E marte, 03.12.2024, 03:18 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Trimi Tahir Meha

E diele, 14.08.2016, 01:19 PM


ATDHEUT I KEMI BORGJË GJITHÇKA, EDHE JETËN

TAHIR MEHA

Nga Afrim Caka

Heronjtë nuk e zgjedhin vetëm jetën që e duan. Ata e zgjedhin edhe vdekjen për popullin!

Lumë ky burrë që pati mendje, ndaç për urti, ndaç për besë, ndaç për fjalë e allti... Se në këtë vendë ne jemi bajrak, pash e mbret...

Por, ama, ai nuk deshti që shqiptari t’i humbasë cilësitë e luftëtarit. Ai nuk deshti që shqiptari të bëhet burracakë. Tahiri Meha nuk deshti që shqiptari të mësohet ta pranojë sfidën e jetës së nënshtruarit, qoftë ajo luftë me tradhtarët ose luftë në mesë bindjesh me ushtritë e armikut.

Ai deshti që shqiptari duhet të jetë gjithnjë i gatshëm: shpata e tij duhet të jetë e mprehur dhe po aq e mprehtë duhet të jetë edhe arsyeja e tij. Kurse unë ju them:

“Vetëm lufta e bekuar shenjtëron çdo qëllim!”.

Trimi Tahir Meha, luftëtar i palodhur dhe i patrembur, pa kursyer asgjë dha jetën në vijat e para të luftës për çlirimin e Atdheut dhe të popullit shqiptar. Në shenjë zie dhe për të nderuar trimërinë e tij urdhërojë të ulin flamurin kombëtar në gjysmë shtize për disa ditë. Humbje e madhe për kauzën Kombëtare.

Tahiri ishte ushqyer kurdoherë nga “heroizmi i paheshtur dhe gjallëria e pandërprerë gjakkrijuese e gjuhëmbrojtëse” e popullit tonë, të cilit luftoi me qëndrueshmëri e në mënyrë dinjitoze, duke përshkuar qindratvjeçarët e luftërave të rilindasëve si një frymëzim. Krismat e hutave të lirisë dhe këngët e popullit, ia pavdekësonin bëmat, duke shprehur me vërtetësi historike, luftërat e pandërprera të tij, si njëri nga qëndrestarët më të mëdhenj të Drenicës.

Tahir Meha u kalit në ngjarjet e mëdha, nëpër të cilat kaloi populli shqiptar dhe viset e tij, në ballafaqimin e armatosur kundër “reformave” serbe, që donin të vendosnin kundër shqiptarëve një sistem të tërë taksash e detyrimesh, gjyqesh të korruptuara e shërbimesh ushtarake në dhe të huaj. Në këto ngjarje të mëdha ai doli ballas, si luftëtar i shquar i vegjëlisë qytetare e fshatare kundër çetnikëve dhe spiunëve shqiptarë.

Hero, trimi Tahir Meha. Ne jemi shumë fatlumë që patëm kësi luftarë të lirisë.

Sot ai vdiq, por ai e la një histori. Unë po u’a japë lamtumirën nga Gjakova, luftarit të lirisë që luftoj për një Shqipëri Etnike. Ndjehem vërtet fatlum që fjalët e mia duhet t’i konsideroni s’i shprehje të sinqertë të mendjes dhe zemrës sime ndaj këtij burri. Ne Pinjollët e kësaj fare, pinjollët gjakovarë brezit të ri, po e qojmë më tej amanetin e tij për një Shqipëri të Bashkuar...

Mburremi për traditën e tij atdhetare e patriotike, me shembulltyrën e tij që kishte edukuar në frymën e atdhedashurisë shumë breza të ri. Figura e tij ka mbetur e skalitur gjallë edhe sot e kësaj dite në mendjet tona, në sytë dhe në zemrat tona. I cili na ka frymëzuar për të ecur gjithnjë përpara e më përpara. Vetëm njerëzit me vlera jetojnë gjatë në kujtesat tona. Emrin e tij, këtij luftari duhet skalitur me shkronja të arta. E ardhmja është e jona...

E kisha vështirë të gjëja pika refërimi. Ishte koha kur mbanim mbi supe njëri tjetrin. Kjo pamje me imazh të vdekjës, në mes të jetës, më mbeti përjetësisht në sytë e mi. Dardaninë duhet kthyer në kulmin e saj të gjallërimit.

Një betej Apokaliptike në mesë të mirës dhe të keqës.

*  *  *  *  *  *

MURAT MEHA, shërbëtor dhe argat i dreqit.

Unë, nganjëherë mbyllja sytë, dukë e humbur realitetin, por zemra nuk ma lejonte të mendoja përtej saj!

O Murat! Laje gojën kur zë në goj territoret e Dukagjinit!

Turpin me bukë mos e ha.

Me origjinë nga Drenica, në një krahinë ku kanë lindur shumë burra! Njohës i mirë i sllavishtes, por pa asnjëfarë “arsimi”, me profesion të trasheguar tellall i Thaçit, Murati i ngritur shumë shpejtë në majat e kësaj detyre. Asnjë cilësi prej drejtuesi dhe frenon të gjitha iniciativat e opozites. Kur tallet i huaji është e mirë. Por kur të tallet i yni është tepër e rëndë. Murati dukej dhe është një burrec, jo më shumë se 65 vjeç, i hollë, jo i gjatë, por as i shkurtër, me një fytyrë shumë të çoroditur. Ishte i zi, sytë edhe me të zinjë, por që kishin pamjen e syve të një hijene të egërsuar. Murati, siç u dëshmua më vonë ishte “ishte shërbëtor dhe i stërvitur si antishqiptar i regjur pas luftës në Dardaninë”.

Nuk është sora ime që të mirrem me ty o MURAT. Nuk është puna të një dru i shtrembur... Për pazaret tuaja mos lëshoni! Ti ruani mirë territoret tona! Ne nuk do t’i lëshojmë kurrë dhe askujt. Po të vijë puna, do të vdesim dhe ato s’i lëshojmë.

Ngrehë zërin tim të arsyes dhe do ta pyesja, Muratin:

- Cili është misioni juaj???

Na coptuat e na zutë frymën kjo është ankesa ime!

- Oh jo, zoti Murati! Atëherë më lejoni t’ju them se ju kanë gënjyer, mashtruar, ata as kanë luftuar dhe as do të luftojnë kurr kundër shkjaut e malazezëzve. Mbajeni në mend këtë fjalë që po ju them. Ata të “Prontos” dhe TI do ta vazhdoni deri në fund tradhtinë kundrejtë popullit shqiptar me shitje trojesh dhe me çdo mjet tjetër në bashkëpunim të ngushtë me cërnagorinë e me Evropën kurvë.

Unë pyes!

- “Cili është dallimi në mes atdhetarit Tahir Meha dhe kuislingut e të njëjtit mbiemër Murat Meha?”

Unë i urrej kuislingët, sepse vetë ideja e tradhtisë është e shëmtuar, ajo i poshtëron shqiptarët. Gjithçka është e ndarë, jo nga dashuria por nga urrejtja ndaj atdheut. Vetëm injorantët nuk mund ta kuptojnë këtë. Kuptohet, jo vetëm të gjorët, që skanë çfar të thonë, por edhe mbretërit, kur flutorojnë nga koka e mend të shkreta. Ca deputetë... mbretin e tyre të tillë lakuriç e të çmendur, të cilin e sheh vetëm syri i tyre esullut i tradhtarit e kurrsesi syri i dehur i të rriturit, që e kanë personazh në njërën nga tragjeditë e tyre. U duk haptazi se opozita duhet quajtur patjeter fajtore, sepse ky ishte urdhëri e dëshira e “më të madhit, shefit të shefave”.

Opozita nuk u lejua të thotë mendimin e saj. Për fatin e tyre të keq e të zi, ata deputetë mot pas moti që kishin besuar me naivitet se do ta shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj kësaj bande të dhunëshme me votë në kutin e zezë, u identifikuan shpejt dhe i arrestuan. Një pjesë e tyre u dënuan.

O popull! Mbani në mendje ky kontaminim helmues mund të hiqët vetëm me rrebelime. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër këtyre freskave që ngjanin me fantazmën sllave, për t’u kthyer kundër vetë shqiptarëve dhe trojeve dukagjinase. Meha është një fenomen i poshtër i kohës që ndihmohej prej Lindjes, Perëndimit dhe “Organizatave famkeqe Pronto I-II-III...”, me dashje ose pa dashje: Populli i Drenicës s’do ta kuptojë kurrë rolin Murat Mehës...!

Ti si “shqiptar gjakprishur” je i mbytur, ti s’mund të marrësh frymë shqip, ti merrë frymë cërnagorqe, ti ke humbur rrënjet e të parëve tu. Ato rrënjë nuk të ushqejnë më, por tani je duke u ushqyer me rrënjë trathtie aziatike. Tani as, frengjitë shqiptare nuk të ushqejnë më. Tek ti janë ngjisur rrënjët e turpit.

Ti je një servilë i Thaçit dhe bandes së tij, kjo hudherin, kjo mbetje sllave, kuislingu ishte vënë në lëvizje prej kohësh, shkonte drejt një objektivi të paskrupullt, pa ndjenjë shpirtërore, pa asnjë pendesë e moral Kombëtar. Kishte dalë urdhëri për coptimin e territoreve. Urdhëri ishte aq i rëndë “Ky njeri, ky kolaboracionist, është tani Kryetar i Komisionit”. Një moment ky ngriti në ajër një urdhër partiak, urdhër dite, lëshuar nga oda Brojës. Ky është një urdhër ku do të sulmohen territoret e Dukagjinit.

Murati si më i përzgjedhuri prej të ligëve ishte caktuar në grupin që do të bënte transferimin e territoreve nga Dukagjini në ate malazeze. Ndëshkimi fillojnë të shkaktojnë përçarje e gjymtime brenda llojit, midis protagonistëve “Pronto”. Kishte nga ata si Mustafa i Prapashticës që nisën të ngrenë nën zë pyetjen: Përse e gjitha kjo tokë? Por shumica e deputetëve vijoi të njejtin stil sjelljeje, duke ndëshkuar “fajtorin”opozitën duke pasur guximin të pyesnin se cilat territore e kanë radhën pas tyre.

Kështu, përpara syve të të gjithë botës, populli Dukagjinas i ra për pjesë të përjetojë një nga zezonat jo të rralla që kanë tronditur trojet shqiptare e këtë planet. Që nga lozhat e tyre, të tjerët ndoqën me javë, me muaj, me vite e shekuj krusmën e tij, vrasjet dhe coptimin tij. Shumica, me dhembje e brengë, disa me shpërfillje e të tjerë, më të paktë, me cinizëm. Kështu e panë si u goditë më sëpatë, më thikë, me plumb, si u shkul nga themelet, si u rrëzua e si u ngrit prap, duke marrë këmbët nga ai tmerr. Kjo është lënda e një drame të shpërbërë ose, më mirë, gurët e saj të Dukagjinit. I përket lexuesit apo komentuesit që, gjatë leximit, t’i bashkojë në mendjen e tij të gjitha dhimbjet që përjetoj kjo Dardani, për të ndërtuar ai vetë në kokën e tij katedralen e një vuajtjeje kolektive.

E gjithë surrati i kësaj fotografie më dukën pjesë të hartës së Dardanisë Etnike, të bërë copë e grimë! Kush është Dardania dhe Murat Meha? Është versioni i sotëm i Dardanisë antike. Vizat janë bërë nga një dorë e pasigurt, apo, thënë më saktë, nga një dorë e vrazhdë, që di të therrë me thikë, të presë me shpatë, të djegë, të të gjuajnë me plumba, po jo të vizatojë. Megjithatë, para meje gjendet një foto, e cila më duket si pjesë e hartës së Dukagjinit, Dardanisë, të ndara në meyrë të përçundshme. Nuk e di se çfar harte është: gjeografike apo historike, apo politike apo komike apo TRAGJIKE e Murat Mehës...

Ç’është kjo fantazmë këtu në Dardani? Natyrisht, ç’fsheh marraveshja e juaj me fantazmën malazeze? Ju! Nuk mund të bëni ç’farë të doni, “puna e juaj”. Veç desha të di, si Gjakovar. Po të pyes:

- “Përse e ndrruat gjuhen dhe gjakun?”

Përgjigju pyetjes sime. Ta kërkoj si frymë, si Gjakovar dhe si shqiptarë që jamë. Neso jo! Atëherë, çoni gjer në fund marraveshjet tuaj me cërnagortë? Për shkak të asaj mamografie, një dramaturg nga Broja, i ri, shkroi një dramë, të titulluar “Mamografia për Dukagjinin”. E kush u dënua thua ti z. Murat Meha, Dukagjini? Kurrsesi... U dënua edhe Dardania me vdekje. Turp z. Murat. Në është ashtu, ajo mamografi e shqiptarit gjakhumbur, shpjegon gjithçka.

Ç’na duhen vallet t’u’a zoti Murati, a e lamtumirës, siç i thonë. E aq më tepër, fantazit tua me cërnagorin e shkjaun. A? Ajo mamografi e juaja edhe me “Sherbimet e Fshehta” e shpjegon qartë vdekjen e Dukagjinit, besa edhe të Dardanisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora