Kulturë
Baki Ymeri: Daja në 80 vjetorin e pranverave
E diele, 07.06.2015, 07:53 PM
DAJA NË 80 VJETORIN E PRANVERAVE TË BUKURA SHQIPTARE
Më 3 qershor të këtij viti, legjenda e kulturës shqiptare në Suedi, Sadulla Zendeli-Daja, e mbushi një moshë të rrumbullaktë prej 80 pranverash të mbrujtura me një varg veprash që mbeten si një thesar i çmuar në raftet e bibliotekave tona letrare, leksikografike dhe atdhetare. Ata që e kanë njohur, që nga Tirana dhe Gostivari e deri në veri të kontinentin tonë, kanë konstatuar se Daja nuk është njeri, por flori. Vetëm heshtakët e dështakët me një të shkuar të dyshimtë ia kanë frikën këtij sokoli me biografi briliante. Është koha e ripërkujtimit të fakteve të realizuara me nderë e themel nga ky njeri që posedon admirimin e bashkatdhetarëve tanë gjithandej në botë. U lind në Sërmovë të Gostivarit, u shpërngul në trevat demokratike të Skandinavisë, studjoi në Universitetin e Upsalës, Sofjes dhe Borosit botoi mijëra fjalë shqip-suedisht fjalorë, gramatikë dhe libra në gjuhën shqipe, vetëm një nga to (Fjalori Shqip-Suedisht) duke patur 1.544 faqe me një peshë prej 2.260 kgr. Vlera e veprave, modestia dhe diskrecioni i autorit, e mbushin shtëpinë me gëzim. Për shumë vjet dhe edhe 100 të tjera, o mjeshtër i shquar i fjalës shqipe dhe mërgimit shqiptar! (Baki Ymeri)
Sadulla Zendeli –Daja
TETËDHJETË PRANVERA
Shpesh herë propozoj
Të iki nga mërgimi
I shqetsimeve të mia
Nga heshtjet e përkëdhelura
Me dritën e vendlindjes sime
E të vij pranë jush
Me thirrjet për ta dëbuar
Dëborën e dimrit të përjetshëm.
Shpesh herë ëndërroj
Engjëllin duke qëndruar
Në dritaren e hapur
Dhe një anije kozmike
Që ma sjell
Qiellin e Gostivarit
Mbi pullazin e shtëpisë sime.
Në mërgim ende
E rikthimit në shtëpi
Me buzëqeshjen
E vjollcave të kalimit tim
Nëpër portën e bekuar
Të hyrjes në Parajsë.
Tetëdhejtë pranvera
I mbusha dje
Kurse sot
Ende s’e kam ndër mend
Të plakem para kohe
Dhe pres nëna të më vijë pranë
Me dritën e diellit
Të ma pëshpërisë orën e pacaktuar
Të ardhjes sime në botë.
Derdhen përrenjtë
E vendlindjes sime
Në Vardarin
E kujtimeve të rinisë
Porsi vera e kuqe
E dritës së shugurimit
Kur zhyteshim në ngjyrat
E rubinit të shenjtë
Më kujtohet potiri me vaj
I kishave të Rekës sonë
Faltoret e mbyllura
Tejmatanë kufirit
Në çdo ditë pune
Unë isha një shenjë
E diela ishe ti
Me kremtimin
E të gjitha ditëve.
DASHURI TË PAHARRUARA
Kur na ndiqnin e debonin
Nga trojet tona...
S’dua të harroj ku është lëndina
E kështjellave të rërës
Të shembura mbi durimin
E prindërve që më rritën
Me kafshatën e sigurua me djersë
Nëpër degë shoh një yll të urtë
Kujtoj dashuritë e dëshmuara
Shoshit retë nën kupën e qiellit
Që hidhen drejt një arushe
Tejmatanë luginave të Sërmnovës
Duke rendur të mahnitura...
Ikja e tyre po nxit jehona
Zërat përplasen në erë
Shirat fshihen nëpër trungje
Zogjtë qajnë duke kënduar.