E shtune, 27.04.2024, 06:27 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: BE-ja ishte një ëndërr fisnike

E diele, 26.06.2016, 11:33 AM


BE-ja ishte një ëndërr fisnike, por është bërë një makth

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Një shtet duhet të mbrojë veten kundër çdo kërcënimi ndaj sovranitetit të saj dhe një shoqëri (komunitet kulturor) duhet të mbrojë veten kundër kërcënimeve të identitetit të saj. Një shtet pushon të jetë një shtet, kur sovraniteti i saj është marrë prej saj dhe një komunitet kombëtar pushon të jetë vetvetja kur ky identitet i përbashkët të shembet ose të lihet mënjanë. Është çmenduri e pastër për të lejuar burokratët pushtet-uritur të BE-së për të kontrolluar Shqipërinë. Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.

***

Deklarata Amerikane e Pavarësisë synon sa më tepër decentralizimin e pushtetit. Në BE është krejt e kundërta. BE-ja synon centralizimin total të të gjithë pushtetit.

Britanikët votuan për të kthyer kontrollin e vendit të tyre. Votuan për të kthyer kufijtë. Votuan për krenarinë dhe vetë-respektin si komb. Me një jo BE-së jodemokratike, britanikët morën përsëri kontrollin mbi vendin e tyre. Me Referendumin, David Cameron donte qartë për të kap demin për brirësh, por përjetoi të shpohet nga demi.

***

Natyrisht se rreziku me tërë projektin e BE-së është se kur ajo më në fund të rrëzohet, atëherë ai rrëzim (ajo rënie) do të jetë shumë herë më e madhe se shembja e vetëm një kombi.

Bashkimi Evropian (në letër) ishte një formë organizimi e dëshirueshme. Madje në disa anë ai ishte ideali i një shoqërie të hapur, sepse ka qenë shumë interesant: të gjithë shtetet pjesëmarrës janë në pakicë. Respekti për pakicën është në themel për një shoqëri të hapur. Çështja e pazgjidhur është kjo:

1. Sa pushtet i duhet deleguar shumicës?

2. Deri ku duhet integruar Evropa?

Faktikisht shteteve shumicë, nuk i delegohet thuajse asnjë pushtet. Është vetëm Gjermania dhe Franca që çdo ditë, në mënyrë jodemokratike përpilojnë me miliona “Direktiva”, kinse me parapëlqimin e shteteve tjera, dhe i detyrojnë ato t`i miratojnë, respektojnë dhe praktikojnë. E bash këtu qëndron problemi. Unë personalisht do të doja fuqishëm që edhe Shqipërinë e ribashkuar ta shoh aty, në një Evropë të bashkuar deri në një masë të logjikshme, por jo në një Evropë në formën e saj aktuale, totalitare, të zhveshur nga çdo gjë kombëtare.

***

Një ideologji tregon se ajo është e vjetruar, kur ndjekësit ngjiten në të edhe kur ajo është bërë kontradiktore për të gjithë të tjerët.

Subjekti i "Brexit" nuk është e ardhmja ekonomike e Britanisë së Madhe. Ndikimi i vërtetë është politika (çmenduria) evropiane e imigracionit. Nuk kontrollon kufijtë, por u jep individëve të paidentifikuar (nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia) të drejtën për të kërkuar azil në Evropë. Askush nuk e di se si quhen ata me të vërtetë, prej çfarë vendi vijnë, ose moshën e tyre etj. Si rregull, “refugjatët” gënjejnë në të gjitha pyetjet...

***

Agjenda e “arkitektëve” pas emigrimit masiv të pakufishëm drejt Evropës është për të shkatërruar vetëbesimin dhe identitetin kombëtar të qytetarëve etnik përmes hollimit demografik.

Kur pastaj popullata e kombeve nuk do të kenë më identitetin e tyre në shkallë të mjaftueshme për t'u kujdesur në mënyrë adekuate për kufijtë e tyre, territorin e tyre, do të jetë më e lehtë për të bindur kombet evropiane se është më mirë që të heqin dorë dhe të dorëzojnë pushtetin te një autoritet qendror. Kështu bëhet një hap i madh më afër “Rendit të Ri Botëror”.

Është kontradiktore të flasësh pandërprerë për marrëveshjet dhe bashkëpunimin kurse njëkohësisht të heqësh dorë nga sovraniteti i vendit. Marrëveshja është një ujdi në mes të dy palëve të pavarura. Heqja dorë nga sovraniteti është një nënshtrim i pastër, jo një marrëveshje.

***

Direktivat e pandërprera të BE-së sillen mbi kryet e anëtarëve të saj. Në njërën anë BE-ja është për “multikulturalizmin” dhe kultivimin e "vlerave universale", por nga ana tjetër e sheh civilizimin perëndimor si i vetmi shpëtim për të gjithë popullsinë e botës. Paradoks.

Unë përpiqem për një shpjegim:

Fjalët e bukura rreth multikulturalizmit janë një “kozmetikë” verbale mbi motivet kryesisht ekonomike prapa emigracionit të huaj kulturor. Forca e lirë e punës dhe prodhimi/shitja e produkteve.

Gjithashtu, ky imigrim shfrytëzohet si një "armë" për të thyer shtetet kombëtare, në mënyrë që elitat e BE-së në Bruksel (Gjermania - Franca) të forcojnë kontrollin e saj mbi Evropën.

Rritja e furnizimit me emigrantë do të zvogëlojë ndikimin e popujve origjinal të Evropës, dhe do të zvogëlojë potencialin për partitë "populiste" (lexo: patriotike) për të ardhur në pushtet, për shkak se ata do ta kenë shumë vështirë për të kontrolluar kapitalizmin e egër të elitës ekonomike.

***

Gjermania është vendi më i fuqishëm i Evropës, si dhe nën menaxhimin kokëfortë gjerman, Evropa vitin e kaluar ka pranuar historikisht numrin më të lartë të emigracionit masiv të pakontrolluar, kryesisht nga myslimanët.

Kështu që BE-ja, pas kërkesave gjermane, kërkon që të gjitha vendet të solidarizohen me politikën gjermane. Pra, i detyron shtetet anëtare të pranojnë në vendet e tyre tepricën e emigrantëve të paftuar dhe të padëshiruar (gjuetarëve të lumturisë), shumë prej tyre terroristë të IS. Se emigracioni masiv mbingarkon shërbimet publike, shtonë papunësinë, varfërinë, pasigurinë për jetën, mundësitë e terrorizmit, shkakton ndryshimet demografike etj, do të thotë pak për BE-në. Por kjo ka rëndësi për evropianët. Skepticizmi ndaj BE-së rritet.

***

Njerëzit e zakonshëm janë humbës në BE.

E gjithë BE-ja është mbretëria e kapitalistëve të mëdhenj dhe e “fisnikërisë” politike, ku ata e bëjnë kullimin e sistemit. Kullimi ka rezultuar në papunësi të lartë dhe politika të padrejta ekonomike që kanë prekur të gjithë ata të klasës punëtore që ngrihen çdo mëngjes dhe shkojnë në punë të rënda.

BE-ja është rritur në një dinosaur të madh, do të shembet përfundimisht, pavarësisht se çfarë bëjnë britanikët. Sa më shpejt që ajo bie, aq më mirë është për evropianët. Edhe për shqiptarët pra.

***

- Cila është alternativa për BE-në?

- Është një sindikatë tregtare, që rregullon tregtinë. Ne nuk kemi nevojë për superstrukturën politike: politikën duhet ta projektojë secili vend për vetveten, jo Brukseli.

Elita e pushtetit edhe në Angli edhe në Bashkimin Evropian, ka pësuar një goditje.

Dhe globalizimi do të dështojë.

Nacionalizmi dhe sovraniteti kombëtar me origjinë në demokraci, do të dalë nga hiri i BE-së.

BE-ja është një eksperiment utopik. Kurrë më parë në histori nuk ka qenë një gjë e ngjashme

Sikur BE-ja të kishte mbetur të jetë një organizatë tregtare me standardet e përbashkëta dhe tregun e hapur të brendshëm me siguri do të shkonte mirë puna. Por lakmia është bërë e madhe dhe ajo do shtesë, të ketë kontroll politik.

***

Çlirimi britanik nga një BE gjithnjë e më shumë autoritare dhe jodemokratike jep hapjen për më shumë demokraci, më tepër mirëqenie dhe një Evropë më paqësore. Populli anglez do të marrë - statusin hero.

Sa për orientim: Nuk është BE-ja që ka kontribuar për paqen, është Britania e Madhe dhe SHBA të cilët e kanë bërë këtë, së bashku me NATO-n.

Bota po ndryshon, dhe ne duhet thjesht ta pranojmë këtë. Kur klasa punëtore dhe varfanjakët zgjohen, elita dridhet. Kjo vlen edhe për botën shqiptare. Do të ketë ndryshime të mëdha, dhe ne presim me padurim...



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora