliminton bizneset. Shëndetësia dhe arsimi janë në një gjendje të mjerueshme, si edhe cdo sektore tjetër. Gjyshi im i ndjer ndonë se kishte qen në rininë e tij në Gjermani, nuk ishte qëndruar gjatë, unë së fundi e “ akuzova “ pse nuk ka qëndurar dhe ne sot do ishim atje e do kishim një jetë krejt tjetër. Kjo më ka bërë të kuptoj se edhe mua nesër femijët, por edhe stërnipërit do më “ akuzojnë ” pse nuk kam iku nga ky vend për të i’u siguara një jetë më të mirë.
Po shihet se këtu më ska jetë, më ka rën hise të provoj çdo rrugë dhe mundësi për te ik nga ky vend, nuk dua që femijët e mi kur te lindin të më duhet të gjej “ të njofshëm ” për të kryer lindjen , e kur të vjen koha të hyj në shkollë, të shkoj në shkolla ku së pari mësuesit kanë nevojë të ulen në banka. E një ditë kur të vjen koha për punësim duhet te iu nënshtrohet bosava të “ axhes Adem ”, u duhet “ me kunkuru “ sa per sy e faqe . T’i rris fëmijët në një shtet ku kriminelet udhëheqin një shoqëri, e ku fëmija ose duhet të bëhet hajn, ose te qenurit i ndershëm është pothuaje mision i pamundur.
Jo , këtë nuk mund ta lejoj, andaj edhe ne mundësinë e parë që me jep jeta do ik nga ky vend, edhe pse zemra dhemb por si thonë pleqtë “ fëmija të fut në zjarr ”. Tani pas shumë vitesh kur shokët e mi po kthehen nga jashtë me jetë të rregulluar dhe, fëmijeve te tyre i’u kanë siguruar një jetë me perpektivë, e pranoj se ata kishin të drejtë që u larguan , ndërsa unë kisha pas jetuar në ëndrra. Edhe pse vonë, tani është koha për t’u zgjuar e për të krijuar një jetë të dinjiteshme e me perspektivë për veten dhe femijët e mi të ardhshëm, Kosova nuk bëhet...definitivisht.