E shtune, 27.04.2024, 06:40 AM (GMT+1)

Mendime

Renato Shkulaku: Jetët tona po rrezikohen

E hene, 27.06.2016, 05:20 PM


Jetët tona po rrezikohen, por asnjë masë nuk po merret për mbrojtjen e tyre

Nga Renato Shkulaku

Aksidente të shumta kohët e fundit kanë ndodhur në rrugën nacionale Korcë-Pogradec ku jetë njerëzish kanë humbur dhe rasti më i fundit ndodhi ditën e djeshme ku shtetasi Arben Burnazi banues në Pogradec, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme shtetasit Armando Verdha rreth 30 vjec, banues në fshatin Leshnicë. Kjo ngjarje shumë e hidhur, ku një njeri humbi jetën e tij, na mërzit, na hidhëron por njëkohësisht na bën të kemi frikë dhe të ndihemi të pasigurt në vendin tonë, në këto rrugë të rrezikshme dhe të pambrojtura. Nga të dhënat e qytetarëve  shtetasi  Armand Verdha  po  ecte në drejtimin e tij, kur drejtuesi i makinës ka drejtuar automjetin tek trotuari ku dhe realizoi aksidentin e tmerrshëm. Për fat të keq ,pavarësisht numrit të madh të aksidenteve të ndodhura tek kjo zonë,asnjë masë nuk është marrë nga shteti, për ti parandaluar ato. Asnjë kontroll i rreptë nuk po bëhet,por vetëm pritet të ndodhin fatkeqësitë e radhës.Sepse kjo gjë po na pasqyrohet, po mbahen duart në xhepa kundrejt rrezikimit të njerëzve nga vdekja.  Ne jemi të ekspozuar ndaj aksidenteve dhe , arsyeja kryesore mbetet paaftësia e shtetit për tu kujdesur për qytetarët e tij. Policia e shtetit, pas gjithë aksidenteve, duhet të përqëndrohet më së  shumti tek kjo zonë, po ç'ndodh. Thjesht duke kaluar tek kjo rrugë e rrezikshme, asnjë siguri rrugore nuk gjen , por rrallë herë dy policë, të cilët mjaftohen për tu korruptuar duke ju dhënë ndonjë birrë apo kartmonedhë . Duke menduar për interesat vetjake, ata neglizhojnë punën e tyre dhe si pasojë ndodhin këto situata të hidhura. Por faj ka edhe shoqëria jonë. Shumë individë të ndryshëm, ngasin automjetin e tyre në gjendje të dehur, të lodhur, në shumicën e rasteve me shpejtësi, dhe si rrjedhim bëhen shkaktarë për vdekjen e njerëzve apo vetes së tyre. Ata tregohen të papërgjegjshëm dhe ndaj tyre duhen marrë masat më të ashpra. Shoferët e makinave, gjithashtu nuk respektojnë rregullat zakonisht si psh vendosjen e rripit të sigurimit apo vozitjen e automjetit me shpejtësi të ulët. Por ata i kryejnë këto rregulla, vetëm kur rastësisht rrugës ndodhen policët rrugorë që ata nuk i njohin. Këta sjellje nga ana e tyre janë të pajustifikueshme dhe duhet të ndryshojnë menjëherë sepse rrezikohet si jeta e tyre , por edhe të tjerëve. Por një fakt akoma më i rrezikshëm mbetet siguria e nxënësve. Afër vendit të aksidentit ndodhet edhe një shkollë e mesme, përkatësisht në fshatin Çërravë.  Për dy vjet por edhe në vazhdim, një problem i madh për fëmijët , pasi kam studiuar edhe vetë aty, asnjë institucion nuk na siguronte një automjet për transportin tek shkolla.Gjithashtu as makinat e tjera nuk na merrnin ngaqë punonin me pasagjerë të tjerë por edhe  pasi distanca nga shkolla ishte e shkurtër, dhe nuk ishte në interesin e shoferëve pagesa e ulët. Prandaj në këtë situatë ne detyroheshim ditë për ditë ta bënim në këmbë këtë rrugë të rrezikshme, këtë rrugë ku rrallë herë shikoje policë, por vetëm automjete të shumta me shpejtësi të larta. Ne, ditë për ditë përballeshim me rrezikun, por për tu arsimuar nuk kishim ç'të bënim tjetër veçse të pranonim këtë fat. Por fale Zotit, ne arritëm të shpëtonim gjallë, pasi siç e theksova e më lart, jeta jonë vërtet ishte në rrezik. Por sa e sa nxënës të tjerë pas nesh , do detyrohen të shkojnë më këmbë në shkollë?

Prandaj shteti dhe shoqëria duhet me patjetër të bëjnë dicka për tu shpëtuar jetën jo vetëm fëmijëve , por edhe gjithë njerëzve të tjerë. Që në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor, nxënësve duhet tju sigurohet transporti nga institucionet përkatëse, dhe jo të nxjerrin justifikime si gjithmonë .   Policat rrugorë duhet me patjetër, jo vetëm tek kjo zonë, por ne gjithë zonat e tjera të vendit tonë,  të rrinë në gadishmëri, dhe ta realizojnë punën e tyre me sukses. Në cdo vend që nuk ka tabela, duhet vënë me patjetër që mos ketë ngatërresa që mund të cojnë në aksidente. Por e në rrugë të rrezikshme, si rasti në fjalë , duhet të ketë nënkalime apo mbikalime ku njerëzit të kalojnë rrugën të sigurt dhe të qetë. Një rrugë enkas për këmbësorët duhet të jetë me patjetër, prandaj ato duhet të sigurohen sa më parë. Ndëshkimet duhet të jenë sa më të ashpra për këdo që shkel ligjin dhe cënon lirinë e jetën e tjetrit. Pra me pak fjalë, ka shumë gjëra që mund të bëhen për shpëtimin e jetëve tona. Por kjo punë duhet marrë seriozisht dhe duhen marrë masat sa më parë sepse jeta e çdo individi është e shtrenjtë. Prandaj që të bëjmë shtet duhet të merremi në radhë të parë me sigurinë e jetëve tona, pastaj me ç'ështjet e tjera. Shpresoj që çdo kush të ngrejë zërin për mbrojtjen e jetëve tona të cmuar, dhe të përgatitemi të gjithë së bashku për ndryshimin e vendit tonë, sepse siguria këtu është  zero.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora