Shtesë » Lajme
Prifti, hoxhës: Katolikët si burra kundër pushtuesve
E shtune, 27.06.2015, 01:55 PM
Prifti, hoxhës: Katolikët qëndruan si burra kundër pushtuesve
Nga historia e trashëguar, gjithmonë është thënë që “vëllai i madh” tek shqiptarët janë katolikët, sepse ata qëndruan si burra kundër turkut e kundër çdo pushtuesi, thotë prifti katolik, Don Jeton Thaqi nga Prishtina, i cili me këto fjalë i drejtohet hoxhës Osman Musliu nga Drenasi, transmeton zeri.info.
Reagimi i priftit Thaqi vjen pasi që Musliu në emisionin "Komiteti" i ka quajtur myslimanët "vëllezër të mëdhenjë" të katolikëve, me çrast debatohej për rastin e Llapushnikut, kundërshtimet rreth ndërtimit të varrezave dhe kishëa katolike atje.
Lexoni reagimin e plotë të priftit Don Jeton Thaqi:
Hoxhë Osmanit nga Drenasi dua t’ia themë tri fjalë:
1. Dëshmia që jemi vëllezër të një kombi, gjuhe dhe kulture është pasuria më e madhe e përbashkët që ne klerikët kemi, por përdorimi i fjalës “vëlla” si metaforë në mes të dy besimeve s’duhet të përdoret ose në rast se përdoret atëherë le të përdoret në domethënien e vërtetë që ka. Kjo metaforë “vëllai i madh” dhe “vëllai i vogël” gjithmonë është përcaktuar tek tradita jonë në bazë të moshës e jo në bazë të numrit të anëtarëve të familjes që secili vëlla ka pasur. Nga historia e trashëguar, gjithmonë është thënë që “vëllai i madh” tek shqiptarët janë katolikët, sepse ata qëndruan si burra kundër turkut e kundër çdo pushtuesi. Duhet të sqarosh se në bazë të cilave kritere po i quan besimtarët e besimit islam si “vëllai i madh”. I vetmi kriter i pranueshëm do të ishte nëse i mendon se ata qenë të parët që braktisën shtëpinë amë dhe ju nënshtruan pushtuesit.
2. Nëse në atë kohë s’kishte komb në kuptimin e sotshëm, megjithatë ka pasur popull, ka pasur gjuhë, ka pasur kulturë, ka pasur gjak shqiptari. Të thuash që Skënderbeu nuk është heroi im, nëse ka vra mysliman, je kontradiktorë me veten. Do ju këshilloja me thënien e Ismail Kadaresë “kujtesa është sistemimi i ndërgjegjes”. Ju kujtoj që e gjithë shpura ushtarake otomane që sulmuan, shkatërruan e dogjën trojet tona i përkisnin besimit islam. Të thuash që në atë kohë s’ka pasur komb është po ashtu hipokrizi. E në tjetrën anë është e qartë dhe dihet se qëllimi i tij s’ka qenë të luftoj islamin, por të mbrojë trojet e veta, kulturën, gjuhen, traditën, qytetërimin...etj. Pra mohimi i Skënderbeut është mohim i vetvetes, është mos pranim i të qenurit shqiptar. E në këtë drejtim, mjerisht, nuk jeni i pari që po distancoheni nga figurat më të çmuara të kombit tonë.
3. Pse
nuk u sqarove mirë? Pse është e nevojshme, kur të ndërtojmë varreza, kisha,
vende tjera të kultit të kërkojmë leje nga hoxha i vendit? Në çfarë shteti
jetojmë ne? Cilat janë institucionet gjegjëse në këtë drejtim?