E diele, 28.04.2024, 01:43 PM (GMT+1)

Mendime

Zeqa: Opozita e çakorduar, pushtetarët e relaksuar!

E diele, 26.06.2016, 09:08 AM


Opozita e çakorduar, pushtetarët e relaksuar!

Shkruan Florim Zeqa

Situata nëpër të cilën po kalon Kosova, nuk është aspak për t'u dëshiruar, pasi rreziqet dhe prapaskenat për humbje territori dhe sovraniteti janë permanente. Vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe liberalizimi i vizave me kushtin e demarkacionit me Malin e Zi, në asnjë rrethanë nuk ishte dasht të përcjellen kaq lehtësisht me heshtjen e opozitës dhe qytetarëve të vendit tonë.

E kam thënë edhe më parë, po e perseris prap, ndarja e bllokut opozitar ishte fatale për të ardhmen e vendin. Kthimi mbrapa është dështim dhe vazhdim i keqeverisjes, imoralitetit politik dhe degradimit institucional të vendit.

Nuk është befasi dështimi i bllokut, këtë e kam vrejtur nga fillimi, befasi nuk do të jenë nesër as koalicionet e reja të ish anëtarëve të bllokut opozitar me partinë në pushtet (PDK).

Deri dje në së bashku në bllok shanin dhe "vranin" qeverinë,...harruan "parimet" që thirreshin në to, tani shajnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin, duke vrapuar pas pushtetit,...ky është niveli i moralitetit të kësaj klase politike, të cilës më së miri i shkonë për shtati thënja e Pablo Borsellino; "Politika dhe mafia janë dy pushtete që synojnë të njëjtën hapsirë. Ata kur nuk merren vesh e bëjnë luftën mes vete" !

Pas thyerjes së bllokut opozitar, akuzat e ndërsjella në mes antarëve të deridjeshëm në koalicion e vërtetuan heterogjenitetin, përbërjen jonatyrale të bllokut opozitar, divergjencat politike, pikëpamjet e kundërta programore dhe ideologjike.

Kuvendi i qetë, sheshi i zbrazur

Ndarja e bllokut opozitar ua ka mundësuar  pushtetarëve të sillen me komoditet dhe pa asnjë problem me avazin e vjetër të keqqeverisjes dhe abuzimit me pushtetin në raport me bisedimet me Serbinë në Bruksel dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Partitë opozitare të ndara, njëra pjesë e qetë në parlament (VV) dhe tjetra jasht tij AAK-NISMA),...secila në mënyrën e tyre janë duke i ndihmuar pushtetarët.

VV-ja, si forcë e vetme opozitare në kuvend, edhe përkundër konstruktivitetit në kundërshtimin apo mosvotimin e nismave të pozitës në kuvend, gjithnjë do të mbetet e pafuqishme në pengimin e marrjes së vendimeve të "vështira" për vendin,...përderisa, as AAK-ja dhe NISMA me bojkotimin e seancave nuk janë duke e penguar aspak funksionalitetin e punës së këtij kuvendi të përgjysmuar.

Me ketë trend të veprimeve të opozitës, pa asnjë problem pushtetarët mund  t'ia arrijnë qëllimit për mbajtjen e pushtetit deri në fund të mandatit.

Mirëpo, brishtësia e koalicionit jo natyral nuk ua garanton një gjë të tillë. Rritja  enorme e stafit qeverisës nga kryeministri Mustafa në njërën anë,...moskoordinimi i veprimeve në parlament i koalicionit qeverisës dhe ngutja në zhvatjen e buxhetit të shtetit nga ana tjetër, jepin sinjalet e para të përshpejtimit të "Zanzibarir 2", apo prishjes së kurorës së panatyrshme qeverisëse PDK-LDK.

Shkuarja eventuale e këtij koalicioni deri në fund të mandatit më së tepërmi do t'i konvendonte liderit të LDK-së, zotit Isa Mustafa, për t'u rehabilituar sadopak para elektoratit të këtij subjekti,...si kryeminstri i parë i vendit në Kosovën e pavarur që arrinë t'i i shkoj deri në fund të mandatit edhe përkundër dështimeve të njëpanjëshme në qeverisjen e vendit, abuzimit me pushtetin, shkeljen e 23 neneve të kushtetutës, tkurrjen territoriale dhe humbjen e sovranitetit të vendit!

Pushtetarët drejt këtij qëllimi janë duke i ndihmuar opozitarët e ç'akorduar, të ndarë në garën për marrjen e pushtetit,...i cili duket të jetë shumë larg për opozitën e pakoordinuar në veprimet e saj.

Largimi i opozitës nga kauzat e saj

Ditëve të fundit, opozita me (mos) veprimet e saj sikur është larguar nga qëllimet dhe kauzat rreth të cilave, muaj më parë arriti të tuboj në shesh hiq më pak se  100 mijë qytetar,...veprime këto që lëkundën themelet e këtij pushteti të kalbur, të inkriminuar dhe korruptuar skajshmërisht.

Thënë ndryshe, opozita e çakorduar i ka bërë pushtetarët të ndjehen të relaksuar, të qetë dhe komod në majat e pushtetit.

Opozita dhe qytetarët e vendit, sikur e kanë harruar një të vërtetë të madhe; asnjë pushtet diktatorial në rruzullin tokësor deri më sot nuk është larguar me lutje dhe as me votë, por vetëm përmes protestave, demonstratave të fuqishme  dhe mosdëgjueshmërisë qytetare,...sikurse që asnjë ndryshim pozitiv nuk është arritur në marrveshje me diktatorët, por vetëm duke i detyruar ata të tërhiqen nga pushteti.

Ah, sikur të mos ishte lakmia për pushtet e liderëve opozitar, me protestat e filluara mbarëpopullore,...sot do ta kishim një situatë krejt tjetër në vend. Edhe pse është e vështirë të konstatohet saktësisht, se në cilën situatë do të ndodheshim  në këto momente kur po i shkruaj këta rreshta,...megjithatë, sot pushtetarët nuk do të kishin kohë të mirreshin me dialogun me Serbinë (me "Zajednicën"), as me demarkacionin me Malin e Zi, as me gënjeshtrat për liberalizimin e vizave dhe as me manipulimet rreth "ngritjes" ekonomike të vendit më të varfër dhe më të pashpresë në rajon.

Për këtë askush nuk na ka faj. Jemi vet fajtor pse e kemi këtë gjendje të pashpresë me këtë klasë të shëmtuar politike. Kemi mbetur sikurse "Gomari i Buridanit", mes pushtetit të kalbur dhe opozitës së çakorduar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora