E shtune, 12.10.2024, 12:55 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Poeti i ambëlsisë Don Ndre Zadeja

E hene, 15.08.2016, 07:55 PM


POETI  I  AMBELSISË  DON NDRE ZADEJA

Nga Fritz RADOVANI

7 PRILL 1939 Don Ndre ZADEJA tha: “E shoh se jeni të pikëlluem. Sot asht ditë zije për ne Shqiptarët. Italia fashiste e pushtoi Atdheun tonë, Shqipninë!”

16 GUSHT 1944 Diten e Shna Rrokut, në Shirokë, Ju drejtue besimtarëve:

?“Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s'keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin."

DOSJA 677, SHKURT 1945:

?Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)

DANIEL GAZULLI  PYET:  Po Dom Ndre Zadeja, a ishte  i pafajshëm?

?Jo, Ai ishte fajtor! Fajtor, se e desht Shqipninë deri në flijim, e me dashtë ashtu Atdheun, pat thanë At Fishta në vdekje të Fatosit të Kombit Avni Rrustemi: “Fatzeza, moj Shqipni! Po ishte faj me të dashtë ty!”

?Fajtor, pse nuk u pajtue kurrë me xhahilët që mbajtën nën zap Shqipninë kur ajo kishte aq shumë nevojë për liri të vërtetë e përparim!

?Fajtor, sepse qau e shau kur fashizmi shkeli tokën arbnore!

?Fajtor, sepse nuk dijti me falë ata që i fyen kombin!

?Fajtor, se paralajmroi ardhjen e kolerës së kuqe sllavo-komuniste qysh në verë 1942 e të gjitha rrjedhojat e saj tragjike!

?Fajtor, se të deshti ty si pak kush, Flamur Kuq e Zi!

?Ai ishte fajtor e fajtor mbet: Kush kujtohet për Martirët në këtë Vend?!

?Po do të vijë, po, do të vijë një ditë e Ai do të marrë pafajsinë e Shejtë të ATDHETARIT e të MESHTARIT që i ban nder flijimi!

25 MARS 1945: I rreshtuem me 14 Burra të Veriut pranë Murit të Gjakut të Rrëmajt,  ora 5.00 në mengjes tha: “Ah Shqipni, moj mizore, shka të baj ma shumë per Ty ?!”

?E në Shkoder u hap fjala: “Kanë gri Don Ndrenë!..”



(Vota: 11 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora