Shtesë » Lajme
Arrestohet Ramush Haradinaj
E merkure, 17.06.2015, 07:14 PM
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndaluar në aeroportin e Lubjanës dhe me fletë arrest të Serbisë është arrestuar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë partia e tij përmes një komunikate për media.
Ja komunikata e plotë e AAK-së:
Ne rruge gjate kthimit pas vizites zyrtare ne Berlin, kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, eshte ndaluar ne Aeroportin e Lubjanes, ne Slloveni, ne baze te nje fletarresti te leshuar nga policia e Serbise ne vitin 2006.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e konsideron kete nje veprim nderhyrje me qellime te njejta dhe identike si te policise serbe, ndaj z.Ramush Haradinaj, ish-kryeminister i Kosoves dhe udheheqes i njohur i luftes per lirine e Kosoves.
AAK kerkon veprim te menjehershem per lejimin e z. Haradinaj ne udhetimin e tij drejt Prishtines, dhe e konsideron kete ndalim tendence te qellimshme ndaj personalitetit dhe gjithe asaj qe perfaqeson z. Haradinaj.
Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj z. Haradinaj jane zhvleftesuar dhe dmeantuar disa here dhe ne forma te ndryshme.
___________
Presidenti slloven premton angazhim në çështjen Haradinaj
Presidentja Jahjaga ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor në ndërlidhje me ndalimin e deputetit te Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Jahjaga sipas zëdhënësit Arbër Vllahiu, i ka sqaruar presidentit Pahor se fletarrestim ndaj liderit partiak Haradinaj është i njëanshëm, politik dhe i pabazë dhe ka kërkuar që me urgjencë të sqarohen rrethanat e ndalesës së tij dhe t'i mundësohet liria e lëvizjes sikur që i është mundësuar gjatë vizitës se tij në Gjermani dhe Austri.
Ndërkaq, presidenti Pahor, sipas Vllahiut, i premtoi presidentes Jahjaga që do të lidhet me urgjencë me autoritetet relevante për këtë çështje.