Shtesë » Lajme
Telegram Ngushllimi i Shoqatës Trojet e Arbrit
E marte, 16.06.2015, 07:31 PM
Telegram Ngushllimi i Shoqatës së Intelektualëve mbarshqiptarë Trojet e Arbrit me rastin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Beslidhjes Kombtare Demokratike Shqiptare Emin Fazlija
E Nderuar Familja Fazliu
I nderuar Selman Fazliu
Të nderuar Antar të Beslidhjes Kombtare Demokratike Shqiptare
Atdhetar dhe Nacionalist Shqiptare nga të gjitha Trojet Shqiptare dhe Diaspora
Sod morëm lajmin e hidhur se doajeni i nacionalizmës shqiptare, dhe vigani i kombit Shqiptarë Kryetari i Beslidhjes Kombtare Demokratike Shqiptare Emin Fazlija, ne orët e mengjesit ka ndërruarë jetë.
Kalimi në amshim i Emin Fazliu ësht nje humbje, e madhe jo vetëm për familjën dhe organizatën që e ka udhehequr, por një humbje e madhe për mbarë Nacionalizmën Shqiptare. Sodë Nacionalizma Shqiptare ësht me e varfër, sepse e ka humbur pikrishtë atdhetarin i cili ka lidhurë kohërate e shkeputura të nacionalizmës shqiptare. Ka humbur viganin i cili përplotë gjasht dekada mbeti i pa nënshtruar, i papërlyer, dhe ju qëndroji katër atentateve të ndryshme që i përgaditi UDB-ja sllave. Baca Emin ishte i atakuar nga te gjitha anët, por aji nukë u përkul dhe i mbeti besnik idealeve, te profesor Ymer Berishës dhe Marije Shllakut. Aji edhepse ne moshën 10 vjeqare mbeti jetim për babë, pasiqë qetnikët serb i masakruan babain Haredin Vidishiqin, Emin Fazlija asnjëher nuk e lakoji rrugën kombëtare por me besnikëri të pashoqe, e vazhdoji traditën atdhetare dhe politike për bërjen e Shqipëris Etnike.
Shoqata Trojet e Arbrit që nga themelimi tani e 11 vite më parë pati një bashkpunim të ngushtë me Emin Fazliu dhe baca Emin siqe e quanim ne ishte në qdo sesion shkencor pjesmarrës dhe paraqiste tema me vlerë, për Nacionalistët Shqiptarë, tema të cilatë në të ardhmën duhet te studiohen nga historianët e vijës kombëtare shqiptare.
I nderuar vëlla i Emin Fazliu Selman
E nderuara Familje Fazliu
Në emër të Shoqatës së Intelektualëve mbarë shqiptarë Trojet e Arbrit, ju ngushllojm për humbjen e vëllaitë dhe familjarit tuaji Emin Fazliu, se kjo ësht nje humbje e madhe edhe per Trojet e Arbrit porë edhe për mbarë ithtarët e Shqipëris Etnike.
Pusho në paq i nderuarë ushtar i përjetshëm i Shqipëris Etnike, dhe puna jote mbi gjasht dekada në shërbim të Shqiptarisë, u shperndaftë si rrezet e diellit kudo që gjinden Trojet Shqiptare.
Në emër të Shoqatës së Intelektualëve mbarshqiptarë Trojet e Arbrit
Prof.dr.Muhamet Shatri Kryetar.
Mr.sc.Nue Oroshi Nënkryetar.