E hene, 29.04.2024, 04:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Isamil Kadare - Nobelisti shqiptar

E merkure, 16.03.2016, 08:23 PM


Isamil Kadare -"Nobelisti shqiptar",pishtari i Letersise moderne Boterore

Rëfime per librin"Mengjeset ne Kafe Rostand"-motive te Parisit

Nga Luan Kalana

Viti 2016 ,është cilsëuar viti i Kadarese,ne krijimtarine letrare.I nxitur nga ndjenja e krenarise per shkrimtarin tone, si bashkeudhetar ne kohe,lexues appasionat i libreve te tij tere jeten,si çdo shqiptar,e kam ndjere jo vetem  si obligim qytetar, intelektual por dhe si njeri litrave,te flas e te shkruaj,per te madhin Kadare, "Nobelistin" e pa shapallur shqiptar,le te shpresojme kete vit.

Para se te hedh ne leter e ne internet shenimet e mija  per librin ne fjalë,po citoj disa vlersime per Isamail Kadarene,

nga liderë dhe mediat letrare si parantese e figures kolosale e bashkekoheore,te penes moderen Boterore.

Komente mbi autorin, rjedhoje e vepers letare,jane thenije e veleresime ne fletepalosjene e kapakeve te librit,

qe nuk mund ti shpetojne dot syrit te lexuesit dhe qe te risinin kureshtjen dhe ndjesine e krenarise per penen e arte

te autorit,ja disa prej tyre:

-"Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur,

Jetvushenko shqiptar. Jetvushenko është thjesht një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është

se i pari shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është

i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet."

Arshi Pipa

-"E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal,

e prapë me rrënjë të thella në tokën e vet."

Shusha Guppy, Independent on Sunday

-"Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë."

Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris

-"Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh

që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit

të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës...

Vepra e tij, sa ç'është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim."

Michael Kleeberg, Die Welt

-"Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike.

Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen "Përballë pasqyrës së një gruaje" dhe i përket më të madhit shkrimtar

gjallë të kohës: Ismail Kadaresë."

Guillaume Allary, Elle

-"Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe

i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin

që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!"

Magazine Litteraire

-"Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjtha gjuhët."

Bruce Bawer, Wall Street Journal

-"E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm

të këtij shekulli?"

Figaro Littèraire, Paris

-"Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit,

politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën

nga Homeri."John Carey

-"Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin Booker."

The Guardian

-"Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të një njëzet librave të Kadaresë, romancier që

rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane."

Histori e Letërsisë Europiane, Hachette, Paris

-"Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër

në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve

dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura."

Dominique Fernandez

*         *          *

Refenja e Epilogu te librit nga Kadareja,shkruar si epitaf ne fund ,eshte nje prolog per subjektin dhe lexuesit:

-"Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s'e mbaja mend as kohën, as rrethanat.

Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në

gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur.

Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë,

kafenenë."I.K.

Libri do te trokasë tek lexuesi ne faqen e pare, duke prezantuar dhe titullin e librit me shenimet e hedhura ne kafene para shtepise

se tij ne Paris,siç bente çdo dite autori,me refenjen "Mëngjeset në Kafe Rosatnd",po shkruajme reshtat e para:

"-Kisha pershtypjen se te gjithe ishin ne nje mendje se ishte e lehte te shkruaje diçka per Parisin.Ajo per te cilen

mendimet ndaheshin kishte te bente me pyetjen,nese nje gje e tille ishte me lehte,per ata qe kishin qene qofte dhe

nje here te vetem ne Paris,apo perkundrazi,per te tjeret qe s'kishinqene kurrë.

Deshira per Parisin ishin nga ato qe,fare pa te drejte,mund te mereshin me rendje pas elitizmit pese grosh,sidomos kur

shoqeroheshin me nje "ah".Ah te shkoja  nje here ne Paris,pa te behej ç'te behej.E shoqeruar nga fjala"ender",ajo benete

qe shume njers te besonin se Parisi,jo vetem se s'fitonte asgje,nga ky permallim boteror,nga ato qe shkaktoheshin,

prej perdorimi te tepert.

Me ne fund Parisi.."(fq.7.)

Me pas vijojne titujt"Coffeehouse days",/"Nje prill per Fredin",/"Barono Groult",/"Zonjat e vogla te letersise shqipe",/

"Makth",/"Makbeth",/"Kukulla"(Porteti i Nenes),/ dhe "Mozaikal"me dymbedhjet skica shenimesh

ne "ditet qe vijne" e te tjera.

-Ja si shkruan "Onufri"(Shtepia Botuese) për librin e ri të Kadarese"Mengjeset në Kafe Rostand",permbledhje me shenime

ku perfshihen esse,kritike letarare,synopse,portrete,meditime,mozaika e te tjera risi letarare.

I ulur ne kendin e tij te zakonshem ne kafe “Rostand”, perballe shtepise se tij ne Paris, i kalon perpara syve gjithe jeta e tij.

Parisi i nxit kujtimet. “Mengjeset ne Kafe Rostand- Motive te Parisit” eshte libri me i ri i shkrimtarit te madh

Ismail Kadare, i sapodale nga botimi nga shtepia botuese “Onufri”.

Qysh ne diten e pare te daljes se librit ne stenden “Onufri” ne Panairin e Librit “Tirana 2014”, lexuesit nxituan

te marrin ne duar ate ç’ka shkruar me se fundi Kadare, pretendenti shqiptar i “Nobelit”. “Mengjeset ne Kafe Rostand”

eshte nje permbledhje kujtimesh, letrash, sinopsesh, shenimesh, portretesh, qe shkrimtari i madh i ka hedhur ne leter,

duke nisur prej ikjes se tij nga Shqiperia, ne France, deri ne muajt e fundit. “Ideja per te shkruar diçka per kafe

‘Rostand’ me kishte ardhur aq natyrshem, saqe s’e mbaja mend as kohen, as rrethanat. Ishte nje ndjesi midis pendimit

dhe mirenjohjes, e ngjashme me ate ndaj shoqes se jetes, qe, duke qene prane teje ne gjithçka, nuk e ke pasur,

ose ty te duket se nuk e ke pasur, vemendjen e duhur. Ne kete kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shenime

per motive e sinopse, pa u kujtuar asnjehere per ate vete, kafenene”, shkruan Kadare. Por, ndonese nje homazh Parisit,

si shume artiste te medhenj i kane dedikuar ne veprat e tyre letrare apo edhe ne artet pamore, Kadare i jep ketij

kendi nje ngjyrim teresisht shqiptar. Edhe pse ai eshte ne tavolinen e tij, ne kafene parisiane,

mendimet e çojne ne Shqiperi, e ngjisin kalldremeve te Gjirokastres, Sokakut te te Marreve, ne shtepine e madhe

te Kadarenjve, ku ende degjon kercitjen e drureve. Aty jane gjithe njerezit e tij… pastaj vjen rritja, letersia,

njohja me shkrimtaret me te njohur shqiptare, ata qe kishin jetuar edhe Mbreterine e ngjallnin nje lloj kersherie,

per te vijuar me studimet ne Moske, shoket e klases… eshte nje udhetim pergjate jetes se tij, prej femijerise, deri sot.

Nuk mungojne edhe portrete poetesh, mes te cileve edhe ai i Frederik Reshpjes, udhetimin e jetes se te cilit

Kadare e jep permes “Nje prill per Fredin”.

Por jo vetem kaq. Ne çdo kohe, ne çdo rrethane, Kadare ka treguar se nuk eshte indiferent karshi asaj çka ndodh

ne Shqiperi. Te parat jane mediat, qe nxitojne t’i marrin nje mendim pas çdo ngjarjeje… nderkohe qe edhe vete ai

e ka thene te veten, ashtu si di ai, permes vepres. Do vite me pare ka thene se nuk do te shkruaje me letersi,

por çdo veper qe ka nxjerre qysh atehere, mund te lexohet me te njejten endje, si edhe çdo veper e tij artistike.

Ne kete botim te fundit ka mendime te tij per marredhenien e Shqiperise me boten arabe, Ballkanin, Kosoven, Serbine…

Mes faqeve gjen edhe raportin e tij me diktaturen, ndalimet dhe censurimet e librave. Ato vijne ne formen e rrefimeve,

ndersa nje analize e mirefillte, apo “autopsi” politike, por edhe tekstuale, nga ana e autorit eshte ajo e nje dite

mbledhjeje ne Byrone Politike. Por nuk eshte nje dite dosido. Ne te do te varej fati i Shqiperise, ne drejtim te hapjes

me Perendimin. eshte dita e “shansit gjerman”. Nje procesverbal i nje mbledhjeje byroje, ne dukje teresisht banale,

i pare me nje distance kohore, tregon lehtesine dhe sharlatanizmin, me te cilin diskutohej nje çeshtje

e tille, aq jetesore…(A.M.)

*Per te nxitur kureshtejen e lexuesit,si sallata ne nje menu,po shkepus disa fragmente nga libri,

per te krijuar nje perfytyrim dhe tabllo me te plote per librin:

- Lidhja me Parisin do të ishte e gjatë, dyzetvjeçare. Në të vërtetë ishin dy Parise, ai i kohës së komunizmit dhe tjetri,

i pakohshmi, secili nga njëzet vjet. E kisha vështirë të gjeja se cili ishte imi, e cili jo. Zakonisht më ngjanin ashtu

të dy. Kishte raste asnjëri. Zakonisht ishte mbërritja që përcaktonte gjithçka. Mbërrija gjithmonë me avion, pra prej

qiellit, asnjëherë nëpërmjet tokës. Në pamje të parë mund të dukej se, falë qiellit, që ishte vështirë ta përcaktoje

si qiell komunist apo jokomunist, kalimi nga një botë te tjetra nëpërmjet tij, do të ishte më harmonioz.

Në të vërtetë ishte e kundërta. Aeroportet, pavarësisht nga atmosfera ngazëlluese, e kishin më hijerëndë gjithçka:

kontrollet, vështrimin e policëve, dyshimin.

Ishte edhe një mënyrë e tretë mbërritjeje, për të cilën nuk flitej askund: nga nëntoka.

Isha përpjekur ta përshkruaja në një dorëshkrim që ia kisha besuar mikut tim C. Durand. Në të vërtetë, më shumë se për

një udhëtim drejt Parisit, bëhej fjalë për një dalje nga nëntoka, me një afat të caktuar, aq sa ishte shkruar në

pasaportë, dhe kthimin pastaj prapë, pas mbarimit të afatit, në nëntokën shqiptare.

Mbërritja, në cilëndo formë, ishte tronditëse. Një bishë e egër, një i çmendur ose një i vdekur, nuk do të acarohej

më fort nga dritat e aeroportit “Orly”, sesa shkrimtari i realizmit socialist që shkelte për herë të parë në universin që

s’dihej nëse ishte apo s’ishte i tij.

Gjithçka kishte një shije makthi në atë fillim vitesh shtatëdhjetë. Ndjesia e pamundësisë përzihej me atë të një

gabimi që, me sa dukej... duhej të ishte bërë diku...

E kam rrëfyer disa herë këtë makth. Dhe pas çdo here shpresoja të mos e përsërisja më,

gjersa e ndjeva se përsëritja ishte e pashmangshme, ngaqë bënte pjesë në thelbin e tij.

Ishte fjala për një ftesë. Më saktë për ftesën që unë duhej të kisha marrë për të ardhur në Paris.

Kishte gati një vit që gjithkund në flitej për atë ftesë. Askush s’e kishte parë me sy, vetë,

megjithatë të gjithë ishin të bindur se ajo Madje, sa më shumë që rrinte e fshehur, aq besueshme.

Kishte gjasë që gjysma e makinës e sigurt se ishte gjysma tjetër që e dinte.

Rrugës për në Paris, ambasadori shqiptar, që kishte dalë të më priste, më pyeti diçka gjithashtu për të.

Çfarë? i thashë. Ftesën, tha ai... Desha ta shihja një herë...Si është hartuar. M’u deshën ca çaste për

t’i thënë se nuk e kisha. Por habia e tij kapërceu çdo kufi , kur i shpjegova se as e kisha lexuar,

ngaqë s’e kisha parë kurrë. Më pa me bisht të syrit, siç vështrohet një i lojtur. Prisja të më thoshte:

me kë po tallesh? Ke ardhur në Paris, ku është e pamundur të vish, edhe sikur njëqind ftesa të kesh, me dyqind vula,

dhe tani po më shet mend se s’e ke parë me sy ftesën?

Prisja shfryrje edhe më të rënda, por për çudi ambasadori heshtte. Vetëm një herë ia bëri me vete “sikur ta dija...”.

Më pas, me fjalë të kursyera më tregoi se diçka të pazakonshme kishte ndier edhe ai, kur atë mëngjes kishte folur

me botuesin francez. Ftesë për zotin K.? A ishte i sigurt zoti ambasador?

Dëgjoja si i mpirë. Ishte radha ime tani të pyesja nëse isha botuar apo jo në Paris ?

Në njëfarë mënyre, gjysmë me të qeshur, ia bëra pyetjen dhe ai, po ashtu, më tha se, si po shkonin punët,

s’ishte ndonjë çudi të më shkonte mendja për këtë. Biseda, bënte ç’bënte, kthehej prapë te ftesa dhe ai më pyeti

se si ishte e mundur që unë kisha ardhur në Paris, pa e parë me sy ftesën dhe si qe e mundur që unë vetë nuk isha

bërë aq kureshtar, sa të kërkoja të dija se ç’po ndodhte...

Desha t’i thosha se ç’më duhej të bëhesha kureshtar. Ishte një mrekulli që po më linin të udhëtoja dhe kjo më mjaftonte.

Çdo kureshtje e tepërt mund ta prishte mrekullinë... Kurse ai donte të dinte si ishte vendosur të bëhej ky udhëtim...

Ose së paku si e dija unë se kishte ndodhur... Si ishte vendosur? As për këtë s’dija asgjë. Dija vetëm që më kishin

thirrur në Ministrinë e Jashtme për të më thënë se armiku po spekulonte me këtë ftesë, dhe se ata, për t’i mbyllur gojën,

kishin vendosur që unë të nisesha.

Prisja të më pyeste, ç’ishin këta armiq dhe përse iu dëgjohej fjala? Ne e dinim se karvani le të lehte, qentë ecnin...

Domethënë e kundërta, qentë le të lehin, karvani ecte përpara.

Pas qelqeve të veturës, dritat e Parisit rrëzëllenin, herë më afër e herë më largueshëm. Dëgjo, e ndërpreu heshtjen

ambasadori. Erdhe si erdhe këtu, është mirë të mos flasësh me askënd për hollësitë.

Zëri i tij ishte i lodhur, mëdyshës. Kurse frazat e ndërprera i plotësoja vetë me mend. Këto ishin gjëra delikate,

që s’dihej kurrë si përfundonin. Në rast se unë nuk kisha pasur ftesë, kishte gjasë që për këtë mishmash të kërkoheshin

një ditë fajtorët. Gjithkush do të përpiqej t’ia hidhte fajin tjetrit, dhe ai vetë si ambasador s’do t’i shpëtonte

dot shpjegimit. Mirë të tjerët u hutuan nga fantazitë, jo arti, jo muzat a ëndrrat fluturake, po ti si ambasador,

si re pre e dokrrave të tilla?

Ndërsa fliste, kisha përshtypjen se diçka përherë e më e thellë po më zbulohej nga kjo histori.

Ajo shija e ëndrrës s’paskësh qenë e rastit. Gjithë ky udhëtim ishte kryer nën shënjimin e saj. Kundërthënës,

jashtë logjikës së gjërave, kryekrejt surrealist. Mund të vazhdoja së kërkuari cilësime të tjera, por kjo s’më

pengonte që të bindesha se s’kishte si të ndodhte ndryshe. Ishte e vërtetë se njëqind ftesa nuk më sillnin dot,

sepse asnjë ftesë e kësaj bote s’të arrinte dot aty ku ndodheshe, prej vitesh, nën tokë.

Dhe aq më pak s’të ngrinte dot nga nëntoka për të të sjellë këtej. Dhe ishte e natyrshme që e gjithë kjo të ishte

e pabesueshme, ngaqë asnjëherë s’kishte ndodhur që një i vdekur të mbërrinte atje ku e prisnin,

në 79, Bld. Saint Germain.

Njëqind ftesa, me dyqind vula qofshin... Ishte pikërisht ashtu. Të njëqindtat bashkë s’do ta bënin dot kurrë atë që mund ta bënte veç njëra prej tyre. E ndryshme nga të tjerat, e ankthët, e paqenë. Shkurt, një e tillë, siç e kisha pasur unë, një mosftesë.

Dritat e Parisit regëtinin përherë e më çoroditshëm. Tani isha pothuajse i sigurt se s’kisha pasur asnjë ftesë nga askush.

Siç do të vërtetohej më pas, ajo që u mor si e tillë s’kishte qenë veç një shajni, nga ato shpesh etjet e zgjatura.

Shqipëria shquhej për etje të tilla, por rrallë herë kishte qëlluar që shajnia të gabonte një shtet të tërë.

Vetura ndaloi përpara hyrjes së një hoteli. Këtuu do të banosh, tha ambasadori. Hoteli kishte të njëjtin emër

si edhe rruga: Duplex.

Tek po ndaheshim, më vështroi befas me një si të më shihte për herë të parë. Veç kësaj habia në sytë e tij m’u duk si e përzier me një dozë tmerri. Ai ishte i veçantë, si gjithë tmerret që dy njerëzve. Një sy i tretë mund të udhëtar? E aty për aty të bënte të njëjtën pyetje për ambasadorin.

Në të gjitha rastet e mëvonshme do të përsëritej një pjesë e asaj ndjenjësie të asaj nate. Hotelet ndërroheshin,

ambasadorët gjithashtu, kurse ftesat ishin tani të përpikta, me data, afate dhe orare, por ç’e do, shumicës së tyre

iu duhej të ishte thelbi i tyre: aftësia për ta çuar të ftuarin ku e prisnin.

Nisur nga kjo s'do të ishte i tepërt mallëngjimi për ftesën e parë atë të rremen, të paqenën, gati-gati të pabesën, për të mos thënë zuskën, por që megjithatë kishte arritur të bënte atë që asnjë tjetër s’e bënte dot.

Përgjigjet mospranuese i bënte vetë Ministria e Jashtme. Shkaqet ishin zakonisht shëndetësore,

me ndonjë përjashtim si ai i kërkesës për Oficer të Legjionit të Nderit të Francës që u spraps me arsetimin

se I.K ishte vërtet oficer shqiptare, por ligji shqiptar e ndalonte këtë për ushtritë e huaja.

Duke u përpjekur të mos nënqeshja, i thashë shefit të zyrës se duhej të ishte fjala për “Legjionin e Nderit”, që ishte një dekoratë, dhe jo “Legjionin e huaj”, që njihej si pjesë e ushtrisë franceze. Ai m’u përgjigj se ishin aty-aty, megjithatë pranoi të rishikohej pjesa e përgjigjes, ku nënteksti për luftën në Vietnam, për të cilën Shqipëria nuk ndante të njëjtin mendim me Francën, të shprehej më diplomatikisht.

Kur ftesa ishte me gruan, shkaku i pamundësisë gjendej më lehtë: shtatzënësia e saj. Më fal që po ta them,

por, sipas mendimit tim, Helena jote duhet të ketë lindur nja tridhjetë fëmijë, më tha një ditë, gjysmë me të qeshur

botuesi im.

Qeshëm një copë herë të dy, pastaj u përpoqëm të gjenim se a do të ishte i mundur një numër i tillë, edhe në rastin kur Helena, ashtu si krishnat hindiane, jo vetëm duart t’i kishte nga pesë e nga gjashtë, por edhe gjithçka tjetër...

Kur i thashë se, megjithatë, unë isha shkrimtari që më shumë se kushdo udhëtonte jashtë shtetit, tjetri zuri kryet

me duar. Përsëriste vazhdimisht: kjo është groteske, kjo është më shumë se aq, të betohem,

s’gjendet fjalë për këtë. Së paku në frëngjisht.

Po i merrej fryma ndërsa të dy po mundoheshim të përfytyronim llojet e ftesave të pamundura që mund t’u bëheshin shkrimtarëve shqiptarë. Mendimi po i afrohej asaj që mund të quhej ftesë së prapthi, thënë ndryshe, kundërftesë, çka më kujtonte historizën e klientit të Kafes së Madhe të Shkodrës , i cili, për të nxitur kamerierin që t’ia sillte më në fund çajin e vonuar, i qe drejtuar me fjalët: djalosh, mos ma sill atë çaj!

Mos na i çoni ato ftesa...

Përfytyrimi bënte ç’bënte e sajonte kundërtekstin e duhur. Zotëri, mik i dashur, kam kënaqësinë e veçantë të mos

t’ju ftoj në pritjen e “Fayard” për librin tuaj të ardhshëm. Duke ju falënderuar edhe një herë,

për mosmirëkuptimin tuaj, pranoni zotëri i dashur, vlerësimin tim të lartë, bashkë me dëshirën e sinqertë që të mos

shihemi as në këtë e as në rast tjetër. I mosjuaji, Claude Durand. Mundoheshim të qeshnim,

por s’mundnim gjithsesi.

Megjithatë, kishte ditë që shpresonim se gjithë ky kryengulth do të pushonte më në fund dhe ajo mori “mos”-esh, “pa”-sesh, “nuk”-esh do të tërhiqej, për t’ia lënë vendin diçkaje pohuese.

Isha gati të besoja se do të mjaftonte që shpendi lajmëtar në formë ftese normale, të arrinte një ditë, që rendi i gjërave të kthehej bashkë me të.

Asnjëherë s’më kishte shkuar ndër mend se befasimi i keq, do të ishte më i paprituri i llojit të vet.

S’ishte i tipit: s’ke për të udhëtuar më jashtë shtetit, pa na sqaruar se ç’ke bërë atje në udhëtimin e mëparshëm.

Ose, përkthimi i veprës tënde, që sot e tutje, ndalohet. E të tjera të ngjashme. Ishte tjetër gjë. Kryekëput tjetër.

Ishte ftesë e zakonshme. Me tekst të qartë. Me fjalët “mik i dashur”. Me emrin e botuesit poshtë saj.

E megjithatë, sapo e lexova, më mbeti në dorë, si të prisja diçka tjetër prej saj. As vetë s’e dija ç’kërkoja. Shënimin me shkrim dore anash “të shkojë”, siç m’u duk në fillim. Iu ktheva prapë dhe ai ishte prapë ashtu, dhe kurrsesi “të mos shkojë”, apo të nukshkojë, të pashkojë, të sshkojë, të çshkojë, të hiçshkojë, apo të askurrëshkojë.

Fjalët “ç’dreqin ke” ia thashë disa herë vetes, por as ato s’më lehtësuan. Më e papritura ishte se kur ua thashë

lajmin dy të njohurve që i ndesha rastësisht përpara hyrjes së Klubit të Shkrimtarëve, në fytyrat e tyre,

në vend të ndonjë fijeje habie ngazëlluese, si zakonisht në kësi rastesh, m’u duk se pikasa njëfarë lodhjeje.

Do të besoja se ishte pasqyrimi i zbrazëtisë sime të brendshme, që rrezatohej te të tjerët, por, kur të njëjtën

mungesë pikasa në sytë e Helenës, mendova se ishte ndoshta më e thellë.

E mbajti ftesën një copë herë para syve dhe përpara se unë të thosha me vete: mos! (mos thuaj se fjala “të shkojë”

t’u duk “të mos shkojë”), ajo tha pikërisht atë gjë.

Bëmë sikur qeshëm të dy.

Përherë e më qartë po e kapja se kryengulthi e kishte bërë punën e vet. Lajmi i udhëtimit “andej” e kishte humbur

kuptimin e mirëfilltë, aq sa s’do të habitesha sikur njerëzit, në vend që të më uronin, do të më thoshin: ç’qe kjo që

të gjeti!

E rikujtuar vite më pas, pas rënies së komunizmit, kjo e fundit më dukej shpesh një teprim, gjersa një miku im,

që po merrej me kureshtitë e dënimeve, më tregoi se kishte ndeshur së paku dy raste kur i dënuari i ardhshëm,

pikërisht në prag të dënimit, ose ishte ftuar për darkë nga fëmijët e ndonjë shefi të madh, ose e kishin çuar

në një udhëtim të shkurtër jashtë shtetit!

Në letrat e mia nga Parisi gjendej e njëjta mungesë logjike dhe i njëjti nervozizëm i pashpjegueshëm. Do të duheshin

gjithmonë disa ditë gjersa drejtpeshimi shpirtëror të kthehej. Dhe kjo përsëritej në disa udhëtime, dhe dritat e aeroportit “Orly” do të lidheshin çdo herë me klithma orlash, ulërima dhe thirravaj antik.

Nga gjithë netët, nata e parë do të ishte veçanërisht e pashtrueshme. Herë pas here të vinte të ngriheshe e t’i

afroheshe dritares, për të parë nëse dikush apo diçka, Kulla Eiffel, për shembull, po i ikte tinëzisht Parisit,

ndërsa presidenti a ministrat, bashkë me rojat, flinin...(fq.149.)

-Ndonese nje homazh Parisit,si shume ariste te medhenj i kane dedikuar ne veprat e tyre letrare apo edhe ne artet pamore,Kadare i jep ketij kendi nje ngjyrim teresisht shqiptar.Edhe pse ai eshte ne tavolinen e tij,ne kafenen parisiene ,mendimet e cojne ne Shqiperi,e ngjisin kalldermeve te Gjirokastres,Sokakut te te marreve,ne shtepine e madhe te Kadarenjeve,ku ende ndegjon kercitjen e drureve.Aty jane gjithe njerezit e tij ... pastaj vjen rritja,letersija,njohja me shkrimtaret me te njohur shqiptar,ata qe kishin jetuar edhe Mbreterine e ngjallnin nje lloj kersherie,per te vijuar me studimet ne Moske,shoket e klases ...

Eshte nje udhetim pergjat jetes se tij,prej femijerise,deri sot.Nuk mungojne edhe portrete poetesh,mes te cileve edhe

ai i Frederik Reshpjes,udhetimin e jetes se te cilit Kadare e jep permes nje skice portet me vete..

Por jo vetem kaq.Ne cdo kohe,ne cdo rrethane,Kadare ka treguar se nuk eshte indeferent karshi asaj qe ndodh ne Shqiperi.

Te paret jane mediat,qe nxitojne t`i marrin nje mendim pas cdo ngjarje ... nderkohe qe edhe vet ai e ka thene te veten,

ashtu si di ai,permes vepres.Do vite me pare ka thene se me nuk do shkruaj letersi,por cdo veper qe ka nxjerre qysh

atehere,munde te lexohet me plot endje,si edhe cdo veper e tij artistike.

Ne kete botimin e tij te fundit ka mendime te tij per marrdheniet e Shqiperise me me boten Arabe,Ballkanin,Kosoven,

Serbine ... Mes faqeve gjen edhe raportin e tij me diktaturen,ndalimet dhe cenzurimin e librave.Ato vijne ne formen

e rrefimeve,ndersa nje analize te mirefillte,,apo "autopsi" politike,por edhe tekstuale ,nga ana e autorit,eshte ajo

e nje dite mbledhjeje ne Byrone Politike.Por nuk eshte nje dite dosido.Ne te do te varej fati i Shqiperise,

ne drejtim te hapjes me Perendimin.Eshte dita e "shansit gjerman".Nje procesverbal i nje mbledhjeje byroje,

ne dukje teresisht banale,i pare me nje distance kohore,tregon lehtesine dhe sharlatanizmin,me te cilin diskutohej

nje ceshtje e tille,aq jetesore ...

-Mbyllja e librit eshte sa simbolik dhe legjende  me kengen perle folklorike shqiptare,

nje tabllo e pasqyeres femerore te emigruar larg atdheut,nje plage e hapur e shoqerise moderne,

ne qytetrimin e vjeter Europianne mozaikalin “Motërzimi femëror i "Këngës së Urës së Qabesë":

"Ka ca kohë që shtysa për diçka të tillë më vjen si detyrim, trokitje në ndërgjegjje, për të mos thënë në trajtë

pengese (Pengesë e çuditshme që s'të lë të shkruash tjetër gjë, pa e shlyer detyrimin e hershëm.).

A janë borxh kombet e botës ndaj vajzave dhe grave të tyre? A është në detyrim të tillë kombi shqiptar,

krijuesi i "Këngës së Urës së Qabesë"?

Ja motërzimi për vajzat e sotme shqiptare, ato që në heshtje dhe pikëllim durojnë atë që meshkujve u qëllon më rrallë.

Mbeta, moj vajza, kësaj ane

Në trotuare, n'Itali.

Në Western Union merrni dollarët

Se unë vetë nuk do vij.

&

Në pyette nëna, ç'fat më doli,

I thoni se një burrë kam marrë.

Im atë në pyettë, i tregoni

Se u martova me një varr.

&

Në pyettë shoku i shkollës, Bledi,

Nga klasa fqinje, "E treta B",

I thoni se një peng më mbeti,

Që nuk u putha dot me të.

Më pas vinte vazhdimi me krushqit apo korbat

që shkojnë në dasmë a në varrim,

e padurueshme zakonisht.

&

Në pyettë se ç'krushq i vanë

Policë belgë a italianë...”

Paris 2014 (fq.339.)

( Ismail Kadare, Mëngjeset në Kafe Rostand )

Pasi jemi njohur dhe kemi lexuar veprat letare ne proze te Kadarese,unikale dhe te paperserishme,si "Gjenerali

i ushtrisë së vdekur" 1963,"Keshtjella" 1970,"Kronikë në gur" 1971,"Prilli i thyer "1978,"Ura me Tri Harqe" 1978,

"Pallati i ëndrrave" 1981,"Koncert  ne vitin 1988","Dimri i Fundit","Dosja mbi H "1990,"Piramida" 1992,

"Princi botero Cino Del Duca"1992,

"Man Booker"2005,"Urdhri i Legjionit d'Honneu"2015"e te tjera  dhe tani "Onufri",

na dhroi kete veper letarare me krijimet me te fundit te tij nga Parisi.

Urojme botime per vepra te tjera si keto,nga pena e arte e novelistit brilant,Isamil Kadare,

bashkem me marrjene çmimit NOBEL se shpejti,nje kurore lavdije dhe krenarije e Letersise tone mbare shqiptare.

Mblodhi dhe shkroi

Luan Kalana,SHBA

mars 2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora